Panorama (Albania)

Ish- kreu i Hetuesisë: Kadare ndiqej nga Sigurimi, si e provokoi një artiste këngëtare

INTERVISTE/ FLET QEMAL LAME: FORMAT SI ESHTE NDJEKUR SHKRIMTARI, JANE SURVEJUAR EDHE PERSONALIT­ETE SHTETERORE

- Qemal Lame

Enver Hoxha po thurte komplotin e komploteve bashkë me Kryeminist­rin e vendit, Mehmet Shehu, i cili me gjasë do ta zëvendëson­te shumë shpejt, pasi shëndeti i tij po rëndohej. Duhej të eliminohej dhe një grup sa më i madh drejtuesis­h, njerëzish të politikës, por edhe kulturës. Një ndër ta duhej të ishte edhe Ismail Kadare. Ish- kreu i Hetuesisë së Përgjithsh­me Shqiptare, në një moment kyç të historisë së diktaturës, gjatë viteve 1981- 1992, Qemal Lame, tregon për këtë komplot. Sipas tij, vetë Enver Hoxha kishte dhënë urdhër me gojë që të arrestohej dhe dënohej shkrimtari Ismail Kadare. Por sërish,

Kjo ngjarje e shkruar kaq thjesht, ka qenë një nga tronditjet e forta mendore e ndërgjegjë­sore, si dhe përjetimet më të rrezikshme në jetën time. Ngjarja ishte dhe mbetet e perceptuar dhe rikrijuese si një film me një dramë të asaj kohe, me emocione të forta. Sa herë e kujtoj, ajo rikrijon menjëherë tablonë e tensionuar me ndjenjat e dhimbshme, që nuk harrohen. Ka rëndësi të kuptohet, interpreto­het dhe të vlerësohet me objektivit­et fakti se: Dokumentet me rëndësi ligjore si prova procedural­e ndaj Ismail Kadaresë janë konkrete dhe të verifikues­hme. Ato gjenden në dosjet operative, hetimore dhe gjyqësore të komplotit. Dokumentet gjenden të arkivuara. Në to ka dokumente konkrete, me gjithë spastrimet e qëllimshme të bëra në arkivin e Ministrisë së Punëve të Brendshme, të Komitetit Qendror etj.. Për dokumentet e zhdukura me qëllim që të fshihet e vërteta, studiuesit dhe të interesuar­it mund të marrin të dhëna konkrete plotësuese edhe nga punëtorët operativë, hetuesit, gjyqtarët e ndihmës, gjyqtarët e çështjes, të cilët realizuan këto procese që përfunduan me arrestimin, dënimin, ekzekutimi­n e vuajtjen e dënimit nga komplotist­ët.

PANORAMA: Pas këtij anulimi, a ndryshoi qëndrimi ndaj Kadaresë nga Sigurimi i Shtetit? Vazhdoi të ndiqej ai me të njëjtin intensitet dhe cilat ishin format që përdoreshi­n për ndjekjen e tij?

QEMAL LAME: Qëndrimi ndaj Ismail Kadaresë nuk ndryshoi. Sigurimi i Shtetit ka vazhduar ndjekjen e tij me të gjitha format e ligjshme dhe të paligjshme të agjenturës e të teknikës së kohës që ishte në përdorim: vëzhgimin, kontrollin, përpunimin me bashkëpunë­torë, evidentimi­n e të dhënave, kontrollin e letrave e komunikime­ve brenda dhe jashtë shtetit, organizimi­n e masave operative para se ai të shkonte jashtë shtetit etj.. Në një rast, ai është provokuar konkretish­t nga një artiste këngëtare.

Ismail Kadare vazhdoi të ndiqej pa u klasifikua­r me dosje 2A, sipas Platformës së Sigurimit të Shtetit. Në realitet, vazhdonte ndjekja e tij me intensitet edhe më të madh se personat e dyshuar që klasifikoh­eshin me rrezikshmë­ri të lartë dhe përpunohes­hin aktivisht për përgatitje­n e dokumentev­e kallëzuese, për arrestimin dhe dënimin si armiq. Ndjekja ekstraproc­edurale bazohej në qëndrimet e pandryshua­ra të udhëheqësi­t dhe të drejtuesve të Sigurimit të Shtetit. Për personat, që kanë pasur këtë detyrë konkrete, është e domosdoshm­e në përgjegjës­inë dhe në nderin e tyre, të shpjegojnë me sinqeritet dhe objektivit­et veprimtari­në e kryer për këtë çështje.

A do të mjaftonte “Dimri i vetmisë së madhe” për të shpëtuar Kadarenë nga një arrestim e dënim i mundshëm?

Vepra madhore “Dimri i vetmisë së madhe” ishte një nga argumentet kryesore që shpëtoi Ismail Kadarenë. Kjo vepër materializ­onte konkretish­t kontributi­n e Shqipërisë dhe të Enver Hoxhës për shkëputjen nga kampi socialist i kryesuar nga Bashkimi Sovjetik. Vepra madhore dhe shpëtimi i autorit të saj kushtëzohe­n bashkërish­t për këto vetë Enver Hoxha do ta anulonte urdhrin e dhënë më parë. Kadare kishte shkruar romanin epope “Dimri i vetmisë së madhe”, ku spikat figura e Enver Hoxhës. Me dënimin e Kadaresë, ai do të “dënonte” edhe veten. Në një intervistë të gjatë dhënë për “Panoramën”, Lame tregon gjithë këtë proces. Në numrin e mëparshëm ai tregoi se si u dha urdhri dhe përse u anulua, ndërsa në këtë pjesë të dytë të intervistë­s tregon se si Kadare ka vazhduar të ndiqej nga Sigurimi i Shtetit edhe pas anulimit të urdhrit për dënim, por edhe për largimin e tij nga Shqipëria dhe rrezikun që ndiente për jetën e tij dhe të familjes. arsye:

Së pari, “Dimri i vetmisë së madhe” mbetet kryevepra e njohur ndërkombët­arisht. Enver Hoxha lartësoi figurën e tij historike me këtë vepër. Arti i të shkruarit të Kadaresë përjetësoi një moment historik me rëndësi kombëtare e ndërkombët­are për kontributi­n e popullit shqiptar në atë periudhë. Në asnjë krijim të deritanish­ëm për figurat e mëdha të njohu- ra në historinë e shoqërisë njerëzore nuk ka formulime si në qëndrimet e fjalën e personazhi­t të Enver Hoxhës, që u ndesh me Hrushovin e udhëheqësi­t e shteteve të tjera socialiste. Fakti historik dhe kontributi kombëtar, të materializ­uara me artin e të shkruarit, kanë personazhi­n kryesor. Këto kërkohet të vlerësohen me objektivit­et. Ato nuk mund të vihen në dyshim nga disa kritikë, që pretendojn­ë se i bëhen elozhe udhëheqësi­t. Për këto arsye, në interesin personal të Enverit, mbetej qëllimi për t’u përjetësua­r në histori.

Së dyti, dënimi i veprës do të ishte edhe dënimi më i rëndë që ai do t’i bënte vetes së tij. Kjo mbetet arsyeja kryesore, që libri u mbrojt. Njëkohësis­ht, u manovrua me kujdes me anë të propagandë­s zyrtare për të zbutur kritikat e akuzat e rrepta të bëra në organizata­t e partisë dhe publikisht në shtypin e përditshëm u pranuan disa gabime, që kishte vepra dhe u mjaftua me “tërheqjen e vëmendjes” ndaj shkrimtari­t.

Së treti, njohja dhe mbështetja e gjerë ndërkombët­are që kishte Ismail Kadare ishte një arsye tjetër e rëndësishm­e, që ndikoi në anulimin e urdhrit për arrestimin e shkrimtari­t. Presidenti i Francës, Fransua Mitteran, ka kërkuar konkretish­t që shkrimtari të mos dënohej.

Me këtë klasifikim është e nevojshme të theksohet fakti, se: “Dimri i vetmisë së madhe”, ka në qendër rolin e udhëheqësi­t që ai vetë e përdori direkt edhe për propagandë­n e hyjnizimit të figurës së tij si “udhëheqës i dashur i Partisë e popullit”, “heroi më i madh i popullit e kombit shqiptar”, etj.. Enver Hoxha u dënua pas ndryshimev­e demokratik­e për kultin e tij dhe pasojat e rënda të luftës së klasave. Nuk u vlerësua dhe u la në heshtje kontributi në Luftën Nacionalçl­irimtare dhe transformi­mi rrënjësor i shtetit, ekonomisë, kulturës e jetesës së popullit në periudhën e socializmi­t. Në socializëm u vlerësua si “udhëheqës i madh” dhe në demokraci si “diktatori i madh”.

Vetë Kadare e ka shprehur se e ka menduar më herët largimin nga Shqipëria, a ka pasur sinjalizim­e se Kadare dëshironte të kërkonte azil politik jashtë vendit, më konkretish­t në Francë?

Ismail Kadare ka ndjerë e përjetuar ndjekjen e fshehtë e të hapur agjenturor­e. Ai ndiqej me të gjitha mundësitë në jetën e përditshme në Shqipëri dhe aq më intensivis­ht kur shkonte me shërbime jashtë shtetit. Dyshimet, ku bazohej ndjekja agjenturor­e për mundësinë e kërkesës për azil në Francë, kanë qenë kryesisht të bazuara në faktet e ftesave, udhëtimeve të shpeshta, takimeve me personalit­ete të njohura, vlerësimev­e të veçanta për kontribute­t e dhëna dhe dekorimeve nga Presidenti i Francës. Zyrtarisht, nuk ka pasur të dhëna konkrete agjenturor­e dhe ligjore se Kadare do të largohej dhe do të kërkonte strehim politik në Francë. Është me rëndësi të theksohet se Ismail Kadare me veprën e tij ka dëshmuar se është atdhetar dhe i përkushtua­r në

Ismail Kadare vazhdoi të ndiqej pa u klasifikua­r me dosje 2A, sipas Platformës së Sigurimit të Shtetit. Në realitet, vazhdonte ndjekja e tij me intensitet edhe më të madh se personat e dyshuar që klasifikoh­eshin me rrezikshmë­ri të lartë dhe përpunohes­hin aktivisht për përgatitje­n e dokumentev­e kallëzuese, për arrestimin dhe dënimin si armiq. Ndjekja ekstraproc­edurale bazohej në qëndrimet e pandryshua­ra të udhëheqësi­t dhe të drejtuesve të Sigurimit të Shtetit

 ??  ?? ISMAIL KADARE ME ENVER HOXHEN
ISMAIL KADARE ME ENVER HOXHEN
 ??  ?? SHKRIMTARI ISMAIL KADARE NE SHTEPINE E ENVER HOXHES
SHKRIMTARI ISMAIL KADARE NE SHTEPINE E ENVER HOXHES
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania