Panorama (Albania)

REAGIMI NË CSU

-

Kryeminist­ri i shtetit bavarez, Markus Soder, tha para një turme të qetë besnike të CSU- së, se rezultati nuk ishte i lehtë për ta. “Ne do ta pranojmë atë me përulësi. Do të na duhet të mësojmë prej kësaj. Do të na duhet ta analizojmë me saktësi”, tha ai. Por Soder siguroi se CSU do të vazhdojë që të drejtojë qeverinë e Bavarisë, me gjithë rezultatin e ulët, që është i dyti më i keq në historinë partisë. që dënohen gjerësisht nga opinioni publik në atë pjesë të Gjermanisë. Votimi për Parlamenti­n bavarez ka qenë rrallëherë konkurrues në kohën moderne. CSU ka qenë një forcë e fuqishme e pasluftës, e cila e ka udhëhequr rajonin për 61 vjet rresht dhe rrallëherë ka pasur nevojë për një partner për ta bërë këtë. Partia pritet të vazhdojë të qeverisë edhe pas zgjedhjeve të së dielës. Por rezultatet e projektuar­a bazuar në parapraket e së dielës treguan rënien e CSU në vota, në një mënyrë dramatike, nga gati gjysma e votuesve në vitin 2013, në pothuajse një të tretën këtë vit, me rreth 35.5 për qind. Partitë e tjera, Të Gjelbrit në të majtë, që morën rreth 19 për qind, dhe Alternativ­a për Gjermaninë ( AfD) në të djathtën ekstreme, që mori rreth 11 për qind të votave, pritet ta dëmtojnë rëndë dominimin tradiciona­l të CSU- së në Bavari. Nëse rezultatet qëndrojnë kështu deri në fund të numërimit të votave, do të thotë se CSU- së do t’i nevojitet që të krijojë aleancë me një nga këto dy forca politike kundërshta­re për të mundur të qeverisë në rajon. Bavaria është një rajon shumë i rëndësishë­m në Gjermani, pasi shquhet edhe për bukurinë alpine që tërheq shumë turistë, por edhe për fuqinë industrial­e. Rezultatet paraprake kanë bërë që të ketë festë të madhe në zyrat qendrore së të jjelbërve dhe po ashtu të ekstremist­ëve të djathtë të Alternativ­ës për Gjermaninë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania