Panorama (Albania)

Kryebashki­aku Veliaj: Terrene sportive në çdo lagje

"Kjo është një nga ambiciet tona për 4 vitet e ardhshme"

-

Kryebashki­aku Erjon Veliaj premtoi se përgjatë 4 viteve të ardhshme, bashkia do të ndërtojë terrene sportive në çdo lagje të Tiranës, njëlloj siç ndërtoi këndet e lojërave për fëmijë në mandatin e parë. Pas suksesit me këndet e lojërave, Bashkia e Tiranës do të nisë projektin e ndërtimit të terreneve sportive në çdo lagje. Në edicionin e dytë të kampionati­t "Survivor Games" në Parkun e Liqenit Artificial, një event outdoor që promovon jetesën aktive në natyrë, kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, tha se një nga ambiciet për mandatin tjetër është shtrirja e hapësirave sportive më afër komuniteti­t. "Dikur kjo ishte një pellgaçe, por duke e transformu­ar atë, sigurojmë një mjedis cilësor, të sigurt, të mbrojtur, të shëndetshë­m për të ushtruar sport, për të mos pasur makina vërdallë dhe për t'i rritur vlerën kësaj hapësire. Por, një ndër gjërat që duam të bëjmë është ta çojmë këtë projekt në çdo lagje, njësoj siç bëmë me projektin e këndeve të lojërave. Kur filluam këndin e parë të lojërave, Tirana desh u kthye përmbys, kurse sot kemi bërë 35 kënde. Imagjinoni sikur ta bëjmë këtë me të gjitha terrenet sportive! Kjo është një nga ambiciet tona për 4 vitet e tjera", tha Veliaj. Ai shprehu bindjen se edhe terrenet e reja sportive do të jenë ndër më të frekuentua­rat nga qytetarët, ndaj i ftoi ata të identifiko­jnë një hapësirë të përshtatsh­me për aktivitete sportive, në mënyrë që Bashkia e Tiranës të ndërhyjë për transformi­min e saj në një fushë sportive. "Vetëm në perimetrin e 1 km kemi bërë tri investime të ngjashme: një te fillimi i digës, tjetra në mes të itinerarit të Liqenit, kurse e treta afër Pallatit të Brigadave. Me hapjen e terreneve të reja sportive, Bashkia e Tiranës synon promovimin e sportit, jetesës aktive dhe të shëndetshm­e, angazhimin e të rinjve me aktivitet fizik, si dhe konkurrenc­ën e shëndetshm­e të garës. "Nëse Tiranën e mbushim me kënde sportive, siç kemi bërë me këndet e lodrave, mund të kemi një shoqëri shumë më të shëndetshm­e. Çdo 1 lek i harxhuar në sport janë 3 lekë të kursyera në shëndetësi. Duke u ndalur te kampionati i "Survivor Games", Veliaj vlerësoi rritjen e numrit të pjesëmarrë­sve dhe garën sportive mes skuadrave. "Survivor Games" organizohe­t nga Repeat Fitness & Wellness Club në bashkëpuni­m me Bashkinë e Tiranës. Ajo është një garë e bazuar në forcën dhe fuqinë përmes stërvitjes së Cross training dhe ku marrin pjesë 16 skuadra me nga 4 persona.

 ??  ?? Veliaj, dje në Parkun e Liqenit Artificial
Veliaj, dje në Parkun e Liqenit Artificial

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania