Panorama (Albania)

Zhdukja e gazetarit, SHBA përplaset me Arabinë Saudite

Khashoggi e vetëregjis­troi vrasjen e tij me “Apple Watch”

-

Zhdukja e një gazetari saudit brenda konsullatë­s së vendit të tij në Stamboll po tensionon marrëdhëni­et mes Shteteve të Bashkuara dhe mbretërisë saudite.

Gazetari i njohur, Jamal Khashoggi, i cili shkruante për “Washington Post”, është zhdukur në fillim të këtij muaji pasi hyri në konsullatë për të marrë një dokument martese. Zyrtarët turq besojnë se gazetari është vrarë në mënyrë brutale nga 15 meshkuj sauditë, që ishin në konsullatë ditën e vrasjes. Ka raportime se Khashoggi e ka regjistrua­r me orën e tij “Apple watch” të gjithë ngjarjen. Zyrtarët turq kanë njoftuar se kanë regjistrim­e audio dhe video që tregojnë se një ekip sigurimi saudit ka arrestuar Khashoggi në konsullatë përpara se ta vrasin atë dhe ta shpërbënin trupin e tij, sipas “Washington Post”. Ndërsa zyrtarët sauditë thonë se Khashoggi është larguar nga ndërtesa i gjallë, pa mundur ta vërtetojnë këtë. Ngjarja ka përfshirë politikën botërore, me kërkesa llogarie ndaj Arabisë Saudite. Mbretëria Saudite kërcënoi të dielën se do të përdorë fuqinë e saj ekonomike për t’u hakmarrë ndaj çdo mase ndëshkuese, si kundërpërg­jigje e deklaratës së Presidenti­t amerikan Donald Trump, se mund të ndërmerrte veprime kundër eksportues­it më të madh të naftës në botë, pas zhdukjes së gazetarit kritik ndaj qeverisësv­e sauditë. “Mbretëria thekson se do t’i përgjigjet çdo mase kundër saj me masa edhe më të forta”, tha Ministria e Jashtme saudite në një deklaratë, duke kujtuar se, “Ekonomia e mbretërisë ka një rol të rëndësishë­m dhe jetik në ekonominë globale”. Trump ka premtuar ndëshkim të ashpër, nëse Arabia Saudite vërtetohet të ketë lidhje me zhdukjen e Jamal Khashoggi. Mbretëria e Bashkuar, Franca dhe Gjermania i shtuan presionet të dielën, duke bërë thirrje për një hetim të besueshëm dhe duke i kërkuar Arabisë Saudite që të japë përgjigje të detajuar mbi zh- dukjen e gazetarit. Kërcënimet shënojnë një kthesë të habitshme në marrëdhëni­en midis Trump dhe princit të Kurorës Saudite, Mohammed bin Salman. Që nga zgjedhja e Trump në 2016, dy vendet nënshkruan marrëveshj­e me qindra miliarda dollarë në investime e pakte armësh.

 ??  ?? Protestues para konsullatë­s saudite në Stamboll
Protestues para konsullatë­s saudite në Stamboll

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania