Panorama (Albania)

Balla padit Salianjin me 1 milion lekë për shpifje

Deputeti i PD: Të gjitha paratë për të riedukuar shokët e krimit

- Ervin Salianji Taulant Balla

Kreu i Grupit Parlamenta­r të PS, Taulant Balla, paditi në Gjykatë deputetin demokrat Ervin Salianji për shpifje, duke i kërkuar 1 milion lekë për dëmin moral që i ka shkaktuar. “Çdo shpifje të hedhur në drejtimin tonë nga aktorët e SHQUP- it, e që kazani politik e mediatik u jep zë pa asnjë verifikim edhe kur vërtetohen si të rreme, a qoftë edhe nga kazani i profileve zyrtare digjitale, ne do ta padisim në Gjykatë”, shkruan Balla në një postim në “Facebook”. Po ashtu, ai ka paralajmër­uar se sot do të padisë deputetin tjetër demokrat, Luçiano Boçi, pas deklaratës së djeshme të bërë nga deputeti i PD ku tha se: “Taulant Balla rezulton të ketë udhëtuar jashtë vendit mbi 25 herë me trafikanti­n e drogës Edmond Bego, shpeshherë me të njëjtën makinë, kryesisht me automjetin e Taulant Ballës, me targa AA 900 IN”, duke u shprehur se këto shpifje që drejtohen në emër të tij, do të zgjidhen në gjyq. “Sipas ligjit, papagalli mban përgjegjës­i për atë që thotë. Kështu që edhe papagalli Luciano do të paditet nesër për shpifjen e sotme. Ndërsa pyetja që kam për ata që e publikojnë këtë shpifje: Çfarë ju kushton të vërtetoni se numrat e fluturimev­e të shpifjes në fjalë, janë avionë linje, janë fluturime zyrtare? Apo ndonjë ka merak se mos i bie audienca po nuk bëri papagallin e papagajve, duke shpërndarë “fake- neës?”, ka shkruar Balla në një postim në “Facebook”. Padinë në gjykatë nga Tualant Balla, deputeti i PD- së, Ervin Salianji, e përcolli me ironi. “Unë që ‘ i dhashë’ Alizotit 200.000 euro, për Ballën 10 milioë lekë janë hiç. Të gjitha paratë që kemi të shkojnë për fondet e riedukimit, të ndihmojmë PS- në nga shokët e krimit! Sapo ka filluar! Të fala departamen­tit të shpifësve!”, shkruan Salianji si reagim ndaj padisë së Ballës. Deputeti demokrat Luçiano Boçi i drejtoi disa pyetje dje Ballës në lidhje me udhëtimet e tij me Edmond Begon. “Taulanti u fsheh si gjithmonë ku kapet në flagrancë si bashkëpunë­tor i eksponentë­ve të krimit të organizuar. Taulanti nga Librazhdi nuk ka dhënë ende asnjë sqarim: - Çfarë e lidh numrin dy të Partisë Socialiste me trafikanti­n e drogës Edmond Bego? - Pse ka udhëtuar 25 herë jashtë vendit me trafikanti­n e dënuar të drogës Edmond Bego? - Pse ka përdorur makinën e tij personale për të udhëtuar me trafikanti­n ndërkombët­ar të drogës Edmond Begon?”, u shpreh Boçi nga selia blu.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania