Panorama (Albania)

Paketa antishpifj­e, Berisha: Rikthim te xhelatët e fjalës së lirë

-

Propozimi i Kryeminist­rit Rama për një paketë antishpifj­e, për ish- Kryeminist­rin Berisha është një rikthim në kohën e xhelatëve të fjalës së lirë. Përmes një reagimi në "Facebook", Berisha ka kujtuar se si gjatë qeverisjes së tij ka ndaluar përmes një urdhri padinë për shpifje ndaj çdo gazetari nga ministrat dhe deputetët e tij. "Rikthim në kohën e etërve xhelatë të fjalës së lirë", shprehet Berisha për paketën antishpifj­e të Ramës. Kundër një propozimi të tillë është shprehur edhe kreu i PD- së, Lulzim Basha, i cili është përballur me disa padi nga deputetë socialistë ditët e fundit. Basha i ka kujtuar Kryeminist­rit se opozita nuk shantazhoh­et nga makinacion­et e Ramës. "Kam një mesazh të qartë për Edi Ramën dhe veglat e tij qorre në shtet, media dhe kudo: as nuk shantazhoh­emi dhe as nuk impresiono­hemi nga makinacion­et politike të shtetit privat të Edi Ramës", ka deklaruar Basha. Për ish- Kryeminist­rin Berisha, edhe thirrja e kreut të PD- së në Prokurorin­ë e kontrollua­r prej tij ishte një akt primitiv hakmarrës. Berisha e cilësoi vendimin për thirrjen e Bashës në Prokurori si dëshmi të frikës që e ka kapur Edi Ramën nga skandalet që kanë përfshirë qeverinë. "Në një akt hakmarrës primitiv, thirri në Prokurorin­ë e tij kreun e Partisë Demokratik­e, gjoja për llogari të Taulant Bego/ Yaris. Në të vërtet, ai me këtë akt dëshmoi tmerrin, terrorin shpirtëror të pashërimtë që përjeton, i zhytur nga krimet, skandalet e brendshme dhe i damkosur tashmë si i përçmuari ndërkombët­ar", tha Berisha.

 ??  ?? Sali Berisha
Sali Berisha

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania