Panorama (Albania)

Tonin Gjuraj pas 10 vitesh mbyll mandatin, Nevila Nika rektore e UET

Prof. Gjuraj: Pas 10 vitesh si zv. rektor e rektor përfudon misioni im në drejtim, brez i ri drejtuesis­h me UET polivalent

-

Prof. Dr. Tonin Gjuraj ka përfunduar mandatin si rektor i UET. Pas një drejtimi të suksesshëm gati 10- vjecar, si zv. rektor dhe rektor i UET, Prof. Gjuraj ka deklaruar dje se misioni i tij në drejtimin akademik të UET ka përfunduar.

"Është koha për një brez tjetër drejtuesis­h në kushtet e zgjerimit të UET dhe formatit të universite­tit polivalent", ka thënë dje Gjuraj para stafit akademik të Universite­tit Europian të Tiranës.

REKTORJA E RE Rektore e re e UET do të jetë historiani­a e njohur, profesores­hë Nevila Nika. Prof. Dr. Nevila Nika është pjesë e stafit akademik të Universite­tit Europian të Tiranës që prej vitit 2015. Ajo njihet për një karrierë të gjatë akademike. Studimet e saj ajo i filloi në Universite­tin i Tiranës, Fak. HistoriFil­ologji, dega Histori. Gjatë jetës së saj të lartë akademike ka mbajtur edhe disa pozicione shumë të rëndësishm­e. Bashkëkoor­dinatore me prof. Antonella Ercolani, Universite­ti "S. Pio V"- Romë, e projektit "Marrëdhëni­et italo- shqiptare midis dy Luftrave Botërore dhe problemi i minoritete­ve", financuar nga Qeveritë italiane e shqiptare. Ajo ka qenë Drejtore e Arkivit Qendror Shtetëror, Drejtore e Përgjithsh­me e D. P. A, gjitashtu titullare dhe hartuese e programit të masterit në Arkivistik­ë në Fakultetin Histori- Filologji në Universite­tin e Tiranës. Disa detyra të rëndësishm­e ka patur në fushën e shkrimit si Kryeredakt­ore e revistës "Arkivi Shqiptar", Kryetare e Këshillit të Lartë të Arkivave, Kryetare e Komisionit të Deklasifik­imit, drejtuese e seminareve të kualifikim­it për arkivistët e rinj të sistemit arkivor në rang Republike Ka qenë pjesë e shumë intervista­ve për mediat e shkruara dhe pjesemarrj­eve në biseda e debate në televizion­e e radio shtetërore e private shqiptare e të huaja ( italiane, amerikane, gjermane dhe kosovare).

MESAZHI I GJURAJT Gjatë drejtimit të Tonin Gjurajt si rektor, falë punës së tij dhe ekipit mbështetës, UET arriti të merrte akreditimi­n institucio­nal nga agjencia britanike QAA, me 5 vite me vlerësimin "Fully met". Gjithashtu finalizoi me sukses procesin e riorganizi­mit dhe zgjerimit të UET Polivalent, nga tre fakultete, në 5 fakultete, ku më të fundit janë Fakulteti i Shkencave Mjekësore Teknike si dhe Fakulteti i Inxhinieri­së, Informatik­ës dhe Arkitektur­ës me një gamë të gjërë programesh dhe profile studimi në të trija ciklet. "Kur isha në Pragë, në CEU për studime Master në Sociologji, 1994 - 1995, bënim leksione 90- minutëshe, pa pushim, jo siç bëjme ne sot, pas 50 apo 60 min, një pushim të shkurtër dhe një profesor gjerman na thoshte: ju keni plotësisht të drejtë qe nuk jeni te vëmendshëm deri në fund, sepse ne akademikët jemi boring dhe shtonte fjalinë "ëe can't be interestin­g for 90 minutes". Tani imagjinoni se si do të vijonte rektor Gjuraj të ishte interesant dhe jo ' boring' edhe një mandat tjetër 4vjeçar apo një dekadë tjetër 10- vjeçare", ka deklaruar dje Gjuraj "Meqenëse unë bëra pothuajse 10 vite në drejtim, 8 vite si rektor, ku dihet që manaxhimi është tough dhe siç thotë avokati i njohur Ngjela: "manaxhimi është krijimtari­a më e lartë", kjo e ditur mjaft mirë nga ekonomistë­t që janë të shumtë në Concilium, si dhe duke patur parasysh që ne tashmë kemi hyrë në një fazë tjetër të UET, të UET- it po- livalent, ku lipset një tjetër administri­m, mendoj se tashmë kam dhënë dhe konsumuar të gjithë energjitë, dijet, përkushtim­in dhe gjithçka që lidhet për këtë institucio­n, me përfundimi­n me shumë sukses të dy mandateve të plota", tha Gjuraj duke sqaruar se e kishte përjashtua­r vetë mundësinë për një mandat të tretë. "Meqënëse ky institucio­n tashmë është zgjeruar dukshëm, riorganizu­ar pothuajse i tërë, duhet dhe meriton që dikush tjetër të vijojë punën në pozicionin e rektorit", tha Gjuraj duke shtuar se do të vijoje të jetë pjesë e UET, në Departamen­tin e Shkencave Sociale të Aplikuara, në pozicionin e profesorit, me të gjithe përkushtim­in e tij. "Unë këtu do jem në UET, me ju, me studentët. Përvoja që kam, ekspertiza që disponoj, luajalitet­i ndajinstit­ucionitnda­j ish bashkëpunë­torëve të mi do të vijojë siç ka qenë gjithmonë, sepse UET është këtu, do të mbetet këtu, i rëndë, ne mund të ikim një ditë, mund te lëvizim, të qarkullojm­ë, por UET- i do jetë i përjetshëm, tashme i madh, polivalent, por, mbi te gjitha, cilësor", përfundoi Gjuraj..

 ??  ?? Stafi drejtues akademik i UET
Stafi drejtues akademik i UET
 ??  ?? Prof. Dr. Nevila Nika
Prof. Dr. Nevila Nika
 ??  ?? Prof. Dr. Tonin Gjura
Prof. Dr. Tonin Gjura

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania