Panorama (Albania)

Lavdërim Tufa bleu borxhin e shtetasit italian, i vuri gjobë biznesmeni­t

Zbardhet vendimi i Gjykatës së Krimeve të Rënda që la në burg Tufën, i kërkonte 90 mijë euro pronarit të një firme fasonerie

- ETLEVA DELIA

Lavdërim Tufa, ish- i dënuar për vrasjen e Fatmir Ramës, i njohur si “Miri i Xhikes”, u rikthye sërish në qeli më 27 shtator të këtij viti, kësaj here i dyshuar për gjobëvënie. Pasi rifitoi lirinë e parakohshm­e, rreth 3 vite më parë Tufa është arrestuar nga Policia e Tiranës, pasi është denoncuar nga një biznesmen, të cilin e kërcënonte për t’i dhënë 90 mijë euro. Një pjesë e këtyre parave, sipas burimeve nga Policia, ishin për llogari të një shtetasi italian, i cili pretendont­e se i detyrohej biznesmeni i dëmtuar. Gazeta “Panorama” ka siguruar vendimin e plotë të Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda, që më datë 29 shtator vlerësoi të ligjshëm arrestimin në flagrancë të 42- vjeçarit Lavdërim Tufa dhe vendosi masën e sigurisë “arrest me burg”. Në vendimin e Gjykatës thuhet se personi i dëmtuar, shtetasi Gilman M., është pronar i një firme private në fushën e fasonerisë dhe i detyrohej 90 mijë euro biznesmeni­t italian Emanuele Pinuçio, i cili është shpallur në kërkim nga Policia, në momentin që u arrestua Tufa. Kjo shumë parash, sipas biznesmeni­t, ishte vlerë e disa makinerive që shtetasi italian i kishte dhënë për t’i përdorur në firmën e tij, të cilat ai kishte vendosur t’ia kthente, pasi nuk funksionon­in. Duke qenë se nuk kishte pasur më komunikim me të huajin, biznesmeni­n kishte shkuar ta takonte Lavdërim Tufa, që sipas një mikut të tij, e kishte blerë borxhin nga shtetasi italian dhe tani kërkonte paratë. Madje në një moment, një ditë para arrestimit, Tufa është filmuar nga kamerat e sigurisë së biznesit të Gilman M., duke rrahur një punonjës të kësaj firme, pasi nuk i ishte përgjigjur se ku ndodhej pronari.

 ??  ?? LAVDERIM TUFA
LAVDERIM TUFA

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania