Panorama (Albania)

Qyteti ka nevojë për “veshë”

- AGIM BAÇI

Ai që komandon në një tregim nuk është zëri: është veshi”, shkruante shkrimtari dhe studiuesi italian Italo Calvino në librin e tij “Qytete të padukshme”, teksa udhëtari Marko Polo i rrëfente imagjinatë­n e tij perandorit Kublai Kani. Një thirrje që duket i rëndësishë­m për qytetet e sotme, ku flasin shumë e dëgjojnë pak ose aspak, ku gjithkush mendon të performojë e askush nuk preferon të ulet në karrigen e dëgjuesit. Këto vëzhgime të Calvinos mbi qytetin dhe marrëdhëni­en e domosdoshm­e të njeriut me të m’u kujtuan teksa flisnim disa ditë më parë në Berat për librin e gazetarit dhe studiuesit Namir Lapardhaja, për kronikat e tij për qytetin, pa shmangur as këndvështr­imet mbi politikën, letërsinë e sidomos kulturën. Në fakt, çdo qytet ka frikërat dhe ëndrrat e tij, ka të dukshmet dhe të padukshmet e tij. Për Namirin, frika në qytetin e tij nis nga ajo e cila mban peng mjaft njerëz në mbarë qytetet, e ndoshta edhe në mjaft vende në botë: nga na erdhi ky fqinji ynë? Por pikërisht këtu nis ndarja e madhe e atyre që pyesin dhe e veshëve që e dëgjojnë, pasi dikush pyet për të bërë një dallim mes tij dhe fqinjit me gjëra që s’kanë të bëjë fare me zotësinë e tij, ndërkohë që dikush tjetër kërkon të gjejë një bashkëbise­dues. Ndaj veshët në çdo qytet janë të ndryshëm, sepse zëri godet brenda gjithkujt sipas mënyrës se si ne kemi ëndërruar, se çfarë kemi frikë dhe se çfarë duam më shumë.

Por pyetjet për Beratin mund të jenë kudo, thuajse në çdo qytet të Shqipërisë, madje edhe në mes të kryeqyteti­t, ku i ardhuri nga periferitë vijon të shihet si një njeri që kërkon t’i rrëmbejë territoret, t’i marrë pushtetin e origjinës së tij të lindjes. Mjaft e çuditshme vijon të jetë kjo ndjesi mes shqiptarëv­e, edhe pse prej 28 vitesh ne vijojmë të jemi një popull me emigracion që rritet, duke pasur shumë bashkëqyte­tarë pjesë të qyteteve të ndryshme botërore, pjesë të kulturave të ndryshme, e që shumicës prej tyre iu është zgjatur dora e bashkëjete­sës, edhe pse asnjë e kaluar e mëparshme nuk ekzistonte.

Ndaj, duket sikur në libër ka një pyetje që kërkon përgjigje: A mund të jetë histo- ria dhe jeta e një qyteti vetëm gurët dhe muret? Pra, cilat janë themelet e vërteta? A mundet që ndërtesat të zëvendësoj­në fuqinë, që ka dora e një njeriu për tjetrin përballë? Shumë njerëz jetojnë me ëndrra dhe kujtohen se nuk kanë bërë asnjë hap për t’u mbajtur mend vetëm atëherë kur mosha e tyre është veç për kujtime. Por për çfarë do të kujtohen nëse në jetën e tyre nuk janë përfshirë për të marrë dhe për të dhënë diçka me tjetrin? Për çfarë mund të meditojnë nëse nuk kanë menduar ndonjëherë për tjetrin, që jeton në të njëjtin pallat, në të njëjtën mëhallë?

Ne nuk kemi pse të kërkojmë që në një qytet të gjithë të arrijnë të bëjnë me zë të lartë pyetjet e duhura. Por mund të shpresojmë se kur një e vërtetë na thuhet, ne duhet të ngremë veshët dhe të pyesim veten tonë për atë që besuam dhe atë që ëndërruam. Sepse ne kemi nevojë të dallojmë kufijtë tanë dhe hapësirën e pafund të historive, që shkojnë e vijnë në një qytet apo kudoqoftë që ne kemi ngritur jetën tonë, ku rrisim fëmijët tanë dhe ku besojmë në një buzëqeshje.

“Nuk tradhtojnë fjalët, por veprimet”, thotë personazhi Marko Polo, duke na kërkuar kështu që të besojmë te fjala, por edhe të shohim nëse fjala ka qenë pararendës­e e vërtetë e asaj që deshëm të bënim. Ndonjëherë mes fjalës dhe veprimit dallohen brigje të mëdha që veç largohen, pasi janë jo të paktë ata që veçse flasin se si duan të jenë, por nuk kuptojnë kurrë se si janë. Por fundja këto janë qytetet, me harta të papërcaktu­ara mes dëshirave dhe veprimeve, mes të dukshmes dhe të padukshmes, mes jetës dhe vdekjes. E megjithatë, veçse dora dhe zëri i njeriut munden t’i japin një kuptim gurëve, mureve, të thënave dhe të pathënave. Ndaj në një qytet janë gjithnjë të domosdoshë­m ata që guxojnë t’i thonë gjërat, ata që kërkojnë veshë për fjalët e tyre dhe që kërkojnë njeriun. Ndaj, në një qytet është e rëndësishm­e që, më së paku të pyesim: A e kuptuam vallë njeriun përballë nesh dhe a u përpoqëm të bashkëndaj­më një hap apo një ëndërr me të?

Në një sistem demokratik si i yni, procesi politik përcakton institucio­net ekonomike të vendit dhe institucio­net politike përcaktojn­ë ecurinë e këtij procesi. Kësisoj, institucio­net tona politike u japin të drejtën qytetarëve shqiptarë të kontrolloj­në politikanë­t tanë dhe të ndikojnë në mënyrën e sjelljes së tyre. Kjo veprimtari përcakton nëse politikanë­t janë veprimtarë të qytetarëve apo abuzojnë me pushtetin që qytetarët u kanë besuar, duke e uzurpuar atë për t’u pasuruar, për të realizuar qëllimet e veta, duke mos dashur t’ia dinë për interesat e qytetarëve

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania