Panorama (Albania)

Kristian Panuçi: Ishim në gjumë, tani jashtë kompeticio­nit

-

Dje, në Ber Sheva, edhe pse dhamë sinjale të mira në aspektin e lojës, sërish dolëm të mundur në fund, madje me një rezultat të pastër, 2- 0. Pësojmë një gol naiv, ndoshta më të thjeshtë edhe se në kalçeto, ndërsa më pas, edhe pse dominojnë, nuk dimë të shënojmë duke shpërdorua­r pa fund. Në pjesën e dytë vendos ligji i pashkruar i futbollit dhe e pësojmë. Një Shqipëri që as mrekullia matematiko­re tashmë nuk i bën dot derman për të shpresuar vendin e parë nëse arrin të fitojë ndeshjen e mbetur me Skocinë më 17 nëntor. Në Izrael vuajtëm rreshtimin e gabuar të mbrojtjes në golin e parë, që po bën xhiron e botës për faktin se erdhi prej asistit të portierit. Ky i fundit, me një mbiemër karizmatik, Harush, ishte në një ditë të jashtëzako­nshme, duke u bërë makth për Bekim Balaj & CO. As rikthimi te skema 4- 5- 1 nuk dha efekt, pasi na mungoi shënjestra në një takim ku kundërshta­ri dukshëm ndjeu lodhje, pasi vetëm katër ditë më parë kishte përballuar Skocinë.

PJESA E PARË Myrto Uzuni është befasia e madhe në formacion dhe beratasi e shpërblen me një paraqitje fantastike, duke luajtur sikur të kishte vite me fanellën kuqezi. Me Balajn në majë të sulmit, kuqezinjtë i afrohen golit me shkodranin, që është i pafat, pasi gjen në një ditë të çmendur portierin Harush. Në fraksion sekonde pas rastit të parë të Kombëtares, është portieri i Izraelit që bëhet protagonis­t me asistin e "vitit", duke shërbyer për Hemed që nga zona e tij me një top të gjatë rreth 70 metra. Me mbrojtësit kuqezi në gjumë dhe daljen e Strakoshës, vjen goli i parë për Izraelin. Një tronditje jo e vogël, por vazhdimësi­a e ndeshjes tregon se kundërshta­ri ka jo pak mangësi në mbrojtje, mirëpo nuk është dita e Balajt, por e Harush. Portieri izraelit reagon sërish mrekullish­t pas një goditjeje të Balajt me kokë, ndërsa më pas ndal edhe Xhakën pas një kthese spektakola­re të mesfushori­t. Shqipëria mundohet ta godasë Izraelin me krosimet nga krahët në zonë, por edhe goditjet standarde, por shënjestra dhe mungesa e fatit në disa raste na penalizon. Në fund të pjesës së

"Do të dalim të parët në grup". Kjo ishte fjalia e deklaruar nga Kristian Panuçi dhe presidenti i FSHF- së, Armand Duka, menjëherë sapo Shqipëria mësoi shortin në Ligën e Kombeve. Sigurisht, një deklaratë që i shkonte për shtat skuadrës që vinte nga pjesëmarrj­a në Europianin e fundit, por, në fakt, të dy ata harruan atë që ndodhi më pas me Kombëtaren: Eksperimen­t!. Në fund të disfatës së djeshme, trajneri Kristian Panuçi, në deklaratën për "TVSH", pranoi se skuadra doli jashtë kompeticio­nit, ndërkohë që skuadra gaboi në disa momente. Gjithashtu, ai përmendi edhe lojën e mirë dhe rastet e krijuara.

Luajtëm mirë, patëm raste, kontrollin e topit. Pse humbëm?

Më vjen keq për djemtë, bëmë një ndeshje të jashtëzako­nshme. Morëm një gol nga goditja e portierit dhe kjo është e rëndë. Edhe më pas morëm një tip autogoli. Të kthehesh me një humbje të tillë, të bën të ndihesh keq. parë humbasim edhe shërbimet e Bashës për shkak dëmtimi, ndërsa Panuçi aktivizon Sabjen Lilajn, e thirrur në Kombëtare vetëm dy ditë më parë.

PJESA E DYTË Pas pushimit, trajneri i Izraelit bën një lëvizje në qendër të mbrojtjes, ndërsa kuqezinjtë Ku ishin mbrojtësit? Ishte një top i gjatë dhe kur u ktheva pashë që po shkonte te Hemed, dhe mbrojtësit po flinin në atë moment. Thjesht kemi fjetur. Çfarë luajmë ndaj Skocisë? Është e vështirë të fitosh 3- 0 dhe pastaj që Skocia të mundë Izraelin, e më pas do jemi me pikë të barabarta. Ne, ndërkohë, jemi rifuten në fushë me lëvizjen e vetme Basha- Lilaj. Shqipëria hidhet direkt në sulm dhe Hysaj tenton golin me një goditje spektakola­re nga jashtë zone. Grezda dhe Uzuni nga krahët mundohen të qëndrojnë sa më afër Balajt, ndërsa Memushaj shtyn përpara, duke qenë ai jashtë. Dukeni i dorëzuar? Nuk jemi dorëzuar, por duke humbur kështu, bëhet shumë e vështirë.

Shqipëria më e mirë me Lilajn se Bashën?

Nuk më pëlqen që përmendni emra, ka qenë një skuadër e madhe. njeriu i pasimit të fundit. Shansi i golit i vjen sërish Balajt, por shkodrani është i pafat. Më pas është radha e Lilajt, që me një goditje nga jashtë zone gjen në pozicion portierin. Kuqezinjtë tentojnë me të gjitha mënyrat, ndërsa lëvizja e Panuçit është debutuesi Vrioni në vend të Bal- ajt. Më pas nuk ka më zëvendësim, duke "djegur" të tretin dhe habitur jo pak. Nuk kalojnë shumë minuta dhe Izraeli, i gjendur nën presion, kujtohet të vendosë në punë "yjet" që ka në përbërje, si mesfushori Naço dhe sulmuesi Dabur. Goditja fatale për ku- qezinjtë vjen atëherë kur mendohej gjithnjë e më shumë barazimi. Një goditje dënimi e Izraelit kthehet në gol nga Dia Seba dhe gjithçka merr fund. As përpjekjet për golin e nderit nuk japin rezultat dhe gjithçka mbyllet me fitoren e pastër të Izraelit, 2- 0.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania