Panorama (Albania)

Meta, në Curraj të Epërm: U dhatë mësim institucio­neve me investimin për rrugën

"Do bashkëpuno­j që rruga të jetë me standarde, të zgjidhen problemet e telefonisë dhe të hapen më shumë bujtina"

-

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka marrë pjesë në përurimin e rrugës së re që lidh Lekbibajn me Currajn e Epërm në Tropojë.

Kreu i shtetit vlerësoi iniciativë­n e marrë nga vetë banorët e zonës, të cilët me kontribute personale investuan për ndërtimin e rrugës në një nga fshatrat më të bukur të Alpeve shqiptare. Meta u shpreh shumë i lumtur për vizitën e tij në Curraj të Epërm, në Nikaj- Mërtur dhe në Tropojën epike. "Jetojmë në kohë të vështira, kur globalizim­i, komerciali­zimi po godasin disa vlera të rëndësishm­e të familjes, të atdheut, të kombit dhe ne si një vend i vogël jemi të rrezikuar në rast se nuk u kushtojmë rëndësi të madhe këtyre vlerave. Kjo vepër është rikthimi i të gjithëve ju me shumë dashuri e krenari në vendin tuaj e të parëve tuaj. Është një mesazh i fortë atdhedashu­rie, por njëkohësis­ht edhe rimëkëmbje­je. Duke falënderua­r edhe kryetarin e Bashkisë Tropojë, Besnik Dushajn, për punën, angazhimin si edhe frymën e bashkëpuni­mit me institucio­net, ipeshkvin Simon Kulli për meshën dhe mesazhet pozitive dhe të gjithë kontribuue­sit dhe dhuruesit e tjerë brenda e jashtë vendit për rrugën e përuruar, Presidenti i Republikës vuri në dukje se: "Kjo vepër e jashtëzako­nshme është një investim tepër bujar, patriotik e njerëzor i vetë banorëve të kësaj zone, duke u dhënë një mësim përfaqësue­sve të institucio­neve, që shteti duhet të bëjë më shumë", tha Presidenti Meta.

TURIZMI Duke përmendur rëndësinë e turizmit, kreu i shtetit vlerësoi dhe u shprehu mirënjohje­n turistëve, sidomos të rinjve, të cilët me mesazhin e tyre të fortë në media kanë theksuar se Shqipëria është një vend me një bukuri të rrallë natyrore, e pacenuar dhe e padëmtuar. "Do të bashkëpuno­j shumë më ngushtë edhe me kryetarin e bashkisë, me administra­torin, me deputetin e me të gjithë ju, në mënyrë që t'i zgjidhim hap pas hapi të gjitha problemet që ka kjo zonë, që kjo rrugë të jetë e standardev­e të duhura dhe njëkohësis­ht të zgjidhim problemet e telefonisë e të komunikimi­t, të energjisë e shumë çështje të tjera, të cilat do të bëjnë të mundur që sikurse u hap kjo rrugë, të hapen edhe këto shtëpi e të mirëmbahen. Që këtu të kemi më shumë bujtina e më tepër turizëm, të ardhura e më shumë fëmijë. Kjo është shumë e rëndësishm­e", deklaroi Presidenti.

 ??  ?? Meta në Tropojë me deputetin e PD, Isuf Çelaj dhe kryebashki­akun Besnik Dushaj
Meta në Tropojë me deputetin e PD, Isuf Çelaj dhe kryebashki­akun Besnik Dushaj
 ??  ??
 ??  ?? Presidenti Meta në Curraj të Epërm, Tropojë
Presidenti Meta në Curraj të Epërm, Tropojë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania