Panorama (Albania)

Babë e bir bastisin natën vilën në Lezhë, arrestohen

Kapen duke nxjerrë frigorifer­in, lavatriçen e pajisjet

- LEZHE/ ELVIS HILA

Nga Laçi në Lezhë për të bastisur vila e supermarke­te. Policia e Lezhës arrestoi gjatë natës babë e bir, të cilët u kapën në kushtet e flagrancës teksa ishin futur në një banesë në Ishull Shëngjin dhe po bastisnin pajisje e sende të tjera me vlerë.

Sipas të dhënave, kanë qenë banorët që kanë vërejtur lëvizjet e pazakonta gjatë natës dhe sinjalizua­n menjëherë policinë. Kjo e fundit, për shkak të kontrollev­e të herëpasher­shme në zonë, është ndodhur shumë afër vendit dhe ka mbërritur në një kohë të shpejtë, duke i arrestuar në flagrancë të dy autorët.

BASTISJA Policia e Lezhës bëri të ditur se dy persona, babë e bir, janë arrestuar në flagrancë, pasi po tentonin që të vidhnin një banesë dykatëshe në Ishull Shëngjin në pronësi të shtetasit me iniciale N. K.. Dyshohet se autorët kanë qenë në dijeni se familja nuk ndodhej aty dhe e kanë shfrytëzua­r këtë fakt, duke u futur gjatë natës në banesë. Sipas Policisë, të arrestuari­t janë shtetasit Bardhok Miza, 42 vjeç, dhe djali i tij E. M., 17 vjeç, banues në Kurbin. Ata janë kapur në momentin kur po nxirrnin për t'i transportu­ar pajisjet e shtëpisë si frigorifer­in, tavolinën, karrige, lavatriçen si dhe disa vegla pune e pajisje të tjera shtëpiake. Në momentin e arrestimit, ata nuk kanë bërë rezistencë pasi në vendin e ngjarjes kanë qenë forca të shumta policie dhe ka qenë e pamundur arratisja e tyre. Ata janë kapur në kushtet e flagrancës e për rrjedhojë, nuk kanë pasur asnjë alibi që të justifikon­in pajisjet që i kishin nxjerrë jashtë shtëpisë për t'i ngarkuar më tej në një automjet që e kishin parkuar para shtëpisë. Ndodhur në kushte të tilla, babë e bir janë detyruar vetëm t'u zgjasnin duart efektivëve që t'u vinin prangat. Ata janë transportu­ar menjëherë në Policinë e Lezhës. Burime të Policisë bënë të ditur se babë e bir në bashkëpuni­m kishin bërë gati thuajse të gjitha pajisjet e vilës dykatëshe për t'i marrë gjatë natës. Dyshohet se ata kishin planifikua­r t'i merrnin me disa rrugë, pasi mjeti i tyre nuk mund t'i merrte të gjitha njëherazi. Burime nga grupi i hetimit bënë të ditur se ka dyshime edhe për ndonjë bashkëpunë­tor tjetër, i cili i ka informuar ata për banesën që duhej të grabisnin si dhe për faktin se familjarët nuk ndodheshin aty.

PRECEDENTE­T Dy të arrestuari­t akuzohen edhe për dy vjedhje të tjera të ndodhura në zonën e Lezhës. Konkretish­t, sipas Policisë, më datë 27.09.2018 dyshohet se ata kanë vjedhur me thyerje marketin në pronësi të shtetasit E. L. në fshatin Shënkoll. Gjithashtu, më datë 09.10.2018 dyshohet të kenë vjedhur dyqanin e elektrosht­ëpiakeve në pronësi të M. Xh., në qytetin e Lezhës. Babë e bir akuzohen për veprën penale të vjedhjes në bashkëpuni­m. Ata dyshohen edhe për ngjarje të tjera në fushën e vjedhjeve në Lezhë dhe Kurbin, për të cilat po punohet për t'i dokumentua­r me prova. Ndërsa për dy vjedhjet e mësipërme, Policia ka arritur t'i zbardhë sepse ata kishin lënë gjurmë në vend.

 ??  ?? Paisjet, që u tentuan të vidhen
Paisjet, që u tentuan të vidhen
 ??  ?? Arrestimi i autorëve
Arrestimi i autorëve

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania