Panorama (Albania)

Katastrofa mjedisore, 9 në pranga për furrat e gëlqeres

-

Policia e Krujës zhvilloi dje një operacion për të mbrojtur jetën dhe shëndetin e banorëve, pas ankesave të tyre të vazhdueshm­e në lidhje me ndotjen mjedisore që shkaktonin furrat e gëlqereve.

Pas verifikimi­t në terren, nëntë persona u vunë në pranga si shkaktarë të kësaj katastrofe mjedisore. Mësohet se ishin banorët e zonës, që denonconin rastet e njëpasnjës­hme të ndotjes dhe Policia nisi hetimet duke arrestuar si shkaktarë shtetasit Lulian Agiçi 38 vjeç, Mirgen Sheta 37 vjeç, Atdhe Sula 43 vjeç, Ilir Sula 34 vjeç, Bajram Sula 64 vjeç, Liradin Kraja 61 vjeç, Fatmir Shullazi 47 vjeç, Ilir Babasi 48 vjeç ( pronar i furrave të gëlqeres), Dalip Islamaj 49 vjeç, të gjithë me banim në Krujë. "Shërbimet e Komisariat­it të Policisë Krujë, pas informacio­neve të siguruara nga strukturat policore, si dhe nisur nga shqetësime­t e banorëve, të cilët ndiheshin të rrezikuar nga ndotja e ajrit, pasi disa shtetas në mënyrë të përsëritur në Krastë digjnin furra për prodhimin e gëlqeres, duke përdorur si material djegës mbetje të ndryshme lëkure të fasonerive, goma të përdorura automjetes­h dhe materiale të ndryshme plastike dhe sintetike, mbrëmjen e djeshme kanë organizuar punën duke ushtruar kontroll të befasishëm në Krastë", bëri të ditur Policia. Sipas njoftimit të dhënë në lidhje me operacioni­n e kryer, në sajë të operacioni­t kundër ndotjes së mjedisit për të mbrojtur jetën dhe shëndetin e banorëve, Policia e Krujës ka arrestuar 9 shtetas, të cilët në mënyrë të përsëritur, gjatë prodhimit të gëlqeres përdornin si material djegës materiale të ndryshme plastike, sintetike, mbetje fasonerie dhe goma automjetes­h. "Një ak- tivitet i tillë ishte shqetësim i madh për banorët e zonës, duke rrezikuar shëndetin dhe jetën e tyre dhe shkaktohej një dëm i madh në ambient", sqaroi Policia duke theksuar se, në cilësinë e provës materiale është sekuestrua­r një mjet kamion tip "Mercedez Benz" i ngarkuar me mbetje fasonerie dhe plastike të rrez- ikshme, që do të përdoreshi­n për djegie në këto furra në pronësi të shtetasit Ilir Babasi. Prej vitesh, në Krastë të Krujës persona të ndryshëm, të cilët prodhojnë gëlqere nëpërmjet furrave, ndotin ajrin. Me dhjetëra herë, Policia dhe Agjencitë e Mjedisit kanë sekuestrua­r mbyllur dhe vënë në pranga pronarët dhe punëtorët e tyre, por sërish ndotja e mjedisit në këtë zonë mbetet evidente. Ky fenomen vijon të jetë prezent përgjatë 28 viteve dhe me shumë gjasa do të vijojë edhe në vitet pasardhëse. Përpos kontrollev­e dhe masave administra­tive, Policia dhe strukturat e tjera shtetërore nuk kanë mundur të eliminojnë ndotjen

"Një aktivitet i tillë ishte shqetësim i madh për banorët e zonës, duke rrezikuar shëndetin dhe jetën e tyre dhe shkaktohej një dëm i madh në ambient", sqaroi Policia duke theksuar se, në cilësinë e provës materiale është sekuestrua­r një mjet kamion i ngarkuar me mbetje fasonerie

mjedisore që vjen si pasojë e furrave të gëlqeres. Ndotja është e përhapur në zona dhe qytete të ndryshme të vendit. Nuk janë vetëm furrat e gëlqeres ato që ndotin mjedisin. Ndotja vjen edhe si pasojë e kanaleve të pusetave të hapura të ujërave të zeza apo edhe djegies së mjeteve në ambiente të hapura siç është edhe rasti i Durrësit. Qyteti bregdetar është ndër më të ndoturit në vend për shkak të djegies së mbeturinav­e apo edhe kanaleve të hapura të ujërave të zeza, që përshkojnë përmes qytetin turistik.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania