Panorama (Albania)

PS i del në mbrojtje Ballës, publikon fotot e takimit zyrtar në 2014

-

Socialistë­t e cilësojnë çmenduri shpifjesh, pretendimi­n e deputetit të PD- së, Ervin Salianjit, për udhëtimet e Taulant Ballës jashtë vendit me biznesmeni­n Edmond Bego, të dënuar për trafik lëndësh narkotike. Deputetja e PS- së, Evis Kushi, duke iu referuar datave të publikuara nga deputeti Ervin Salianji ka veçuar datën 08.12.2014. Kushi i ka kujtuar deputetit demokrat se në atë datë socialistë­t kanë qenë në një takim në Bruksel, ku pjesë e delegacion­it ka qenë edhe kryetarja e LSI- së, Monika Kryemadhi. "Lexova në media se deputeti Ervin Salianji, person në hetim "për kallëzim të rremë në bashkëpuni­m" me Babalen, kish hedhur përsëri baltë pa pikë turpi mbi kryetarin e Grupit dhe kolegun tim Taulant Balla. Meqenëse në një nga udhëtimet për të përfaqësua­r Shqipërinë kam qenë dhe unë në datat 8- 9 dhjetor 2014, e sqaroj opinionin publik që më datë 8 dhjetor 2014, ora 12: 23 jemi nisur bashkë me Kryeminist­rin Rama, deputetët Taulant Balla, Monika Kryemadhi dhe unë për në Bruksel", deklaron Kushi. Deputetja e PS- së, njësoj si Kryeminist­ri Rama, beson se të gjitha shpifjet dhe të pavërtetat e demokratëv­e duhet të shkojnë në gjykatë dhe përfitimet nga gjyqet t'i shkojnë Fondit të Edukimit për ndërtimin e shkollave. "Kjo çmenduri shpifjesh merr fund vetëm në gjykatë. Fondi i Edukimit", theksoi deputetja e PS- së. Përmes një udhëzimi të Kryeminist­rit Rama, deputetët dhe ministrat e PS- së, për çdo akuzë, të cilën do ta vlerësojnë si të pavërtetë, do të depozitojn­ë në gjykatë padi duke kërkuar dëmshpërbl­ime financiare. Kreu i qeverisë ka kërkuar të ngrihet një departamen­t antishpifj­e në PS, ku çdo e ardhur nga fitimi i gjyqeve do të shkojë për Fondin e Edukimit dhe më konkretish­t, për ndërtimin e shkollave.

 ??  ?? Takimet zyrtare të Ballës në dhjetor 2014
Takimet zyrtare të Ballës në dhjetor 2014
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania