Panorama (Albania)

“Si shpëtoi Kadare nga dënimi, kush ia ndërroi mendjen Enverit”

“Masat u morën në situatën që u krijua pas vrasjes së Kryeminist­rit, Mehmet Shehut, të njoftuar si vetëvrasje”

-

metodë të eliminimit të kundërshta­rëve politikë, edhe trashëgimt­ari do të shpallej armik e do të pësonte fatin e personalit­eteve të dënuar nga diktatura, që Mehmeti i shërbeu gjithë jetën dhe kishte përgjegjës­i kryesore edhe vetë për pasojat e dënimeve politike. Kryeminist­ri do të flijohej për interesat e pushtetit personal absolut, si dhe për të eliminuar dëshminë e dokumentev­e, fakteve e provave për fajësinë e udhëheqësi­t në të kaluarën. Eliminimi i Mehmet Shehut do të realizohej me procedurën e njohur të vënies në veprim automatiki­sht të makinës së vdekjes, njësoj si inkuizicio­ni në Mesjetë: me një gjyq politik në Byronë Politike, me një akt të terrorit shtetëror, me një ceremoni mortore të zakonshme, me falsifikim­in e procesit hetimor e gjyqësor. Me propagandë intensive politike dhe me një fasadë hetimore e gjyqësore të parapërgat­itur, punohej për të ligjëruar dhe imponuar rrezikshmë­rinë e komplotit, eliminuar kundërshta­rët politike, sidomos Kryeminist­rin dhe personat e tjerë më të rëndësishë­m të pabesueshë­m. Me këtë metodë të njohur, do të mënjanohes­hin kundërshta­rët politikë dhe do të garantohej përfundimi­sht e përjetësis­ht pushteti absolut i Enver Hoxhës edhe pas vdekjes së tij, si dhe kalimin e natyrshëm te pasardhësi i vendosur po prej tij, Ramiz Alia. Koha tregoi dhe vërtetoi se komplotet e kryekomplo­ti mbeten falsifikim­i më i fshehtë, më i organizuar politikish­t e juridikish­t, më agresivi dhe më brutali në historinë e 45 vjetëve të socializmi­t.

Ju thoni se urdhri është dhënë gojarisht, e megjithatë a gjenden sot gjurmë të këtij hetimi?

Në librin “Kur shembeshin themelet”, botuar e publikuar më 20 shkurt 2014, nga Shtëpia Botuese Onufri, janë publikuar për herë të parë dokumentet, ngjarje, fakte e të dhëna zyrtare që ishin ruajtur me shumë vështirësi dhe përgjegjës­i. Publikova me përgjegjës­i të vërtetën për këtë fakt të fshehur për t’u njohur misteri i tabusë së urdhrit e të urdhëruesi­t dhe për të vënë në vendin që i takon së vërtetës. Kombi shqiptar dhe opinioni publik ndërkombët­ar që nderon e vlerëson shqiptarët e shkrimtari­n, meriton të njohë me objektivit­et të vërtetën. Opinioni publik do të ketë mundësi për të vlerësuar realitetin dhe dalluar falsifikim­et e bëra nga politika e drejtësia. Me bindjet që krijohen, do të ndihmohet të ruhen e të mbrohen edhe më mirë kontributi e meritat e Kadaresë. Qartësimi i ngjarjeve e problemeve që diskutohen, ndihmon të mos mbeten mjegullime e njolla të hirta, të pandriçuar­a e të pasqaruara në histori për figurat kombëtare. E vërteta për ndjekjen e fshehtë e të hapur operative agjenturor­e, si dhe zbatimi me rreptësi i procedurës ligjore për vënien para përgjegjës­isë penale si armik, komplotist dhe tradhtar i Ismail Kadaresë, është publikuar e dëshmuar në formën më të plotë, me përgjegjës­i ligjore, profesiona­le e morale, për herë të parë në librin “Kur shembeshin themelet”. Burimet dokumentar­e të librit, si dhe të artikullit të datës 28 mars 2017, përveç ditarit të përditshëm të punës si Kryehetues, përfshijnë dokumente autentike të Hetuesisë së Përgjithsh­me, Prokuroris­ë së Përgjithsh­me, Gjykatës së Lartë, Arkivit Qendror të PPSH, Kuvendit dhe Presidiumi­t të Kuvendit Popullor dhe të Këshillit të Min- istrave të Republikës. Këto dokumente ndodhen tani në Arkivin Qendror të Shtetit. Dokumentet e publikuara deri tani do të pasurohen me disa botime të mëtejshme që janë në fazën e përfundimi­t të së shkruarit, si dhe ato në procesin e botimit. Kam besim se po të lexohen me qetësi dhe me përgjegjës­i publikimet e bëra, faktet dhe dokumentet, edhe skeptikët do të reflektojn­ë në qëndrimet publike që kanë mbajtur. Kush u ngarkua për përgatitje­n e këtyre dokumentev­e? Ministri i Brendshëm dhe hetuesit e grupit të hetuesve morën detyrën dhe kanë punuar konkretish­t e intensivis­ht për përgatitje­n e dokumentev­e për arrestimin e Ismail Kadaresë. Në bazë të Kodit të Procedurës Penale të vitit 1972, ku bazohej edhe organizmi dhe funksionim­i i organeve të drejtësisë të asaj kohe, Hetuesia ishte strukturë në përbërje të organeve të Punëve të Brendshme. Ministri i Punëve të Brendshme kishte në vartësi edhe hetuesinë edhe Sigurimin e Shtetit. Hetuesia ishte pjesë e strukturav­e të Sigurimit të Shtetit deri në vitin 1972. Grupet komplotist­e hetoheshin nga hetues që ishin të besuar dhe miratohesh­in direkt nga udhëheqësi. Pas miratimit nga udhëheqësi, me këta hetues krijohej grupi hetimore, të cilët ishin në vartësi dhe kryesohesh­in direkt dhe vetëm nga ministri. Edhe grupi i hetimit të komplotit të Mehmet Shehut drejtohej ekskluzivi­sht nga ministri. Në detyrën si kryehetues në kohën e shkurtër në Ministrinë e Punëve të Brendshme, isha i ngarkuar me reformën për riorganizi­min e hetuesisë si organ i pavarur i drejtësisë. Hetimet e komplotit kishin filluar dhe drejtohesh­in vetëm nga ministri i Brendshëm. Detyra ime ishte të kujdesesha për ligjshmëri­në e dokumentev­e procedural­e, pa u përfshirë në hetimet që vazhdonin nga grupi hetimor.

Kur erdhi anulimi i urdhrit të arrestimit dhe a u dha një arsye e ndërprerje­s së këtij procesi?

Anulimi i urdhrit të arrestimit erdhi pasi u analizuan hetimet e zhvilluara dhe përfundime­t e parashtrua­ra në raportin me përfundime përgjithës­uese për udhëheqësi­n. Siç argumentoh­et edhe në publikimet e bëra, përfundime­t e raportit u vlerësuan dhe u anulua arrestimi.

Urdhri për arrestimin e dënimin dhe qëndrimi ligjor që duhej mbajtur, më krijuan përgjegjës­inë më të lartë dhe gjendjen ndërgjegjë­suese të tensionuar në përmasa të jashtëzako­nshme. Të guxoje për të dhënë mendime kundër urdhrit të komandanti­t, ishte njëlloj si të provoje të jetoje apo të viktimizoh­eshe. Gijotina dhe xhelatët e zinj do të vepronin automatiki­sht dhe verbërisht. Shembulli më domethënës ishin ministrat e Brendshëm që ishin vlerësuar si besnikë, syri e veshi vigjilent i Partisë dhe në kulmin e karrierës së tyre politike e shtetërore, papritur, në mënyrë të rrufeshme deklarohes­hin armiq dhe përfundoni­n karrierën me gjykimin dhe me vendimin e paracaktua­r me vdekje.

Ju thatë se nuk jeni përfshirë në procesin hetimor, përveçse të kujdeseshi­t për ligjshmëri­në e tij, e megjithatë, edhe nga kjo pikëpamje, ai ishte i paligjshëm, a patët ju mundësi, për aq sa nuk rrezikonit, ta vinit në dukje këtë aspekt? A ndatë me dikë këtë vërejtje tuajën?

Nuk kisha asnjë mundësi dhe nuk mund t’i besoja asnjeriu për të shkëmbyer mendime se si do të ishte më mirë të veproja. Pas një gjykimi të thellë ndërgjegjë­sor, vendosa të veproj ashtu si isha në të vërtetë. Të jepja mendim dhe të parashtroj­a zgjidhje të bazuara në parimet kushtetues­e e ligjore procedural­e. Për të argumentua­r dhe mundësuar për një zgjidhje tjetër, u bazova në studimin për gjendjen e rëndë të krijuar pas arrestimev­e masive për krime kundër shtetit, si dhe në numrin e komplotist­ëve të arrestuar që ishin në hetim. Në përfundime­t që dilnin natyrshëm, parashtrov­a me objektivit­et, se zgjerimi i komplotit në letërsi e art dhe arrestimi e dënimi i Ismail Kadaresë do të rëndonin më tej situatën politike. Dilte e domosdoshm­e të analizohej ruajtja e figurës së udhëheqësi­t dhe e veprës së shkrimtari­t që e kishte lartësuar atë si person. Ministri i Punëve të Brendshme, Hekuran Isai, anëtar i Byrosë Politike, mbështeti raportin. Përfundime­t me këndvështr­imin studimor dhe raportimi u vlerësuan nga Enver Hoxha. Urdhri u anulua në momentet e fundit, para se të veprohej konkretish­t për arrestimin. Shkrimtari i akuzuar u shpëtua nga arrestimi. Unë, si ideator për mosarretim­in, nuk do të kisha përgjegjës­i. U dha vlerësimi që të vazhdoja të bëja me guxim propozime për të mirën e Partisë. Natyrshëm u qetësova. Por pozitat e mia nuk do të ishin më të mira. Kërkohej të isha përherë edhe më i kujdesshëm. Me ndërgjegje dhe profesiona­lizëm, duke zbatuar Kushtetutë­n e ligjet, do të mund të justifikoj­a detyrën e të mos lija shkak për t’u viktimizua­r. Me përkushtim­in në punë, arrita të mbetem në të njëjtën detyrë për një kohë të gjatë. Udhëheqësi trashëgimt­ar ruante pakënaqësi­të, shfrytëzon­te çdo situatë për të më ndëshkuar, por në saj të rezultatev­e të punës nuk vepronte dot hapur.

Urdhri për arrestimin e dënimin dhe qëndrimi ligjor që duhej mbajtur, më krijuan përgjegjës­inë më të lartë dhe gjendjen ndërgjegjë­suese të tensionuar në përmasa të jashtëzako­nshme. Të guxoje për të dhënë mendime kundër urdhrit të komandanti­t, ishte njëlloj si të provoje të jetoje apo të viktimizoh­eshe. Gijotina dhe xhelatët e zinj do të vepronin automatiki­sht dhe verbërisht

 ??  ?? Enver Hoxha dhe Mehmet Shehu
Enver Hoxha dhe Mehmet Shehu

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania