Panorama (Albania)

Korrupsion­i, arrestohet juristi i Hipotekës

-

FIER - I shpallur në kërkim për korrupsion, një jurist i Drejtorisë së Hipotekës në qytetin e Fierit, është vënë në prangat e Policisë ditën e djeshme. Policia bëri të ditur se i arrestuari është Ervis Bregasi, 32 vjeç, banues në Cakran, me profesion jurist në Zyrën e Regjistrim­it të Pasurive të Paluajtshm­e Fier. Deklarata zyrtare e Policisë sqaron se ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Fierit, më 26 maj ka caktuar masën e sigurisë "Arrest në burg", për veprën penale "Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike". Hetimet ndaj tij nisën pasi emisioni "Fiks Fare" denoncoi me pamje teksa ai i merrte ryshfet një qytetari 300 mijë lekë. Qytetari Ariz Çervanaku, nga zona e Frakullës në Fier, u ankua se juristi i ZVRPP Fier, Ervis Bregasi, e ka sorollatur për muaj me radhë për t'i nxjerrë cer- tifikatat e pronësisë së tokave. Në fund, juristi i kërkoi 300 mijë lekë, ndërsa kamerat fiksuan momentin kur nëpunësi i shtetit i mori ryshfetin nga qytetari që kishte nevojë për ndihmën e tij. "Unë jam 60 vjeç dhe i jam drejtuar emisionit ' Fiks Fare' se kam 3 vjet që sorollatem nëpër zyrat për të aplikuar për tokat dhe s'po m'i bëjnë certifikat­at. Topografi më kërkoi 300 mijë lekë. Ia dhashë dhe po më sjell vërdallë. Vete te Hipoteka dhe ai juristi kërkon 300 mijë lekë. Unë kam 4 dynymë e gjysmë dhe e kam përfituar me ligjin 7501", deklaronte qytetari denoncues. Ai shprehet se juristi i Hipotekës i kishte kërkuar 300 mijë lekë të vjetra për t'i dhënë certifikat­ën e pronësisë për një parcelë. Pavarësish­t publikimit të pamjeve, vetë juristi nuk e ka pranuar të këtë marrë ryshfet. m. r

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania