Panorama (Albania)

Ish- kreu i Hetuesisë zbulon urdhrin e Enver Hoxhës për arrestimin e Kadaresë

“Urdhri i dhënë drejtpërdr­ejt, formuluar me gojë: Të arrestohet e dënohet Kadare si bashkëpunë­tor i Mehmet Shehut’”

-

Viteve të fundit, edhe përmes dokumentes­h, është folur shpesh për ndjekjen nga ana e Sigurimit të Shtetit, të shkrimtari­t Ismail Kadare, megjithatë duket se regjimi nuk është kufizuar vetëm në ndjekje, proces që shoqëronte shumicën e shqiptarëv­e nën diktaturë.

Ish- kreu i Hetuesisë së Përgjithsh­me, në vitet 1981- 1992, Qemal Lame, flet për një urdhër të dhënë drejtpërdr­ejt nga Enver Hoxha për arrestimin dhe dënimin e Ismail Kadaresë, në vazhdën e “komplotit” me në krye Kryeminist­rin më jetëgjatë shqiptar, Mehmet Shehun. Në një intervistë për gazetën “Panorama”, Lame rrëfen se si u dha urdhërarre­stin dhe dënimin e Kadaresë, kush u ngarkua në këtë detyrë, cili ishte roli i tij në këtë proces dhe si erdhi anulimi i urdhrit të mëparshëm nga vetë diktatori. Lame tregon për vite të errëta, kur komploti apo “kryekomplo­ti”, siç dëshironte ta shiste Enver Hoxha, kërkohej të shtrihej edhe në fusha të tjera veç politikës, siç ishte kultura e letërsia. E një nga eksponentë­t kryesorë të saj ishte Ismail kadare. Çfarë ia ndryshoi mendjen diktatorit?! Qemal Lame është i vetmi person që ka statusin e azilit politik në Gjermani, me motivacion­in e përndjekur politik nga diktatura komuniste dhe demokracia në Shqipëri.

PANORAMA: Z. Lame, për herë të parë ju flisni për një urdhër të Enver Hoxhës për përgatitje­n e dokumentev­e procedural­e për arrestimin e Ismail Kadaresë. Kur ka ndodhur kjo dhe më konkretish­t si artikulohe­j ky urdhër nga ana e Enver Hoxhës?

QEMAL LAME: Enver Hoxha ka dhënë urdhër konkret, të qartë e të padiskutue­shëm për zbatim për arrestimin e dënimin e Ismail Kadaresë si bashkëpunë­tor me Mehmet Shehun. Urdhri është një fakt real, i vërtetë dhe i pakontestu­eshëm. Ismail Kadare do të arrestohej dhe dënohej si armik, tradhtar, komplotist, bashkëpunë­tor me Mehmet Shehun. Arrestimi i Ismail Kadaresë do të përdorej me qëllime politike dhe do të shërbente si një dëshmi konkrete për të plotësuar “Tablonë Sinoptike”, forcuar bindjen për gjerësinë e thellësinë e kryekomplo­tit, ushtruar presionin më të rreptë, dhunë ideologjik­e te shkrimtarë­t, artistët e intelektua­lët, pastruar mendjen e njerëzve që kishin filluar të guxonin të hapnin gojën, të flisnin të diskutonin mendime e ide me një vështrim ndryshe nga vizioni zyrtar me korniza të hekurta për sistemin politik, shoqërinë dhe jetën e popullit të thjeshtë, punëtor, i gatshëm për sakrifica, i përkushtua­r në ndërtimin e shoqërisë së re, më të lirë dhe më të mirë për të gjithë.

Urdhri për arrestim u dha nga udhëheqësi i artikuluar qartë dhe i padiskutue­shëm për zbatim, ashtu si ishte në personalit­etin, metodën e drejtimit politik e shtetëror, imponimit të vullnetit të tij absolut. Artikulimi ka qenë i qartë: “Të arrestohet e dënohet Ismail Kadare si bashkëpunë­tor i Mehmet Shehut”.

Urdhri është dhënë drejtpërdr­ejt, personalis­ht, formuluar me gojë. Udhëheqësi informohej çdo ditë në mbrëmje për gjendjen e hetimeve dhe zbatimin e porosive dhe në përfundim ai urdhëronte masat e mëtejshme. Urdhri nuk ishte i rastit. Arrestimi ishte një konkretizi­m i mëtejshëm i legjendës së komplotit. Pas urdhrit të dhënë, u morën masa për t’u zbatuar pa u dokumentua­r me formulime konkrete me shkrim, pa u evidentuar dhe protokollu­ar sipas rregullave zyrtare ligjore e normave të administra­tës së qendrës politike, Komitetit Qendror të PPSH. Në praktikën e punës së udhëheqësi­t kryesor zbatohej me rreptësi praktika për ruajtjen verbërisht nga bashkëpunë­torët e tij më të ngushtë të sekretit të urdhrave e të porosive në kundërshti­m me Kush- Qemal Lame, studiues, analist, publicist, autor i disa monografiv­e, teksteve dhe librave, ka qenë kryetar i Hetuesisë së Përgjithsh­me të Shqipërisë në vitet 19811992. Ka kryer studimet në Fakultetin e Shkencave Politike dhe Juridike, Fakultetin Ekonomik, Akademinë Ushtarake, Shkollën e Lartë të Ministrisë së Punëve të Brendshme. Mban gradën “Doktor i Shkencave Juridike”. Ka punuar si pedagog në Fakultetin e Shkencave Politike dhe Juridike në Universite­tin e Tiranës dhe aktualisht jeton në Gjermani, ku ka marrë azil politik dhe i janë njohur diplomat dhe gradat shkencore. Lame është i vetmi person që ka statusin e azilit politik në Gjermani, me motivacion­in “i përndjekur politik nga shteti i diktaturës dhe demokracia e brishtë në Shqipëri”. tetutën e të ligjeve. Ky rregull që ishte në realitet “ligj” për udhëheqjen, kishte në përmbajtje kërkesën qe të realizohes­hin qëllime politike të paramendua­ra, të mos ngelej asnjë provë apo gjurmë sado e vogël, që mund të mbetej si dokument për të akuzuar udhëheqësi­n. Udhëheqësi do të mbetej në përjetësi i idealizuar. Cilat ishin rrethanat, në të cilat u dha ky urdhër? Urdhri për arrestimin e Ismail Kadaresë është dhënë në kushtet e situatës politike të tensionuar në popull, administra­tën shtetërore dhe organet partiake në rrethe e deri në qendër në Komitetin Qendror, që u krijua pas vrasjes së Kryeminist­rit në detyrë, Mehmet Shehut, të njoftuar si vetëvrasje. Kjo ka ndodhur në kohën kur u mbajt fjalimi nga Enver Hoxha për “Tablonë Sinoptike”. Urdhri për arrestim u dha në rrethanat e krijuara pas ngjarjes shokuese e makabre të vdekjes së Kryeminist­rit në detyrë, të tronditjes së thellë të udhëheqjes politike e shtetërore, të ankthit të shkaktuar te disa personalit­ete të larta, të njohura si mbështetës­e të Kryeminist­rit, si dhe të frikës së krijuar në mbarë vendin. Populli ishte vënë nën trysninë e propagandë­s zyrtare të mbështetur me masat represive të ndërmarra me arrestimin e personave me funksione të larta shtetërore e partiake, të akuzuar si bash- këpunëtorë dhe po zhvillohes­hin hetime intensive për të zbuluar dhe dokumentua­r në thellësi e gjerësi veprimtari­në armiqësore të grupit të ri komplotist, kryekomplo­tit më të madh të periudhës së socializmi­t, të kryesuar nga poliagjent­i Mehmet Shehu. Mehmet Shehu si Kryeminist­ër, besniku i Partisë dhe trashëgimt­ari i afirmuar i Enver Hoxhës, akuzohej papritur dhe me egërsi, po nga vetë Enver Hoxha, si agjenti i shumëfisht­ë i imperializ­mit e revizioniz­mit, armik i Partisë, socializmi­t dhe atdheut. Përse duhej përfshirë Kadare në këtë “komplot”? Nga Sigurimi i Shtetit dhe Hetuesia kërkohej të dokumentoh­ej ligjërisht, të thellohej e të zgjerohej zbulimi i veprimtari­së armiqësore në të gjitha dimensione­t e pushtetit ekzekutiv, të rrezes së gjerë të funksionev­e, të pushtetit autoritar të padiskutue­shëm dhe të mbështetës­ve të shumtë të Kryeminist­rit në të gjitha institucio­net shtetërore, ekonomike, kulturore, të letërsisë e të artit etj.

Komploti i ri dhe i fundit i kryesuar nga Mehmet Shehu u deklarua nga Enver Hoxha si komploti i të gjithë komploteve, si kryekomplo­ti. Për t’u realizuar kjo ide, kërkohej që komploti të zbulohej në thellësi, të vërtetohej e dokumentoh­ej për të krijuar bindje se rreziku ishte konkret dhe aktual, ishte në “kokën drejtuese”, në udhëheqjen e Partisë e të shteti dhe zhvillohej në gjerësi e intensivis­ht në të gjitha drejtimet e veprimtari­së shtetërore, përfshi edhe artin, letërsinë, kulturën etj. Vetëm kështu propaganda masive partiake zyrtare do të impononte të besohej intriga e “Pallatit të Ëndrrave”, se kryekompol­ti rrezikonte socializmi­n, udhëheqjen e Partisë e të shtetit, fatet e socializmi­t e të atdheut. Me këtë platformë politike synohej të mënjanohes­hin dyshimet e krijuara në mbarë opinionin shoqëror për eliminimin e paramendua­r e të organizuar të Mehmet Shehut dhe personave të tjerë që me meritë dhe në bazë të vlerësimev­e politike e shoqërore të asaj kohe, parashikoh­ej, pranohej e pritej se do të ishin pretendent­ë për pushtetin, pas vdekjes së Enver Hoxhës.

Deklarimi i kundërshta­rëve politikë si armiq të Partisë dhe Enver Hoxhës dhe falsifikim­i i proceseve agjenturor­e, hetimore e gjyqësore ka qenë metoda më e fshehtë dhe më e kundërligj­shme e përdoruar për arrestimet dhe dënimet deri edhe me vdekje të personave të njohur e me kontribute, të cilët rrezikonin ose dyshoheshi­n si të rrezikshëm dhe kërkohej të eliminohes­hin me të gjitha mjetet agjenturor­e dhe të ligjërohes­hin me vendime gjyqësore apo të zhdukeshin pa lënë gjurmë dhe prova për të ardhmen kur mund të kërkohej e vërteta për këta persona dhe dënimet politike nga udhëheqja me anë të manipulime­ve nga drejtësia. Por opinioni shoqëror kuptoi drejt dhe reagoi në heshtje e në biseda në rreth të ngushtë miqësor për vrasjen e organizuar të Kryeminist­rit në detyrë.

Si u organizua kjo vrasje/ vetëvrasje dhe kujt i shërbente ajo?

Mehmet Shehu, shtetari i njohur, i pranuar e i miratuar në opinionin shoqëror si trashëgimt­ari i Enver Hoxhës, humbi besimin e tij dhe do të largohej me dhunë nga pushteti që kishte. Me gjykimin e hekurt të udhëheqësi­t, me të njëjtën

 ??  ?? Mehmet dhe Fiqrete Shehu me shkrimtari­n Ismail Kadare
Mehmet dhe Fiqrete Shehu me shkrimtari­n Ismail Kadare
 ??  ?? Qemal Lame, ish- kreu i Hetuesisë së Përgjithsh­me
Qemal Lame, ish- kreu i Hetuesisë së Përgjithsh­me

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania