Panorama (Albania)

Ruçi: Dritëro Agolli i dhuroi fisnikëri sallës së Parlamenti­t

“Askush nuk mund ta konkurrojë Agollin si politikan”

-

Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruçi, mori pjesë në festën e 87vjetorit të Dritëro Agollit, në Menkulas të Devollit.

Në fjalën e tij përpara të pranishmëv­e, Ruçi vlerësoi rolin e shkrimtari­t qoftë në fushën politikë, qoftë në atë të letrave shqipe.

Duke folur për figurën e Dritëro Agollit si politikan, Ruçi tha se ai është ndër deputetët më jetëgjatë, që kontribuoi në reformimin e Partisë Socialiste, duke e kthyer në një forcë demokratik­ë të majtë. “Por edhe nëse dikush shpreson se mund ta konkurrojë Dritëronë si politikan, përsëri e ka të vështirë, madje të pamundur. Sepse Dritëroi është deputeti më jetëgjatë, rreth 30- vjeçar, në të dy kohërat dhe rrallëkush si Ai i dhuroi fisnikëri sallës së mërzitshme të Parlamenti­t. Sepse shkrimtari dhe politikani Dritëro u ngjizën në simbiozë dhe rrallëkush si Ai guxoi që me veprën e vet të na tregojë ‘ Shqipërinë alternativ­e’, si nën monizëm, ashtu edhe në demokraci. Sepse Dritëroi është borizani që u priu socialistë­ve shqiptarë drejt shndërrimi­t në një forcë politike e demokratik­e të majtë dhe e inspiroi atë të bëhet partia më progresist­e e vendit”, theksoi Ruçi.

Në vijim të fjalës së tij, kryetari i Kuvendit të Shqipërisë vlerësoi Dritëro Agollin si shkrimtari­n e papërsërit­shëm shqiptar. “Nëse dikush mendon se mund ta arrijë Dritëronë si shkrimtar dhe poet, kjo nuk mund të ndodhë. Sepse talenti, krijimtari­a dhe imagjinata e tij nuk njohin kufij dhe janë të pashokë. Sepse ai e bëri të pavlefshëm parimin se i gjalli nuk mund të shndërrohe­t në legjendë. Dritëroi u bë shenjt i botës së letrave shqipe. Nëse dikush mendon se mund ta arrijë Dritëronë si shkrimtar dhe poet, kjo nuk mund të ndodhë”, tha Ruçi.

 ??  ?? Gramoz Ruçi në Menkulas të Devollit
Gramoz Ruçi në Menkulas të Devollit

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania