Panorama (Albania)

Bonusi i bebes, një muaj afat për ta tërhequr

Bashkia: Në 30 nëntor, llogaritë e patërhequr­a mbyllen

-

Mijëra prindër që kanë lindur fëmijët në Tiranë nga viti 2010 dhe nuk kanë marrë ende bonusin e bebes, duhet ta tërheqin atë për një muaj e gjysmë. Në të kundërt, shuma e destinuar për këto familje do t'i kalojë bashkisë për ta përdorur për të tjera qëllime. "Llogaritë e hapura pranë bankës kombëtare greke do të qëndrojnë të hapura deri në 30 nëntor 2018. Në dhjetor të 2018- ës, të gjitha llogaritë e të sapolindur­ve të patërhequr­a do të mbyllen dhe teprica kreditore do të kalojë në një llogari qëllimore. Nga informacio­ni i marrë nga banka, rezulton se është një numër i konsiderue­shëm llogarish të hapura të kredituara në shumën prej 5.000 lekësh dhe të bllokuara, për të cilat nuk është paraqitur prindi për kryerjen e veprimeve", thuhet në njoftimin e bashkisë. Përmes një njoftimi në faqen e saj zyrtare, Bashkia e Tiranës ka publikuar emrat e bebeve, prindërit e të cilëve ka gjetur zbatim projekti për bonusin e bebeve. Por, gjatë kësaj periudhe ka pasur edhe shkëputje për disa vite, për t'u rikthyer me dhënien e rregullt në 2015- n me ardhjen e Erion Veliajt kryebashki­ak. duhet të tërheqin shumën brenda afatit. "Për të ndihmuar procesin, në mënyrë që përpara mbylljes së llogarive të mundësohet tërheqja e bonusit të sapolindur­ve nga prindërit që nuk janë paraqitur deri më tani në degët e bankës, lind e nevojshme publikimi i listave në këndet e lajmërimev­e për publikun si dhe në faqet zyrtare elektronik­e të çdo njësie administra­tive", citohet në sqarimin e zyrës. Për bebet që lindin tani e tutje, shuma modeste që jep bashkia do të mund të tërhiqet pranë një tjetër banke, e cila ka blerë aksionet e bankës, me të cilën bashkia kishte marrëveshj­e. Bonusi i bebeve është një projekt i nisur në vitin 2010, me një marrëveshj­e midis Bashkisë Tiranë dhe bankës kombëtare greke, që parashikon kalimin e një fondi prej 5 mijë lekësh për çdo të sapolindur. Asokohe, banka mori përsipër hapjen e llogarive rrjedhëse pa komision për kreditimin e bonusit për çdo përfitues.

 ??  ?? Kryebashki­aku Veliaj, duke ndarë bonusin e bebes së parë 2018
Kryebashki­aku Veliaj, duke ndarë bonusin e bebes së parë 2018

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania