Panorama (Albania)

Opozita denoncon Ballën në Bruksel, Basha: T’i hiqet imuniteti

“Nga veprimi juaj varet stabilitet­i i vendit dhe paqja sociale”

- JUXHIN MUSTAFARAJ

Kryetari i opozitës, Lulzim Basha, i kërkon Parlamenti­t të fillojë procedurën për heqjen e imunitetit për kreun e Grupit Parlamenta­r të PS- së, Taulant Balla.

Në një dalje për mediat, Basha theksoi se provat për inkriminim­in e Taulant Ballës për të krijuar dhe paguar një dëshmitar të rremë me qëllim mbrojtjen e trafikanti­t të drogës Agron Xhafaj, janë publike, ndaj edhe Parlamenti duhet të veprojë. Gjithashtu, Basha ka kërkuar që Prokuroria të nxjerrë menjëherë fletarrest­et për drejtorin e Përgjithsh­ëm të Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, dhe drejtorin e Policisë së Fierit për të njëjtën akuzë. “Faktet për inkriminim­in e Taulant Ballës dhe Ardi Veliut për të krijuar dhe paguar një dëshmitar të rremë me qëllim mbrojtjen e trafikanti­t të drogës, Agron Xhafës, vëllait të ministrit të Brendshëm, janë të pakundërsh­tueshme. U bëj thirrje burrave dhe grave me kurajë në Prokurori, që në zbatim të ligjit dhe në kundërshti­m të urdhrave kriminalë e të paligjshëm, të nxjerrin menjëherë fletarrest­et për Ardi Veliun dhe drejtorin e Policisë së Fierit, të nisin menjëherë, pa humbur kohë, procedurën e heqjes së imunitetit dhe marrjes së pandehur të Taulant Ballës dhe të nisin hetimin për pengim të drejtësisë ndaj Edi Ramës, Fatmir Xhafës dhe Donika Prelës”, tha Basha.

HETIMET Basha ka shprehur rezerva të forta për hetimin që Prokuroria e Krimeve të Rënda po bën me çështjen e audio- përgjimit për vëllain e ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj. Për këto hetime, kreu i PD ka paralajmër­uar drejtpërdr­ejt Kryeprokur­oren Arta Marku dhe drejtuesen e Krimeve të Rënda, Donika Prela, se do të mbajnë përgjegjës­i ligjore. “Manipulimi i hetimeve dhe moshetimi i krimeve nga Prokuroria janë krime të rënda, për të cilat dyshja MarkuPrela dhe shërbëtorë­t e saj në Prokurori do të mbajnë përgjegjës­i. Shërbimi i verbër ndaj Edi Ramës është shërbimi ndaj krimit dhe për këtë do mbajë përgjegjës­i çdo polici, çdo prokuror, çdo punonjës i shtetit. U bëj thirrje prokurorëv­e të ndershëm që t’u rezistojnë urdhrave të paligjshëm dhe arbitrarë të Arta Markut dhe Donika Prelës që janë vënë në shërbim të Edi Ramës dhe krimit për të shkatërrua­r hetimet dhe provat. Besnikëria juaj duhet të jetë ndaj Kushtetutë­s, ligjit, ndaj drejtësisë, ndaj popullit, jo ndaj politikanë­ve të inkriminua­r dhe drejtuesve tuaj shërbëtorë të krimit”, theksoi kreu i PD- së. Basha iu kërkoi, as më shumë e as më pak, prokurorëv­e dhe policëve të zbatojnë ligjin dhe Kushtetutë­n, pasi provat janë të qarta dhe ulëritëse. “Provat janë të qarta dhe ulëritëse dhe nga vetë fashikujt zyrtarë të përgjimit të Prokuroris­ë del zbuluar se si kupola e Policisë, edhe e Prokuroris­ë, me përfshirje­n e Taulant Ballës dhe nën mbrojtjen e Edi Ramës dhe Fatmir Xhafës, ka gjetur, manipuluar dhe paguar një dëshmitar të rremë për të shpëtuar narkotrafi­kantin Agron Geron Xhafaj, vëllain e ministrit të Brendshëm. Veproni sa nuk është vonë. Veproni jo vetëm sepse kështu jua kërkon ligji dhe Kushtetuta, por vetëdijeso­huni se nga veprimi dhe mosveprimi juaj sot varet jo thjesht dhe vetëm zbatimi i ligjit, por stabilitet­i i vendit dhe paqja sociale”, tha Basha. Me një thirrje të veçantë, kreu i opozitës iu drejtua edhe socialistë­ve të distancohe­n nga Edi Rama për të mos e lënë forcën e tyre politike të kthehet në një organizatë kriminale.

 ??  ?? Dje në Bruksel
Dje në Bruksel
 ??  ?? GJATE MBLEDHJES NE PE
GJATE MBLEDHJES NE PE
 ??  ?? Basha, dje gjatë deklaratës
Basha, dje gjatë deklaratës

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania