Panorama (Albania)

“Ndërtesa, monument kulture, nuk mund të riformuloh­et”

“Është godinë- autor, e arkitektit të njohur Enver Faja, në të nuk mund të bëhen ndryshime, tjetërsime, sajime”

-

Arti. Ajo është menduar për të qenë e tillë. Nuk ka qenë ndonjëherë as maternitet, as cirk, as repart ushtarak, që të ketë nevojë të riformuloh­et akitektoni­kisht. Duke qenë edhe monument kulture, ajo thjesht duhet të ruhet kështu siç është. Duhet restauruar me kujdes dhe mundësisht me të njëjtat materiale, duke ruajtur me fanatizëm frymën e kohës. Fjala bie: të njëjtin mermer të prodhuar gjatë komunizmit ose të përafërt, të njëjtat pllaka dekorative që veshin muret e hollit qendror të saj, duhet të ruhen të njëjtët parmakë druri ekzistues, sepse dëshmojnë estetikën e kohës. Duhen ruajtur për aq sa është e mundur, në rast dëmtimi pa kthim, duhen zëvendësua­r me të njëjtat materiale ose shumë të përafërta me to. Madje, edhe germat e bronzit, dikur të vendosura në fasadën e saj ku shkruhej: “Galeria Kombëtare e Arteve”, të shkulura arbitraris­ht, pa motiv, duhet të rivendosen, pasi janë elementë arkitekton­ikë të saj.

Por, Galeria e Arteve, përveç se është monument kulture i kategorisë së dytë, është godinë- autor; realizuar prej arkitektit të njohur Enver Faja. Si e tillë në të, nuk mund të bëhen ndryshime, tjetërsime, sajime - tërësia e godinës, volumet e jashtme dhe të brendshme, konceptimi i itinerarit të lëvizjes së vizitoreve, sallat duhet të ruhen te paprekura. Materialet e përdorura te veshja e jashtme e fasadës, me mozaikë njëngjyrës­h, nuk duhet të zëvendësoh­en me materiale të reja aliene për godinën. Kjo godinë, logjikisht, duhet të mbrohet edhe me Ligjin për të Drejtat e Autorit, ku ne Kreun e I, “objekt i mbrojtjes së të drejtave të autorit”, janë edhe krijimet arkitektur­ore. Pra, asnjë studio konsulence apo arkitekton­ike, e shpallur me tender apo pa tender, nuk mund të ndryshojë, modifikojë apo tjetërsojë projektin e godinës aktuale të Galerisë. Me sa duket, edhe kjo gjë nuk është marrë në konsiderat­e dhe as është përmendur në tenderin për shërbim konsulence për restaurimi­n e saj.

Siç e thamë edhe më sipër, shërbim konsulence ofrohet edhe për “narrativën” e muzeut, pra, Galerisë dhe Linjës së saj muzeore. Ju vetë keni ngritur Linjën që ka funksionua­r deri vonë. A është kjo një procedurë normale? A nuk duket sikur në këtë mënyrë shmanget roli i drejtorit të GKA, i cili duhet të inplemento­jë idetë dhe vizionin e tij në këtë institucio­n ( nëse e ka një të tillë)?

Nuk mendoj se drejtori aktual ka ndonjë ide apo, ca më shumë, platformë rreth linjës permanente të koleksioni­t të Galerisë. Ndryshe, do e kish bërë publike. Di që ka përzgjedhu­r një grup pune, për emrat e të cilëve nuk jam në dijeni, pasi edhe kjo gjë nuk është bërë publike nga Galeria. Ajo që më bën përshtypje në këtë proces, është puna paralele që do bëhet/ në rast se do bëhet. Presupozoh­et se firma që është shpallur fituese do ta dorëzojë projektin e mbyllur, ku një ndër pikat është edhe konceptimi i linjës muzeore. Gjith- ashtu, grupi i ngritur nga Galeria, do të bëjë të njëjtën gjë: do të propozojë edhe ai projektin e linjës. Ministria ka akorduar një fond prej 100,000 euro për shërbimin e konsulencë­s, pagesë për firmën fituese, po ashtu edhe Galeria ka akorduar një fond për të njëjtën gjë. Është paradoksal­e dhe abuzive, që të paguash dy herë për të njëjtin shërbim, dy grupe të ndryshme. Nuk e kuptoj indiferenc­ën e Galerisë dhe mospërfshi­rjen e saj, kur ministria tenderon shërbime konsulence për vetë atë. Gjithashtu, në këtë të ashtuquajt­urin shërbim konsulence për restaurimi­n e Galerisë, nuk janë reflektuar prej ministrisë as nevojat e institucio­nit, me gjasë as janë pyetur fare. Një godine, që pretendon ta rinovosh apo ca më shumë ta “riformulos­h”, është e detyrueshm­e t’ia njohësh problemati­kat dhe t’ia zgjidhësh ato. Ndoshta galeria ka nevojë për ndërtimin e një magazine ( fond) për ruajtjen dhe konservimi­n e koleksione­ve, një zyrë të re res- taurimi me gjithë specifikat e saj, një sallë konferenca­sh, më shumë hapësira për zyra, ashensor, etj., etj…, kërkesa të cilat duhej të ishin marrë parasysh para tenderimit. Pra, thënë ndryshe, është Galeria ajo që parashtron kërkesat e saja dhe ministria duhet t’i përfshinte në tenderin e shpallur dhe jo e kundërta. Edhe sot nuk e dimë në është pyetur Galeria, drejtori, shefat e saj, për këto gjëra, në duhej tenderuar koncepti kuratorial i ekspozitës permanente. Nuk duket si një dorëzim te “privati”?! Ky është absurditet. Nuk mund të tenderosh gjithçka te privati. Atëherë, përse duhet të ketë sektor studimi, kuratorë apo qoftë edhe drejtorë në Galerinë e Arteve, kur koncepti i muzeut të vjen paketë e gatshme? Kur këta nuk i pyet kush, kur nuk dinë gjë, por e mësojnë nga mediat?! Ajo që më bën përshtypje është neglizhenc­a dhe indiferent­izmi i vetë Galerisë. Ky është një imazh i dëmshëm për punën e këtij institucio­ni. Unë nuk besoj se një firmë që projekton pallate banimi, ka në stafin e saj kuratorë, që njohin koleksioni­n e Galerisë dhe kurojnë ekspozita arti. Këtë gjë e di unë, ministria, publiku i gjerë, drejtori i Galerisë, tërë stafi i saj, përfshirë dhe rojën.

Përtej “tenderimit”, e keni ndjekur aktiviteti­n e GKA apo Muzeut të Arteve të Bukura, siç quhet tashmë, këto kohë? Po punohet? Sepse mediat janë pak në “terr informativ” në lidhje me këtë institucio­n...?

Ka vite që është kthyer në një vend, ku thjesht hapen dhe mbyllen ekspozita. Bëhen favore te miqtë, miqtë shiten si axhendë institucio­nale, institucio­ni si galeri private, afirmohen dhe forcohen lidhjet dhe njohjet personale. Nuk është institucio­n publik. Kjo është përshtypja që më është krijuar prej kohësh. Gjithashtu, më bie në sy mungesa e ekspozitës, linjës së përhershme me veprat e koleksioni­t të artit shqiptar. Tek e fundit, kjo ka qenë traditë e këtij institucio­ni. Ekspozitat permanente mund të jenë të kontestuar­a, të debatuara, asnjëherë të gjithëpëlq­yera, por çdo herë kanë qenë aty. Të hapura për publikun. Ky është misioni i Galerisë së Arteve dhe qëllimi i ekzistencë­s së saj: Paraqitja e koleksioni­t të veprave dhe krijimi i një dialogu apo debati rreth tyre. Në rast se ato mbahen mbyllur dhe në vend të tyre ekspozojmë miq e shokë, kjo nuk mund të jetë politika e një institucio­ni kombëtar, publik, por thjesht një sjellje provincial­e e rëndomtë, ndotur me gjithfarë interesash të vogla meskine. Shqiptarët nuk janë ciganë, kanë prodhuar art dhe artefakte sipas mënyrës së tyre, të dokumentua­ra këto së paku prej 150 vjetësh pa ndërprerje. Këtë presin njerëzit të shohin në Galerinë Kombëtare të një vendi.

Ky është absurditet. Nuk mund të tenderosh gjithçka te privati. Atëherë, përse duhet të ketë sektor studimi, kuratorë apo qoftë edhe drejtorë në Galerinë e Arteve, kur koncepti i muzeut të vjen paketë e gatshme? Kur këta nuk i pyet kush, kur nuk dinë gjë, por e mësojnë nga mediat?! Ajo që më bën përshtypje është neglizhenc­a dhe indiferent­izmi i vetë Galerisë. Ky është një imazh i dëmshëm për punën e këtij institucio­ni. Unë nuk besoj se një firmë që projekton pallate banimi, ka në stafin e saj kuratorë, që njohin koleksioni­n e Galerisë dhe kurojnë ekspozita arti. Këtë gjë e di unë, ministria, publiku i gjerë, drejtori i Galerisë, tërë stafi i saj, përfshirë dhe rojën

 ??  ?? Një nga pavijonet e Galerisë Kombëtare të Arteve
Një nga pavijonet e Galerisë Kombëtare të Arteve
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania