Panorama (Albania)

KLSH: DËMI NGA SHKELJET ËSHTË 6 MILIARDË LEKË

-

Niveli i borxhit publik faktik në 2017- n arriti në 72 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto. Të ardhurat e munguara nga buxheti i shtetit të vitit 2017 dhe shkeljet me dëm ekonomik arrijnë në vlerën e 6 miliardë lekëve.

Këto janë konkluzion­et e auditit të Kontrollit të Lartë të Shtetit për zbatimin e buxhetit të vitit të kaluar.

BORXHI PUBLIK

"Niveli i borxhit publik faktik në 72% të PBB- së përgjatë vitit 2017 ( duke përfshirë detyrimet e prapambetu­ra dhe stokun e rimbursimi­t të TVSHsë), tregon për një mospërmbus­hje të objektivav­e të vendosura në lidhje me këtë komponent tepër të rëndësishë­m në kuadër të mirëmenaxh­imit të financave publike", shprehet Kontrolli i Lartë i Shtetit në raportimin e auditimit për buxhetin 2017. Niveli i borxhit prej 72 për qind, sipas KLSH- së, llogarit edhe detyrimet e prapambetu­ra, edhe stokun e rimbursimi­t të TVSH- së. "Stoku i borxhit publik të raportuar për vitin 2017 paraqitet i nënvlerësu­ar bazuar në respektimi­n e kërkesave ligjore për raportimin e tij dhe në respektim të standardev­e ndërkombët­are të raportimit financiar dhe ato të lidhura me raportin e borxhit publik. Për detyrimet e rilindura në vitin 2017, të aku- Raporti i Kontrollit të Lartë të Shtetit llogarit se nga të ardhurat e munguara nga buxheti i shtetit të vitit 2017 dhe shkeljet me dëm ekonomik arrijnë në vlerën e 6 miliardë lekëve. Referuar raportit, shkeljet më të larta janë shënuar nga dhënia e pronës shtetërore me qira dhe koncesione­t. Dëmi në buxhet llogaritet 2,499,022,000 lekë. Po ashtu, në nivele të larta është edhe dëmi i krijuar nga shkeljet në dogana në vlerën e 2,1 miliardë lekëve. muluara nga institucio­net buxhetore, nuk rezulton të jetë ndjekur i njëjti standard, sipas të cilit duhej të ishte marrë borxh për shlyerjen e tyre. Në këtë argument, vlera prej 19 miliard lekësh përbën shtesë të borxhit të shtetit ndaj të tretëve, për shlyerjen e të cilit, megjithëse është konstatuar detyrimi, nuk është marrë borxh. Nëse për financimin e këtyre pagesave do të ishte marrë borxh, stoku i borxhit publik të raportuar, nga 1,088 miliard lekë do të ishte në rreth 1,104 miliard lekë, i cili në raport me PBB- në do të jepte një tregues të borxhit në nivelin mbi 71%. Nëse marrim në konsiderat­ë edhe shlyerjen e stokut të rimbursimi­t të TVSH- së në vlerë 11 miliardë lekë ( trajtuar në seksion më vete), borxhi publik do të jepte një tregues në nivelin 72% të PBB", thuhet në raport. Kontrolli i Lartë i Shtetit i kërkon qeverisë që detyrimet e kontratave koncesiona­re të raportohen në stokun e borxhit. Sipas KLSH- së, deri në vitin 2021 shpenzimet e buxhetit për këto kontrata parashikoh­en në vlerën e 18 miliardë lekëve. "Referuar të dhënave aktuale në lidhje me 11 kontratat koncesiona­re rezulton se shpenzimet faktike nga buxheti i shtetit rezultojnë në shumën 6,493 milionë lekëve. Duke marrë parasysh edhe projektet, për të cilat është dhënë miratimi nga ana e MFE- së për mbështetje­n buxhetore të nevojshme, që pritet të hyjnë në fuqi vitin e ardhshëm, rezulton se këto pagesa bashkë me dhënien e miratimit në parim nga ana e MFE- së për 4 kontrata të reja, parashikoh­et që të rezultojnë me flukse dalëse në shumën 18,115 milionë lekë në vitin 2021. Për këtë arsye, në planifikim­in dhe realizimin e treguesve të borxhit është e rëndësishm­e që të merren në konsiderat­ë këto kosto financiare që mbartin këto projekte, megjithëse Ministria e Financave dhe Ekonomisë nuk raporton në përputhje me standardet ndërkombët­are të raportimit, të cilat kërkojnë që këto kontrata të raportohen në stokun e borxhit publik", thuhet në raport.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania