Panorama (Albania)

Apeli vendosi burg për Tufën, rrëzoi kërkesën e tij për liri

“S’ishte gjobë, ishte borxh ndaj një italiani, jam kontraktua­r”

-

Ditën e premte, Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda ka rikonfirmu­ar masën e sigurisë “arrest në burg” për Lavdërim Tufën, i dyshuar për gjobën 90 mijë euro ndaj biznesmeni­t të fasonerisë, Gilman M., në Tiranë.

Tufa, i dënuar më herët për vrasjen e Fatmir Ramës, i njohur si “Miri i Xhikes”, ashtu si edhe gjatë seancës për masën e sigurisë në Shkallën e Parë, edhe në Apel mohoi akuzat, duke pretenduar se shuma në fjalë, që pretendohe­t si gjobëvënie, ishte borxh ndaj një shtetasi italian dhe se ishte kontraktua­r për vjeljen e tij. Megjithatë, Gjykata nuk ka pranuar kërkesën e tij, duke renditur provat e organit të akuzës dhe ka lënë në fuqi masën “arrest me burg”, dhënë nga Shkalla e Parë. Si prova janë renditur deklarimet e të dëmtuarit dhe të disa personave që kanë dijeni për ngjarjen, si dhe deklarimi i punonjësit të biznesmeni­t Gilman K., i cili pretendon se është rrahur pranë vendit të tij të punës nga shtetasi Lavdërim Tufa. Gjithashtu, provë tjetër e rëndësishm­e është një video, e filmuar nga kamerat e sigurisë së firmës së të dëmtuarit, ku shfaqet i dyshuari Tufa, që zbret nga një automjet tip “Benz” dhe dhunon punonjësin e firmës private. Nga ana tjetër, është edhe deklarimi i një punonjësi të Policisë së Burgjeve, i cili po hetohet në gjendje të lirë, që ka identifiku­ar në pamjet filmike shtetasin Lavdërim Tufa. Po kështu edhe deklarimet e rojës, i cili ka shënuar në një letër emrin e Tufës, kur ai ka kërkuar pronarin Gilman M..

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania