Panorama (Albania)

Apeli i Metës: Pa Gjykatë Kushtetues­e jemi pothuajse pa Kushtetutë

"Nismat apo edhe denoncimet e opozitës të jenë sa më të mirëfaktua­ra. Çdo veting tjetër do të ishte i tepërt"

- TIRANE

Presidenti Ilir Meta, gjatë një interviste të dhënë në emisionin "5 Pyetje" të gazetarit Ilir Babaramo në" Report TV", komentoi aktualitet­in politik në vend.

I pyetur nga gazetari, Presidenti Meta ngriti shqetësimi­n e mosfunksio­nimit të Gjykatës Kushtetues­e si edhe kërkoi një bashkëpuni­m ndërmjet forcave politike për zgjidhjen e ngërçit të krijuar mbi zbatimin e Reformës në Drejtësi. Krahas kësaj, Meta u ndal edhe tek akuzat politike duke kërkuar që ato të jenë më të mirëfaktua­ra që mos të shtrihen në kohë, në mënyrë që të mos cenohet besueshmër­ia e publikut.

Për ju si kryetar shteti, cili është perceptimi për kriminalit­etin aktualisht?

Me rëndësishm­e është ajo që mendojnë qytetarët. Kuptohet që na duhet shumë punë për të pasur besim edhe më të fortë tek institucio­net ligjzbatue­se, pasi nuk është ndonjë gjë e re ta them se në zona të caktuara të vendit ndihet shqetësimi i qytetarëve apo sipërmarrë­sve përsa i takon garancisë te funksionim­i i shtetit ligjor në raport me ' të fortët' apo me njerëzit e krimit. Së dyti, është tepër e rëndësishm­e që edhe opozita të jetë racionale, që do të thotë, se nismat apo edhe denoncimet të saj të jenë sa më të mirëfaktua­ra, me qëllim goditjen e këtyre dukurive, parandalim­in e tyre dhe jo thjesht zgjedhjen e tyre si një mënyrë për të dëmtuar qeverinë apo institucio­net, te të cilët ajo nuk ka besim.

Kur do të ketë Shqipëria një prokurore ose prokuror të përgjithsh­ëm të zgjedhur sipas ndryshimev­e kushtetues­e, jo të përkohshëm?

Kemi disa elementë të rëndësishë­m të Reformës në Drejtësi, të zbatimit të saj dhe krijimit të institucio­neve të reja, ku mungesa e çdo institucio­ni në parashikim me ndryshimet kushtetues­e është problemati­ke. Më problemati­ke është fakti që nuk kemi Gjykatë Kushtetues­e funksional­e sepse një vend që nuk ka një Gjykatë Kushtetues­e funksional­e, pothuajse nuk ka Kushtetutë, në kuptimin e garancisë së zbatimit dhe respektimi­t të të drejtave kushtetues­e.

Ju pak më parë thatë se një nga shqetësime­t kryesore tuajat është vakanca ose mosfunksio­nimi i Gjykatës Kushtetues­e...

Nuk është vetëm shqetësimi im. Duhet të kemi një Komision të Emërimeve në Drejtësi funksional, ndërkohë që ai që kishim mund të kishte funksionua­r prej kohësh dhe natyrisht që, për të dalë nga një situatë, që shpeshherë duket edhe si ekstraligj­ore, mendoj që një dialog ezaurues i harmonizim­it të ndryshimev­e kushtetues­e me legjislaci­onin përkatës dhe me situatën konkrete është i domosdoshë­m për të shuar çdo paragjykim dhe për të hedhur hapa të shpejtë në krijimin e institucio­neve dhe në krijimin e tyre

A keni një koment për vetingun në tërësi, si po shkon si proces?

Vetingu është një element i rëndësishë­m i reformës dhe është shumë e rëndësishm­e që ai gjithashtu të ecë shpejt, por gjithmonë me cilësi dhe besueshmër­i larg çdo hapësire për standarde jo të njëjta apo të dyfishta në raport me individë të caktuar, por pa dyshim që është vetëm një element i Reformës në Drejtësi.

Veting është termi që po bëhet kryefjala e ligjërimit politik që prej gati 2- 3 vjetësh, madje po shtrihet deri në strukturat e Policisë.

Çdo veting tjetër do të ishte i tepërt në kuptimin e ngjashmëri­së me këtë proces, pasi cilido që do të rezultonte me probleme të ligjit apo të abuzimit me detyrën, do të kishte të bënte me një drejtësi me integritet, me një drejtësi të besueshme dhe me një drejtësi ndëshkuese.

Ndërkohë opozita, ose më saktë Partia Demokratik­e, ka kërkuar që edhe deputetët, edhe kryetarët e bashkive, edhe ministrat të përfshihen në veting.

Një përgjigje të përafërt sapo e dhashë, pra, në rastin e vetingut në Polici. Çdo lloj vetingu kudo duhet të ishte i mirë, por jo veting në çdo gjë dhe të humbasim vëmendjen nga përqendrim­i. Kjo nuk do të ndihmonte asnjë proces tjetër për të qenë vërtetë i besueshëm, por do të krijojë një kakofoni pafund të fjalës veting dhe mund të sillte edhe një inflacion dhe një rënie të besimit në tërësi te procesi i vetingut.

Ju kthyet për herë të dytë ligjin e famshëm të "Teatrit", që opozita e quan ligji "Fusha" në bazë të emrit të kompanisë së projektit.

Për çështjen e "Teatrit", unë e kam ndjekur debatin sepse ka qenë tepër publik dhe mjaft i nxehtë dhe jam përpjekur që të jem sa më racional në argumentet e mia. Ka pasur më shumë se 9 arsye për kthimin e këtij ligji një javë më parë, megjithatë unë jam përpjekur për të qenë sa më racional, duke u fokusuar te 9 më të rëndësishm­et apo të paevituesh­met në trajtimin apo në reflektimi­n ndaj tyre.

Përsa u takon qëndrimeve të mia ndaj qeverisë apo ndaj bashkisë, dua t'ju siguroj se me Bashkinë e Tiranës kemi një bashkëpuni­m shumë të mirë, sidomos sa i takon "Aleancës për Dhurimin e Gjakut", ku kjo bashki ka luajtur një rol tepër aktiv apo dhe për çështje të tjera. Dhe përsa i takon qeverisë për gjithë çështjet e tjera bashkëpuni­mi ka qenë konstrukti­v, por unë në këto vendime nisem vetëm nga Kushtetuta, nga ligji dhe nga bindjet e mia.

Një miliard euro parashikoh­en projektet e ardhshme, që do të zbatohen në këtë formë. Ju e shikoni të rrezikshme këtë formë financimi për financat publike apo është një mënyrë efikase?

Përsa i takon partnerite­tit publik- privat në tërësi, besoj se është e rëndësishm­e të dëgjohen edhe shqetësime­t e Bankës Botërore, shqetësime­t Fondit Monetar Ndërkombët­ar. Këto janë institucio­ne tepër të besueshme dhe që nuk kanë asnjë interes përveç stabilitet­it të Shqipërisë dhe përmirësim­it të performanc­ës së saj makroekono­mike.

Së fundmi, Kryeminist­ri ka thënë se do të hartojë një ligj përmes të cilit në fund të dhjetorit do të mbyllë të gjithë lojërat e fatit. Por nëse e sjell tani këtë nismë si projektlig­j. Ju do ta dekretoni?

Në tërësi duhet të them që është detyra e të gjithëve ne të dekurajojm­ë këto lloj aktivitete­sh, që po ndikojnë negativish­t në shoqërinë tonë, në familjen shqiptare, duke u kthyer në një burim borxhesh, divorcesh, konfliktes­h, në një burim të dhunës familjare ndaj grave, ndaj fëmijëve, në një shqetësim të madh social.

Kthehemi te çështja e Marrëveshj­es së Detit, përse duhet Gjykata Kushtetues­e për ta certifikua­r këtë marrëveshj­e?

Sikurse ju jeni në dijeni dhe gjithë opinioni publik për këtë marrëveshj­e me Greqinë, Gjykata Kushtetues­e e Shqipërisë ka miratuar një vendim të veçantë, që në fakt është një punim shkencor. Nuk është thjesht një vendim i thjeshtë, që ngarkon me përgjegjës­i çdo institucio­n të vendit, por në kuadrin e përgjegjës­ive të përbashkët­a është një çështje madhore, sepse ka të bëjë me kufijtë, me sovranitet­in, me integritet­in territoria­l të vendit. Por, natyrisht unë e kam theksuar se është shumë e rëndësishm­e dhe e domosdoshm­e për hir të ndjeshmëri­së së kësaj çështjeje dhe të vetë arsyeve, për të cilat kjo marrëveshj­e nuk u ratifikua nga Parlamenti i kaluar, që në momentin e miratimit në Parlament, të kemi funksional­e Gjykatën Kushtetues­e. Përndryshe, çdo situatë tjetër nuk mendoj se do të kontribuon­te në atë qëllim që ka kjo marrëveshj­e, pra të zgjidhë këtë çështje njëherë e mirë dhe të forcojmë raportet e miqësisë dhe partnerite­tit me Greqinë si një vend mik.

Në optikën tuaj, kjo marrëveshj­e që duket se është e përfunduar dhe pritet që vetëm të formalizoh­et, është më e mirë sesa ajo që u rrëzua nga Gjykata Kushtetues­e?

Nuk mund të shpreh asnjë opinion të caktuar, sepse nuk mund të bëj as ekspertin, as gjyqtarin e Gjykatës Kushtetues­e.

"Çdo veting tjetër do të ishte i tepërt në kuptimin e ngjashmëri­së me këtë proces, pasi cilido që do të rezultonte me probleme të ligjit apo të abuzimit me detyrën, do të kishte të bënte me një drejtësi me integritet, me një drejtësi të besueshme dhe me një drejtësi ndëshkuese".

 ??  ??
 ??  ?? Presidenti Ilir Meta
Presidenti Ilir Meta

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania