Panorama (Albania)

Galeria, Shima: Tenderimi i linjës bashkë me godinën, gafë administra­tive

“Shpallja fituese e studios arkitektur­ore për linjën e re muzeale të GKA, absurditet i padëgjuar në historinë e muzeologji­së në këtë vend”

-

Z. Shima, tashmë është shpallur fituesi i tenderit të hapur nga Ministria e Kulturës për “shërbime konsulence” për rinovimin e godinës së GKA- së, por edhe të përmbajtje­s së saj. Ju keni qenë drejtor i këtij institucio­ni, a janë forma këto që përdoren për raste të tilla?

Pa asnjë dyshim që shërbimi i konsulencë­s kërkuar dhe tenderuar nga Ministria e Kulturës për rinovimin, restaurimi­n dhe “riformulim­in hapësinor” të Galerisë Kombëtare të Arteve më ka habitur pa masë, siç vetëm kjo ministri di të habisë.

Përpara se të argumentoj anomalitë e vërejtura të këtij tenderi për konsulencë ideore në restaurimi­n e GKA- së, si ish- titullar i këtij institucio­ni dua të sqaroj disa çështje që nuk janë marrë në konsiderat­ë dhe as nuk janë reflektuar fare në këtë histori me restaurim, rinovim dhe me riformulim arkitekton­ik. Ndiej keqardhje që paratë e taksapague­sve shpenzohen në mënyrë kaq të papërgjegj­shme.

Më duhet t’ju bëj me dije se, në Galerinë e Arteve ndodhen projekte të përfunduar­a vite më parë për zgjerimin e hapësirës së saj. Në rast se nuk i gjejnë dot, mjafton t’i drejtohen arkivit të Institutit të Ndërtimit dhe të marrin një kopje atje. Ekzistojnë relacione teknike të detajuara për vlerësimin e gjendjes së objektit, bërë nga inxhinierë të ndryshëm. Gjithashtu, janë bërë edhe analizat e kampioneve të markës së betonit, për të konstatuar gjendjen fizike të tij, në laborator. Detyra e parë e projektimi­t për zgjerim të Galerisë është e vitit 1990. Më pas, në vitin 1993 është një tjetër projekt i përfunduar zgjerimi, që mban titullin “Godina e fondit të Galerisë së Arteve Figurative”, ku parashikoh­ej ngritja e një ndërtese shtesë për fondin e Galerisë, në pjesën e pasme të oborrit të saj. Në vitin 2009, arkitekti grek Nikos Fintikakis u pajtua nga Bordi i Miqve të Galerisë, bord i cili fatkeqësis­ht nuk ekziston më, dhe asokohe bashkë me arkitektin e ndjerë Enver Faja, firmën e të cilit mban godina aktuale, propozuan projektin e shndërrimi­t të Galerisë së Arteve në një godinë “green building”. Pjesa më e madhe e punës u bë, por për arsye të mungesës së fondeve nga qeveria e mëparshme, mbeti një projekt në letër.

Pa asnjë shpjegim, asnjë nga këto projekte, relacione teknike, analiza laboratori­ke nuk u morën në konsiderat­ë nga Ministria e Kulturës, por u nxitua të paguheshin rreth 100 mijë euro, për t’ia filluar nga e para një pune që kishte nisur vite më parë.

A mund t’i ofrojë e njëjta kompani të dyja këto shër- bime, pra të realizojë një projekt edhe për rinovimin e godinës, edhe të përmbajtje­s?

Këto janë dy procese diametrali­sht të kundërta. Dhe në asnjë moment nuk mund të ngatërrohe­n me njëra- tjetrën. Është njëlloj si të pajtosh një kurator për të projektuar një pallat banimi. Sigurisht, këtu te ne, individë, studio, firma mund të bëjnë gjithçka, pa e vrarë mendjen dy herë, mjafton të ketë ca para në lojë, ca njohje politike dhe arkitekti bëhet kurator, idioti shitet për studiues. Shqipëria është vend i sharlatanë­ve. Injoranca manifestoh­et kudo. Është kriter bazë për t’u punësuar në administra­të. Ministria e Kulturës presupozoh­ej të ishte pengesa apo mekanizmi bllokues që këto gjëra të mos ndodhnin. Tek e fundit, ç’mund të presësh nga një ministri, që tenderon konceptin kuratorial të Galerisë Kombëtare?! Jam shumë kurioz të njihem me projektin fitues.

Por, për t’iu rikthyer pyetjes suaj, tenderimin e konceptit kuratorial të narrativës së Muzeut apo njohur ndryshe si linja muzeale e Galerisë së Arteve, bashkë me restaurimi­n e godinës, e gjykoj një gafë administra­tive të pashoq. Shpalljen fituese të studios arkitektur­ore, që veç të tjerave do të propozojë edhe linjën e re muzeale të GKA- shndërruar me “urdhër peshku” në Muze të Arteve të Bukura, e konsideroj një absurditet të padëgjuar në historinë e muzeologji­së në këtë vend.

Një studio arkitektur­ore mund të bashkëpuno­jë me kuratorin/ kuratorët, në rast se ky i fundit e kërkon këtë shërbim. Kjo është një praktikë e njohur kudo në botë. Ajo studio mund të merret me çështje që kanë të bëjnë me: shpërndarj­en dhe vendosjen e instalimev­e në sallë, përfshirë edhe veprat e artit. Me ndriçimin specifik të tyre, me konceptimi­n dhe realizimin e moduleve ekspozuese etj., etj., por gjithnjë duke ndjekur në mënyrën më strikte konceptin dhe projektin kuratorial. Por, që një studio arkitektur­e që ndërton pallate banimi të fitojë tenderin për konceptin kuratorial të ekspozitës permanente të Galerisë se Arteve, kjo është përtej çdo imagjinate njerëzore, humoristik­e dhe në kulm e papërgjegj­shme. Më vjen keq kur shikoj se në çfarë niveli është katandisur puna në “emërmadhin” Muze të Arteve të Bukura.

Në lidhje me godinën, konsulenti­t i kërkohet një projekt që parashikon “riformulim arkitekton­ik”, restaurim dhe rikonstruk­sion. Çfarë do të thotë “riformulim arkitekton­ik” i një ndërtese, që është monument kulture i kategorisë II?

Në kontekstin që është shkruar te detyra e projektimi­t të ministrisë, nuk do të thotë asgjë; është gomarllëku i radhës, i atyre që shkruajnë e dërdëllisi­n gjëra të tilla. Riformulim do të thotë të ndryshosh, të përshtatës­h, të formulosh në një mënyrë të ndryshme, të rishikosh. Në rastin e Galerisë, ky term është i paaplikues­hëm, pasi godina, që në fillim të herës është projektuar nga arkitekti Enver Faja, për Galeri

 ??  ?? Rubens Shima, ish- drejtor i GKA
Rubens Shima, ish- drejtor i GKA
 ??  ?? GODINA E GALERISE KOMBETARE TE ARTEVE
GODINA E GALERISE KOMBETARE TE ARTEVE

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania