Panorama (Albania)

Kosova ndalet në barazim, humb “asistin” e azerëve

Kosovarët kryesojnë me tetë pikë, Malta barazon në Azerbajxha­n

-

Skuadra e trajnerit Bernqard Shaland në ndeshjen e katërt të Ligës së Kombeve ka barazuar 1- 1, por me pak kujdes edhe mund të kishin marrë fitoren, pasi ndeshjen e nisën shumë mirë, ku në minutën e nëntë Milot Rashica kaloi në avantazh "Dardanët". Trajneri Shaland vendosi që në dallim nga ndeshja e fundit, ku Kosova fitoi 31 ndaj Maltës, ndaj Ishujve Faroe të bënte katër ndryshime në formacion. Njëri erdhi për shkak të mungesës së Hekuran Kryeziut në mesfushë dhe Benjamin Kolollit në mbrojtje. Te Kosova titullarët e rinj janë: Ardin Dallku në qendër të mbrojtjes dhe Fidal Aliti si i majtë. Idriz Voca në mesfushë së bashku me Herolind Shalën, ndërsa Milot Rashica ka zënë vendin e Arbër Zenelit. Ndërsa, trajneri i Ishujve luan me formacioni­n më të mirë. Pjesa e parë e ndeshjes i takoi Kosovës, e cila menaxhoi më mirë lojën dhe shënoi edhe një gol që në fillim të takimit. Në minutën e nëntë të ndeshjes zhbllokohe­t rezultati me eurogolin e Milot Rashicës, i cili me një të djathtë nga jashtë zone e dërgoi topin në trekëndësh. 0- 1 për Kosovën dhe Rashica e feston golin, duke bërë simbolin e shqiponjës dhe duke kryqëzuar duart. Pas këtij goli nis sulmi i kosovarëve, por pa mundur që të dyfishojnë. Edhe vendësit u munduan me Joensen në një rast, por 45 minutat e para u mbyllën me golin e Rashicës. Kosova e nisi pjesën e dytë me idenë për të administru­ar golin, por pa kaluar pesë minuta lojë vendësit shfrytëzoj­në një gabim të Rrahmanit në mesfushë dhe me një kundërsulm të shpejtë, Joensen ndëshkoi dardanët, duke barazuar rezultatin në shifrat 1- 1. Pas këtij goli të pësuar, Kosova kujtohet të sulmojë dhe të gjejë golin e fitores. Përkundër zëvendësim­eve të kryera, me idenë për të forcuar ekipin nga trajneri Shaland dhe rasteve të krijuara nga të dyja skuadrat, ndeshja u mbyll në barazim 1- 1. Pas këtij barazimi në transfertë, Kosova vazhdon të kryesojë grupin me tetë pikë, kjo edhe falë dhuratës së Maltës, që barazoi 1- 1 me Azerbajxha­nin, që renditet i dyti me 6 pikë. Ndeshja e radhës për Kosovën është në Maltë më 17 nëntor, ndërsa Ishujt Faroe udhëtojnë në Azerbajxha­n.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania