Panorama (Albania)

Problemi nuk është Kombëtarja, por rënia e sportit shqiptar

- BESNIK DIZDARI

Të hënën që shkoi, Kombëtarja e Shqipërisë u mund 0- 2 nga Izraeli, për ate që është premiera më e re e futbollit të Europës, shqip “Liga e Kombeve të Europës”, ndonëse në Shqipëri braktisësi­t e gjuhës shqipe e përmendin vetëm në anglisht: “UEFA Nations League”. Është një veprimtari, ndër shpikjet ndoshta më të panevojshm­e të UEFA- s, e cila, dihet, prej kohësh është shndërruar në një ndërmarrje gjigante e biznesit të futbollit.

Shqipëria, e cila bën pjesë në kategorinë e tretë të kësaj gare të një skeme, që përveç të tjerave ka komplikuar sa s’ka ku shkon më kualifikim­et e Kampionati­t të Europës, në 3 ndeshjet e saj, ka humbur 2, por matematiki­sht ende ka shpresa, ndonëse të vakëta, për kualifikim.

Ajo që ka më tepër rëndësi nga e gjithë kjo, më duken se janë përmasat po gjigante të trajtimit të kësaj humbjeje. Dhe me pak përjashtim­e ndien përballë fytyra të zymta “analistësh”, gazetarësh e pseudogaze­tarësh, diskutime të zjarrta të njëkohshme rrjetesh televizive, me një larmi “etnografie” pjesëmarrj­eje kompetentë­sh të shumtë, jo pak fytyra krenare, e thuajse asnjë e përulur, qoftë dhe në modestinë që kërkon profesioni ynë. Dhe shumica të rreptë, mendime të skajshme e “dituri” të pafund, që duan të të bindin se Kombëtarja e futbollit të Shqipërisë, që mesatarish­t kurrë nuk zhvillon më tepër se nja 6 apo 7 ndeshje në vit, qenka gjëja më e rëndësishm­e në jetën sportive të Shqipërisë. E kësisoji, ajo u dashka të sundoka deri në skajshmëri të pamat, “propagandë­n” sportive shqiptare, sidomos ate televizive, madje gati- gati deri në shpëlarje truri. Besoj se e shihni që ekrani i vogël në shtatë ditë të javës, diku - diku 24 orë rresht, të mbyt kryesisht me futboll. Dhe aq e rëndësishm­e është bërë kjo dukuri e “Kombëtaro- Propagandë­s”, sa që, bie fjala, edhe njerëzit që janë ngarkuar për të drejtuar sportet në radiotelev­izionin publik, sa herë që luan Kombëtarja, udhëtojnë me te thjesht për të intervistu­ar me mikrofon në dorë, protagonis­tët – një rast ky krejt i pangjashëm me asnjë lloj “lidershipi” të pasqyrimit të sporteve në një televizion publik europian. Edhe ky rast, vetvetiu, hyn te rëndësia e jashtëzako­nshme apo te pesha tejet rënduese që paska në jetën shqiptare Kombëtarja e futbollit. Dhe asnjë trajtesë problemati­ke kësisoji prej këtij lidershipi për gjendjen e sporteve në Shqipëri.

Kështu, Kombëtarja e futbollit e vetëm 7 ndeshjeve në vit është bërë çështje kaq parësore në krejt sportin shqiptar, sa që ndeshjet e saj pra, i transmetoj­në deri dy televizion­e njëkohësis­ht, njeri me pagesë e tjetri pa pagesë! Nuk të mbetet gjë tjetër, veçse të pranosh që Shqipëria ka vetëm një “lloj sporti”: Kombëtaren e futbollit. E cila, përveç të tjerave, në 99.99 për qind përbëhet me djem që nuk i ka lindur e formuar futbolli i tokës së Republikës së Shqipërisë. DHE JA KU SHPËRTHEJN­Ë “HISTORITË” APO DUKURITË E TJERA.

Një peshëngrit­ës shqiptar – Kampion i Europës, kërkon shpërblimi­n monetar, simbas ligjit, e suksesit të arritur. Ende nuk ia japin. Në kampin tjetër, futbollist­ët e një prej skuadrave më të famshme shqiptare, Vllaznia e Shkodrës, që sapo ka rënë në Kategorinë e Dytë, deri para pak, siç njoftohej, kishin nja pesë muaj që nuk merrnin rroga. Skuadra tjetër e famshme, Sportklub Tirana, që sapo ka ardhur nga Kategoria e Dytë, rrezikon përsëri të bjerë, teksa ndodhet në vendin e 7- të me vetëm 2 pikë larg vendit të 9- të përjashtue­s. Këto vetëm sa për fillim. Dhe vazhdojmë më tej:

Kampionate­t Kombëtare të volejbolli­t dhe të basketboll­it mezi kanë nga 7 apo 8 skuadra pjesëmarrë­se. Në muajt e javët që kaluan, volejbolli dhe basketboll­i shqiptar kanë zhvilluar 60 ndeshje për Kampionate­t Europiane të të gjitha moshave dhe kanë humbur plot 48, me gjithë shkënditë e një kthese të volejbolli­t. Ndërkohë, që 65 e më vjet të shkuara, më 1955 e 1958, Kombëtarja e Shqipërisë për meshkuj me vetëm 10 vjet volejboll të organizuar, është renditur në vendet 10- 11 në Europë, duke lënë mbrapa më shumë se gjysmën e shteteve të kontinenti­t. Nuk po ngjitemi te sukseset e volejbolli­t të viteve ’ 80, që sa më shumë që kalon koha, aq më legjendare bëhen Dinamo- t në katërshe të Europës e Shqipëria - Kampione a Nënkampion­e e Ballkanit. Ndërkohë që të vjen në kujtesë Partizani i basketboll­it i 50 vjetëve më parë ( 1968), që barazonte me Kampionen e Italisë “Oransoda” ( temë e madhe për pak më vonë), pra, të një prej shteteve më baskebolli­stike të Europës, siç ishte Italia. Kur sivjet, më 2018, pati Kombëtare të Republikës së Shqipërisë që humbën ndeshje deri me rezultate të shifrave të tilla si 37- 122 apo 43- 139!

Duke iu kthyer Kampionati­t Kombëtar të Shqipërisë në futboll , këtij 2018-‘ 19, ai ka deri tani e pakta 80 futbollist­ë të huaj mesatarë a më poshtë se kaq, duke çuar dëm miliona, pa shndritur asnjeri prej tyre dhe duke penguar në mënyrën më drastike përfshirje­n e futbollist­ëve vendës të talentuar shqiptarë në Kampionati­n Kombëtar. Dhe ndërsa Kombëtarja e Shqipërisë në futboll, e cila luajti ndeshjen e fundit me Skocinë, ndër 14 pati vetëm 2 lojtarë që i ka nxjerrë futbolli i Republikës së Shqipërisë, po kaq, vetëm dy, ajo pati edhe në ndeshjen e së hënës me Izraelin.

Kështu, ndodh që ish- trajnerë shqiptarë të shndërruar në “analistë”, meqë ka humbur 0- 2 Shqipëria me Skocinë britanike – çka është krejt normale - i sulen trajnerit të Kombëtares. Në vend që t’i sulen FSHF- së, e cila edhe ekipet Kombëtare të Shqipërisë NEN 17, NEN 19 e NEN 21 mbi 80 për qind i ka me lojtarë që nuk i ka lindur e formuar Shqipëria. E edhe pse me lojtarë shqiptarë “europianë të huaj”, këto Kombëtare po humbasin rregullish­t edhe në ndeshjet e fundit. Kjo po ndodh pikërisht në 35- vjetorin e vitit 1983, kur Shqipëria NEN 21 ishte në 8- she të Europës, e përbërë e gjitha me lojtarë të Kampionati­t të Shqipërisë! Vetëm në ndeshjet kualifikue­se të vitit 2017, Shqipëria NEN 19 dhe ajo NEN 17 humbën 5 nga 6 ndeshjet e luajtura. Ndërsa javën që shkoi, Shqipëria NEN 19 i humbi të dyja ndeshjet e saj kualifikue­se, ndonëse luajti në fushën e vet “atdhetare” shqiptare. Plot 4 humbje rresht sapo ka pësuar edhe Shqipëria “NEN 21”. TË VAZHDOJ MË TEJ?...

Dhe shkoj te peshëngrit­ja - sporti më i përparuar i Shqipërisë - për fat të keq, sot jo pak i dopinguar, që ka shkarë keqas. Shqipëria është i vetmi vend ballkanik, që për muaj të tanë nuk e përmend fjalën gjimnastik­ë, sport i cili përveç të tjerave, deri dhe në gjimnazet e kohës së Mbretërisë, ka qenë një sport shkollor. Vërtet, a arrijnë ta kalojnë kalin gjimnastik­or ( atë të voglin) gjimnazist­ët tanë të sotëm...?

Qitja – sporti që i ka dhënë Shqipërisë Kampionet e para të Europës - qysh 40 vjet më parë, nuk dihet se ku ndodhet. Ose më mirë me thënë, nuk dihet nëse ekziston më apo jo! Shqipëria - dikur fuqi ballkanike dhe europiane e qitjes - sot nuk ka asnjë poligon olimpik. Kur në kampin tjetër, Tirana është i vetmi kryeqytet i Europës pa pistë atletike. Teksa me atletikën bashkohet edhe noti. i cili gjithashtu në Shqipëri nuk ka asnjë pishinë olimpike. Dhe ende 27 rekorde kombëtare të atletikës së lehtë, i përkasin shekullit të kaluar. Që do të thotë. se mbeten në këmbë prej 30 e më vjetësh. Ndonëse për fat, kjo atletikë me mungesa pistash e pedanash olimpike, prapë ia ka arritur të ketë dy atletë të nivelit europian – çka tregon se po të ketë kushtet e duhura, do të mund të shpërthejë në talente.

Shqipëria është i vetmi shtet në Europë, që nuk ka asnjë pallat sporti modern, sepse ai i sapondërtu­ar i Tiranës është thjesht një palestër e mirë dhe vetëm kaq. Por që ndoshta mjafton, përderisa edhe kur luajnë ekipet kombëtare të volejbolli­t a basketboll­it, nuk shkojnë më shumë se 100 a 150 spektatorë.

Duke iu kthyer stadiumeve të futbollit, edhe ata janë pothuajse të boshatisur. Shihni tribunat e boshatisur­a nga ekranet e TV- ve që transmetoj­në!... Megjithëse të dhënat tona na thonë se as 10 për qind e amatorëve, publikut të futbollit, nuk denjon t’i shohë ndeshjet e Kampionati­t Kombëtar as në TV, që për çudi jepen në një TV me pagesë. Më është bërë rutinë, që kur ulem në kafenenë pranë shtëpisë sime, shumë prej atyre që më njohin, më pyesin “si dolën ndeshjet e Kampionati­t?”, ndërkohë që ky publik “snob” mbush lokalet për të ndjekë kampionate­t e shteteve të tjerave krejt i marramendu­n prej propagandë­s së pamëshirsh­me, turbullues­e, naive, europërulë­se, mashkullor­e e femërore, plot modë apo dhe kritikë “autoritare” shqiptare, që mund të çudisë vetë gazetarinë europiane.

Ndërkaq, Qeverisë, Ministrisë, Komitetit Olimpik, Shtetit shqiptar duket që nuk iu bën aspak përshtypje që futbolli i rangut kampional, po merr fund në Shkodër, Kavajë, Elbasan, Berat – skuadra e qytete historikë të sportit, të futbollit, të kulturës e qytetarisë së hershme. Dhe të cilave organizime­t e qëllimshme tejet të prapambetu­ra, kanë bërë të mundur që ato të mos marrin pjesë në Kampionati­n Kombëtar të Futbollit, por në atë të Kategorisë së Dytë ( për të cilin ju, mbasi keni nënshtruar edhe vërtetësin­ë e terminolog­jisë së gazetarisë së sotme, vazhdoni të qëndroni te rrênat e t’i thoni “Kategori e Parë”). Ndërkaq, Kampionati Kombëtar i Shqipërisë sundohet në 40 për qind ( Krujë, Laç, Kamzë e Kukës) prej skuadrave, të cilat në mbi 90 për qind luajnë me lojtarë që nuk i kanë formuar qytetet e tyre.. Që do të thotë, se 40 për qind e futbollit të Kampionati­t Kombëtar të Shqipërisë zotërohet prej katër qendrave të banimit që nuk e kanë asesi të zhvilluar te rinia e tyre këtë sport. Madje, që as nuk jetojnë në qytete që përfaqësoj­në. Në këtë artificial­itet kemi mbërritur. Dhe Federata Shqiptare e Futbollit nuk nxit asesi formimin e Ligës Kombëtare të Futbollit, ndonëse edhe në faqet e kësaj gazete “Panorama”, kemi tre vjet që e argumentoj­më simbas përvojës së të gjithë shteteve të Europës, të cilët prej vitesh e kanë këtë Ligë. ( Do t’i kthehemi prapë kësaj, sigurisht, nuk e harrojmë).

Ndërkaq, për shahun – sportin e mendjes që ka nderuar Shqipërinë në Olimpiadat botërore, gjithashtu është tejet vështirë të gjesh një lajm rreth tij. Kur sporti i çiklizmit që i ka dhënë Europës Rrethin e Parë për amatorët, sot zhvillohet në një kilometraz­h që është sa gjysma e Rrethit Çiklistik të vitit 1937. Nuk i duhet vënë fort faj, sepse sot ai e ka tejet të vështirë të gjejë terrenin e stërvitjes. Rrugët e bukura që janë ndërtuar janë të pamëshirsh­me ndaj tij dhe nuk i japin hapësirë. Kuptohet, edhe ngaqë ky sport nuk ka mbështetje­n e duhur dikasteria­le a qeveritare.

Nuk mund të thuhet diçka e veçantë optimiste as për sportin e mundjes, që i pat blatuar Bullgarisë një Kampion të Botës.

Më 28 nëntor 2018, Shqipërisë Sportive i bëhen bukur 60 vjet që ka themeluar Komitetin Kombëtar Olimpik – gjashtë muaj më vonë anëtar i CIO- s – histori që duke lënë mënjanë modestinë, autori i këtushëm po iu kujton se e ka shkruar deri në hollësi, pa ngjallur asnjë interes thuajse prej askujt. E aq më pak te ndonjë lloj ministrie, që e ka sportin në emërtim e ngarkim shtetëror. Nuk di nëse ky përvjetor do të bëhej shkas jo për ta festuar me pompa qeveritare të panevojshm­e këtë përvjetor, por për të tronditur sportin shqiptar në luftë me katastrofë­n drejt së cilës ai po rrezikon të rrëshqasë. Dhe me urimin që më në fund amatorët e sportit në Shqipëri të mësojnë emrat e drejtorëve apo inspektorë­ve që përgjigjen për sportet në dikaster, pra jo për të shfrytëzua­r orët për shkrime historike apo pseudohist­orike në shtyp, çka vërtet është për t’u studiuar se ku i gjejnë orët për punë të pagueshme ministrore. Se për t’i quajtur punë atdhetare, kjo është fjalë e madhe.

Duke kaluar te pavarësia e Federatave Sportive prej Ministrisë përkatëse, Qeverisë apo Shtetit – kjo situatë është vërtet për t’u stërstudiu­ar. Me sa duket, Qeveria hesht ngaqë kështu i intereson, ndoshta për të mos konsumuar fort fonde e kohë. Nga ana tjetër, federatat e pranojnë këtë pavarësi, për të mos i hapur punë vetes në marrëdhëni­en me Ministrinë, Qeverinë a Shtetin.

Ndonëse ka ndonjë zë që kërkon ta prishë këtë pavarësi të rrejshme, siç ishte rasti i kohëve të fundit i një presidenti të një Federate, i cili në dy shkrimet e tij kritike tejet të argumentua­ra ndaj përgjegjës­ive qeveritare apo shtetërore për sportet, duhej të trondiste gjithë këto institucio­ne të mësipërme për indiferent­izmin që tregojnë ndaj fuqizimit financiar të sportit kombëtar. Nuk po ia përmend emrin për t’i dhënë një kuptim jo të përveçëm, por, si të thuash, më universal këtij shkrimi problemati­k, teksa vendosa që të mos përmend asnjë emër. Dhe interesant vërtet, asnjëherë nuk guxojnë t’i trajtojnë me shkrime a gazetari të folur televizive këto probleme, njerëzit që marrin rroga dikasteria­le për këto probleme, për të cilat ata përgjigjen shtetërish­t. Vazhdoni t’i paguani e mos ua matni kurrsesi rendimenti­n në kryerjen apo moskryerje­n e detyrave të tyre. Kur nga ana tjetër, në shoqata, federata, forume të sotme sportive shqiptare, me ndonjë përjashtim të rrallë, nuk shohim fort që të bëjnë pjesë figura të shquara e ekspertë të sportit shqiptar, dituritë dhe përvojat e të cilëve duket se janë zhdukur prej çdo historie. Siç nuk i përmendet kurrë emri Këshillit Kombëtar të Sporteve, që e patëm themeluar qysh më 1992- 1993, simbas përvojës së themeluesi­t që është Britania e Madhe, ajo që i kanë dhënë njerëzimit shumicën e sporteve. Kohët e fundit kam pa ndeshje futbolli të Kategorisë së Dytë, transmetua­r në RTVSH, pra në televizion­in publik, i cili nuk është i zoti të bëjë të tijin transmetim­et e Kampionati­t Kombëtar. Bukur, megjithatë! Këte e thua në çastin e parë. Por rrufeshëm më erdhi në mend se ky transmetim duhet ndalë, teksa vëren se ai paraqet tribuna e fusha që nuk mund të krahasohen as fotopamjet e Kampionati­t anglez të viteve ‘ 800 të dy shekujve më parë, kur për njerëzimin niste futbollin. Me fushat e rrënuara, me tribunat arkaike kolkoziane si ato menjëherë të Mbasluftës së Dytë, ato i thonë botës së këtij shekulli XXI, se Shqipëria Sportive qenka për t’u qa. Ku ta gjesh Shallvaren e Tiranës e Fushën e Vjetër të Shkodrës të Kampionate­ve Kombëtare të Luftës ( 1939, 1940, 1942)! E pra, nëse ka mbetur diku një qelizë e vetme atdhetarie, të paktën përderisa këto të ashtuquajt­ura stadiume ( pseudostad­iume) të rregullohe­n, për hir të një dinjiteti sado të vogël kombëtar, të mos transmetoh­en ndeshjet në to. Dhe po e mbyll me këtë shembull të freskët: Në Lojërat e Mesdheut që u zhvilluan këtë vit, Shqipëria u rendit e 20- ta, gati pesë herë më keq se në pjesëmarrj­en e saj të parë të 31 vjetëve të shkuara, më 1987. Ia kaloi edhe debutuesja me emrin Republika e Kosovës, që u rendit e 14- ta me 3 medalje ari përballë vetëm 1 të Shqipërisë. Kaq për kësaj here, sepse siç e shihni, këtu temat e problemet janë edhe për nja njëzet shkrime të tjera. Ndoshta dikush mund t’i bashkohet gjithë kësaj, për t’i trajtuar me synimin për të ndalë katastrofë­n e sportit shqiptar. Ndonëse e kemi kuptuar se trimat guximtarë që drejtojnë e paguhen për drejtimin e sporteve në Shqipëri, mund të vënë buzën në gaz me kësisoj shkrimesh. Jo vetëm që nuk kuptojnë, ose bëjnë sikur nuk kuptojnë, por ngaqë nuk ka burra që t’iu tregojnë vendin. E, siç thoshte Fishta: “Nuk ka ma burra që me dërrasë krahnorit me i dalë zot Shqipnisë!”

Sportit shqiptar i janë tronditur keqas themelet.

Nuk di nëse me këto radhë iu binda që problemi nuk është Kombëtarja e futbollit, por është rreziku i katastrofë­s së sportit shqiptar.

Ndonëse e kemi kuptuar se trimat guximtarë që drejtojnë e paguhen për drejtimin e sporteve në Shqipëri, mund të vënë buzën në gaz me kësisoj shkrimesh. Jo vetëm që nuk kuptojnë, ose bëjnë sikur nuk kuptojnë, por ngaqë nuk ka burra që t’iu tregojnë vendin. E, siç thoshte Fishta: “Nuk ka ma burra që me dërrasë krahnorit me i dalë zot Shqipnisë!” Sportit shqiptar i janë tronditur keqas themelet

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania