Panorama (Albania)

Rama i përgjigjet Berishës: “Hugo Boss”- i im quhet Arjan

“Kjo shpifje do shkojë në gjyq, me lekët do blejmë përparëse kopshti”

- ARISTIR LUMEZI

Kryeminist­ri Edi Rama paralajmër­on se do të çojë në Gjykatë ishKryemin­istrin Berisha për akuzën e shpifjes.

Reagimi i Kryeminist­rit erdhi pas publikimit të një mesazhi nga Sali Berisha dy ditë më parë sipas të cilit, Rama kishte shpenzuar 23 mijë dollarë për këmisha në Nju Jork. “S’jam marrë kurrë me këtë qenef digjital, po në çdo vend demokratik (+ në ligjin shqiptar), çdo përhapës i shpifjes dënohet njësoj si shpifësi! Kjo shpifje do shkojë në gjyq. ‘ Hugo Bossi’ im quhet Arjan, qepja si në Nju Jork, çmimi si në Tiranë. Lekët e gjyqit do t’i bëjmë përparëse kopshti”, shkruan Kryeminist­ri Rama në “Twitter”. Dy ditë më parë, ish- Kryeminist­ri Berisha postoi mesazhin e një emigranti shqiptar në SHBA, i cili denonconte kreun e qeverisë për blerje të kamishave të tij në Nju Jork, një nga firmat e njohura botërore, me vlerë 23 mijë dollarë. “Përshëndet­je zoti Sali Berisha. po t’i shkruaj këto fjalë prej hallit të madh. Unë jam djalë 22 vjeç, vendosa me lan çdo biznes të tim ati, çdo burim pune që ai ka ndertu dhe erdha në Amerikë vetëm se nuk shtyhet ma, nuk shtyhet ma me atë person te poshtër dhe drogaxhi me këtë shtet të shpifun qe ka shndërru ky person i pamoral .. nxjerri lot përdit kur shof moshën teme, dit për dit, çdo i ri gjen mënyra të ndryshme me u zhduk nga aj shtet, kur ne aty kena kalu jetën dhe e dojm me gjithë zemër, por nuk rrihet ma me atë ekonomi poshtërues­e, që asht tu ba aj që jep pare vetëm vetes dhe shokëve te vet dhe tjerët mbarojnë për bukë.. Dhe Edvin Rama vjen blen 23 000 dollarë këmisha ne Hugo Boss në Time Square.. Respekte zoti Sali Berisha, shpresë çdo dit që shteti ynë të zgjohet prapë nga ju”, shkruan Berisha në “Facebook”.

PROPOZIMI Kryeminist­ri Rama lajmëroi pak ditë më parë se qeveria dhe partia që ai drejton nuk do të përgënjesh­trojnë më asnjë shpifje, por do ta çojnë atë në gjyq. Përmes një statusi në “Facebook”, Rama bëri publik propozimin për një mbledhje të zgjeruar të Grupit Parlamenta­r Socialist dhe anëtarëve të qeverisë për të pranuar të gjithë së bashku se shpifjet që vijnë nga politika dhe media do të trajtohen vetëm në Gjykatë, por dhe për të ngritur mekanizmat që do merren me këtë proces. Kryeminist­ri propozon ngritjen e Fondit të Edukimit, i cili do të garantojë që paratë e ardhura nga gjyqet që do të bëjnë Kryeminist­ri, ministrat, deputetët, kryebashki­akët socialistë apo të tjerë veprimtarë të forcës politike socialiste, të gjendur përballë një shpifjeje, të shkojnë në destinacio­n, mbështetur në propozimin e fituesit të gjyqit. Për çerdhe, kopshte, për kompjutera, biblioteka etj. Sipas Kryeminist­rit, do të ngrihet një bord drejtues i Fondit të Edukimit, i cili do të jetë institucio­ni i vetëm që do të vlerësojë nëse duhet të tërhiqet nga një proces gjyqësor për shpifje ose jo.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania