Panorama (Albania)

“Mora një pako të mirë”, “Nuk kam kthim prapa”, PD zbardh përgjimet e Alizotit

Alibeaj: Është kapur duke pohuar se ka bërë një muhabet dhe po pret të takojë Taulantin nga Librazhdi, që i ka thënë “hap gojën sa do”

- JUXHIN MUSTAFARAJ Fredi Alizoti

Partia Demokratik­e ka publikuar të tjera përgjime të Prokuroris­ë për shtetasin Fredi Alizoti, për të vërtetuar se ai është një aktor i stisur i qeverisë për të mbyllur skandalin e vëllait të ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj. Nënkryetar­i i Grupit Parlamenta­r të PD- së, Enkelejd Alibeaj, publikoi përgjime të bisedave telefonike të Alizotit, personit që pranon se në audiopërgj­imin e Albert Veliut ( Babales), luan rolin e Agron Xhafajt. Alibeaj thekson se nga përgjimet e Prokuroris­ë del qartë se aktori i Edi Ramës është vetofruar në Prokurori në orën 8: 00 të darkës, ndërkohë që ai është kapur, duke pohuar se ka bërë një muhabet dhe po pret të takojë Taulantin nga Librazhdi, që i ka thënë “hap gojën sa do”. “Në datën 1 qershor 2018, ditën kur Edi Rama pretendon se aktori i tij, Fredi Alizoti, është vetofruar në Prokurori në orën 8: 00 të darkës, ai është kapur duke pohuar se ka bërë një muhabet dhe po pret të takojë Taulantin nga Librazhdi, që i ka thënë “hap gojën sa do”. Menjëherë pas kësaj, ai telefonohe­t nga Drejtori i Policisë së Qarkut Fier, me numër telefoni 0694110316, dhe lë takim te QTU në Fier. Në orën 17: 13 minuta, Fredi Alizoti i drejtohet Drejtorit të Policisë së Qarkut Fier, me fjalët: “Do ta zgjidhësh ti këtë punë apo ta zgjidhë shefi lart?” Vetëm 7 minuta më vonë, aktori i Edi Ramës, nga zona e QTU Fier, vendi ku është lënë takimi me vartësin e Fatmir Xhafës, telefonon dikë dhe i drejtohet me fjalët: “Mora një pako të mirë”. Më 7 qershor 2018, aktori i vetëshpall­ur nga Edi Rama telefonohe­t përsëri, personalis­ht nga drejtori i Policisë, Qarku Fier, i cili e pyet se çfarë po bën dhe ku ndodhet dhe Alizoti i përgjigjet “lart, ku më latë”. Alizoti i kërkon drejtorit të Policisë Fier që të takojë “shefin e madh” me patjetër atë ditë, duke e garantuar se “nuk ka më kthim mbrapa, ato që janë bërë nuk kthehen më mbrapa”. Prej 5 muajve, Fatmir Xhafaj ka braktisur detyrën dhe është angazhuar drejtpërdr­ejt në një skenar mafioz të mbrojtjes së trafikanti­t të drogës Agron Xhafaj”, deklaroi Alibeaj. Deputeti i PD i kërkoi Ramës dhe Xhafës shpjegime në lidhje me ‘ pakon’ që Fredi Alizoti thotë se ka marrë dhe kush e ka dhënë atë? Kush është Taulanti nga Librazhdi, që i ka thënë Fredi Alizotit “hap gojën sa do”? Çfarë shërbimi ka ofruar Fredi Alizoti dhe sa është paguar për këtë?

 ??  ?? Faksimile e përgjimeve të Alizotit, publikuar nga PD
Faksimile e përgjimeve të Alizotit, publikuar nga PD
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania