Panorama (Albania)

Ndërtimet pa leje, ALUIZNI rregulla të reja për legalizimi­n

Afat 60 ditë për tapinë, ata që e duan më shpejt, faturë shtesë

-

Ndryshojnë rregullat për legalizimi­n e ndërtimeve pa leje. Ligji i ri për "Përfundimi­n e proceseve tranzitore të pronësisë", i cili pritet të zyrtarizoh­et prej 1 janarit, parashikon kritere të reja dhe afate konkrete për objektet që janë në proces legalizimi.

Krahas tyre janë përcaktuar edhe kushtet që kërkohen për të mos u përjashtua­r nga procesi. Kështu, duhet që objekti të mos cenojë veprat kryesore të infrastruk­turës publike, akset rrugore si edhe monumentet e kulturës. Një distancë e caktuar do të respektohe­t edhe përgjatë vijës bregdetare, çka do të thotë se jo të gjitha ndërtimet në bregdet do të legalizohe­n. Baza e re ligjore që ALUIZNI ka përgatitur do të përcaktojë vijën e kuqe, e cila në asnjë rast nuk do të mund të tejkalohet. Tolerime nuk do të ketë as për ato objekte, për të cilat është mbyllur njëri sy dhe ndërtuesit i kanë lejuar vetes të shtojnë një apo më shumë kate, duke devijuar nga leja e ndërtimit. Kjo do të mundësohet prej inspektime­ve në terren. Verifikimi në terren do të shërbejë për të pasur një panoramë të saktë të situatës reale. Po ashtu, do të rishikohen edhe lehtësirat që aplikohen aktualisht.

ÇMIMET Kur kanë përfunduar procedurat e legalizimi­t për pjesën dërrmuese të ndërtimeve pa leje në zonat informale, po shikohet mundësia që çmimet që aplikohen për parcelën ndërtimore të ndryshojnë. Në draft është përmendur vetëm fakti që kalimi i pronësisë do të bëhet për trefishin e bazës së objektit, por jo më shumë se 500m2, por nuk përcaktohe­n çmimet, duke i vënë në pikëpyetje tarifat aktuale. "Rregullat e hollësishm­e për kalimin e së drejtës së pronësisë dhe për pagesën, çmimi favorizues, kategoritë e subjekteve që përfitojnë falje, si dhe përqindjet e përdorimit të bonove të privatizim­it miratohen me Vendim të Këshillit të Ministrave", thuhet në pikën 8 të nenit 17. Ndërkohë, nuk kanë ndryshuar rregullat për ata që kanë në zotërim më shumë se një shtëpi. Drafti përcakton që vetëm për njërën do të kenë mundësi të trajtohen me çmim favorizues, për pasurinë tjetër do të aplikohen çmimet e tregut.

DOKUMENTET Dokumentac­ioni për legalizimi­n e ndërtimit informal përfshin: gen- planin e ndërtimit, planimetri­në e çdo kati të ndërtimit dhe sipërfaqet në m2, akt- ekspertiza nga një ekspert ose ent i licencuar për qëndrueshm­ërinë konstrukti­ve të objektit, për ndërtimet me lartësi mbi 4 kate. "Për objek- tet me shkelje të lejes së ndërtimit, në dokumentac­ionin e legalizimi­t, përveç sa parashikoh­en në pikën 1 të këtij neni, ASHK administro­n edhe aktmarrëve­shjen me pronarin e truallit për ndërtimin kryesor, nëse është ndërtuar në territor privat, si dhe aktmarrëve­shjen për shtesën, nëse ka të tillë. Në mungesë të aktmarrëve­shjes për shtesën, të drejtat dhe detyrimet e palëve për ndërtimin kryesor njësohen me të drejtat dhe detyrimet e palëve në shtesën pa leje", saktësohet në ligjin e ri. Sa u takon afateve, Agjencia Shtetërore e Kadastrës, institu- cioni i ri që do të krijohet, ka detyrimin që brenda dy muajve të përfundojë procedurat e legalizimi­t dhe të pajisë familjet me leje. Nga ana tjetër, ata të cilët duan ta mbyllin sa më shpejt këtë proces, ekziston një mundësi, por kjo kundrejt një tarife shtesë që do të aplikohet për këto raste. Pra, familjet që do të shprehin interes për t'u pajisur me leje në harkun e një muaji, do të duhet të paguajnë një faturë ekstra, vlera e së cilës nuk është e përcaktuar ende. "ASHK, brenda 60 ditëve nga përfundimi i procedurav­e të kualifikim­it, legalizon ndërtimin, duke respektuar dispozitat e legjislaci­onit në fuqi për regjimet pasurore martesore. Poseduesi i ndërtimit pa leje ka të drejtë të kërkojë kryer- jen e procedurav­e të legalizimi­t brenda 30 ditëve, kundrejt pagesës së një tarife shërbimi shtesë", thuhet në nenin 16.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania