Panorama (Albania)

Zjarr në magazinën e ndërtimit, dyshohet për ngjarje të qëllimshme

-

FIER- Një zjarr masiv ka rënë mesditën e djeshme në një magazinë në fshatin Zharrëz të Fierit. Pas njoftimit menjëherë në vendngjarj­e kanë mbërritur forcat zjarrfikës­e, por siç mësohet, dëmet e shkaktuara janë të konsiderue­shme. Fillimisht, ka qenë roja e ndërtesës ai që ka vënë re flakët që kishin përfshirë ndërtesën që përdorej si magazinë për materiale ndërtimi.

Ai ka njoftuar zjarrfikës­en, duke u thënë se zjarri mund të rrezikonte gjithë pjesën tjetër të magazinës, e cila ishte pranë me godinën që digjej. Përveç zjarrfikës­ve, në vendngjarj­e ka mbërritur edhe Policia, e cila po kryen hetimet e nevojshme për të zbuluar shkaqet. Zjarri ka vijuar për disa orë, pasi ndërhyrja në ambientet e brendshme ka qenë shumë e vështirë. Në ndihmë të shuarjes së flakëve kanë shkuar edhe banorët e fshatit, të cilët kanë dhënë ndihmesë në hedhjen e mjeteve rrethanore gur e dhé.

Duke qenë se firma që posedon këtë ambient merrej kryesisht me përpunimin e hekurit nikelit e kromit, mendohet që dëmi të jetë shumë i madh, edhe pse ende nuk flitet për një vlerë në shifra konkrete parash. Policia tha se nga hetimet paraprake, dyshon se kanë të bëjnë me një zjarrvënie të qëllimshme. Për këtë janë sekuestrua­r edhe disa kamera të paprekura nga flakët me qëllim zbulimin e autorit të zjarrit. Por deri më tani nuk ka asnjë person të ndaluar apo të identifiku­ar si autor të mundshëm të zjarrvënie­s së qëllimshme. Policia bëri të ditur se është duke hetuar në të gjitha pistat e mundshme, pa përjashtua­r asnjërën prej tyre. Ndërkaq, është marrë në py- etje edhe roja, i cili është shprehur se nuk kishte parë asnjeri të dyshimtë rreth zonës. Ai ka dhënë alarmin vetëm në momentin që kish- te parë flakët, por deri në momentin e ndërhyrjes, flakët kishin përparuar, duke shkaktuar dëme të konsiderue­shme. m. r

 ??  ?? Djegia e magazinës
Djegia e magazinës

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania