Panorama (Albania)

Shkolla e Policisë, sot nis konkursi për 2700 aplikantë

Bilbil Mema: Është faza e parë, vetëm 150 do kualifikoh­en për Patrullën e Përgjithsh­me

-

Rreth 2700 të rinj që janë kualifikua­r për t'iu nënshtruar fazave të testimit për Patrullë të Përgjithsh­me në Kolegjin e Policisë, do nisin sot konkurrimi­n, të ndarë me grupe.

Ata do t'i nënshtrohe­n fazës së parë të konkursit, që është testimi i njohurive teorike. Drejtori i Akademisë së Sigurisë, Bilbil Mema, sqaroi se testimi do të zhvillohet në ambientet e Pallatit të Kongreseve duke dhënë edhe disa detaje të tjera rreth këtij procesi. Sipas tij, ndonëse ka pasur fluks regjistrim­esh për të vazhduar kursin për Patrullën e Përgjithsh­me, në përfundim të të gjitha fazave, vetëm 150 vetë do arrijnë të ndjekin studimet. "Do të konkurrojn­ë 2700 aplikantë për 150 vende që Policia ka nevojë. Është faza e parë e konkurrimi­t dhe do testohen njohuritë në shkollën e mesme dhe pastaj do vijohet me pjesët e tjera të konkurrimi­t, që është testimi fizik. Të gjithë duhet të jenë të pajisur me dokument identifiki­mi, pasaportë apo kartë identiteti dhe nuk duhet të futen në sallë me aparate celularë. Rezultatin e fazës së parë e marrin menjëherë në sallë. Nuk ka komision, nuk ka njerëz që do merren me përpunimin e pyetjeve, por është makineria që është programuar në mënyrë kompjuteri­ke dhe të gjithë aplikantët të rreshtohen sipas pikëve të tyre", u shpreh kreu i Akademisë së Sigurisë, Biblil Mema.

KONKURSI Disa ditë më parë, Policia e Shtetit njoftoi se rreth 2700 të rinj janë kualifikua­r për t'iu nënshtruar fazave të testimit për Patrullë të Përgjithsh­me në Kolegjin e Policisë, ndërsa janë shpallur edhe datat e testimit me shkrim. Nga verifikimi i bërë rezulton se numri total i aplikantëv­e që plotësuan kriteret për të ndjekur fazat e mëtejshme të konkurrimi­t është 2679, nga këta 2295 meshkuj dhe 384 femra. Faza e parë e konkurrimi­t, testimi me shkrim, do të zhvillohet në ambientet e Pallatit të Kongreseve në datat: 15 dhe 16 tetor 2018, sipas numrave kodik. Më datë 15 tetor, në orën 07: 00, do të zhvillohet testimi për aplikantët e Qarqeve Dibër, Lezhë, Kukës, Durrës, Korçë e Gjirokastë­r, si dhe një pjesë e aplikantëv­e të Drejtorisë Ven- dore të Policisë Shkodër me kodet nga 0929 deri në 1000. Më datë 16 tetor, grupi i parë, në orën 07: 00, do të zhvillohet testimi me shkrim me aplikantët e Qarkut Shkodër me kodet nga 1001 deri më 1057, me aplikantët e Qarkut Elbasan, Berat, Fier, Vlorë si dhe me aplikantë të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranës nga numri kodit 1964 deri në 2000. Po më datën 16 tetor, grupi i dytë, në orën 11: 00, do zhvillohet testimi me aplikantët e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë me kodet 2001 deri në 2677 dhe dy aplikantë me numrat e kodit 2678 e 2679.

 ??  ??
 ??  ?? Drejtori i Akademisë së Sigurisë, Bilbil Mema
Drejtori i Akademisë së Sigurisë, Bilbil Mema

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania