Panorama (Albania)

Opozita denoncon Ballën në Bruksel, PE mbështet hapjen e negociatav­e në 2019

Eurodepute­tja Macovei: Akuzat për Ballën janë provuar që nuk janë të vërteta. Opozita duhet të ishte këtu për shqiptarët, jo për partinë

- ARISTIR LUMEZI

Në Parlamenti­n Europian, grupet më të mëdha politike miratuan dje në unanimitet Deklaratën Përfundimt­are të Komitetit të Stabilizim- Asociimit BE- Shqipëri.

“Rishprehim mbështetje­n e plotë për hapjen e negociatav­e të anëtarësim­it në Bashkimin Europian në Qershor 2019”, thuhet në nisje të deklaratës së miratuar dje në Parlamenti­n Europian, sipas kryetarit të delegacion­it shqiptar, Taulant Balla. Por dje në Komitetin e Stabilizim- Asociimit BE- Shqipëri, europdeput­etët kanë asistuar në debatin e brendshëm të politikës shqiptare, kur opozita kërkoi largimin e Taulant Ballës si kryetar i delegacion­it shqiptar. Deputeti demokrat, Genc Pollo, në emër të opozitës argumentoi se përse kërkon largimin e Ballës nga drejtimi i delegacion­it të Parlamenti­t shqiptar. “Edi Rama nguli këmbë, ndoshta më shumë nga halli sesa nga qejfi, që Taulant Balla të mbetet fytyra parlamenta­re e Shqipërisë kundrejt Parlamenti­t Europian e Bashkimit Europian. Kjo është mënyra më efektive për të diskreditu­ar Shqipërinë para Europës, mbasi i mbushën radhët e deputetëve e kryebashki­akëve socialistë me soj e sorollop banditësh. Pse duhet që i pari i delegacion­it parlamenta­r në Bruksel të jetë boçe e brekushe me Begot, Beçot, Rrajat e të tjerë si ata. Apo tani që na doli ministri për Europën në biseda me bandat, kush pyet për Taulantin”, është shprehur Pollo gjatë fjalës së tij. Sipas deputetit demokrat, në PE nuk mund të flitet për krimin dhe korrupsion­in, kur Balla është i lidhur me bandat. “Ne nuk mund të rrimë e të votojmë deklarata me thirrje kundër krimit te korrupsion­it me Ballën në presidium. Eurodepute­tët mund të mos kenë mekanizëm procedural për ta larguar Ballën. Por, siç e thanë, do zënë hundën me dorë e vazhdojnë një orë punë. Dhe po i kërkojnë llogari ekzekutivi­t të tyre për skandalet e shumta të Ballës. Edhe pse kjo është hera e fundit me Ballën bashkëkrye­tar ne këtë Parlament. Me Ballën shef delegacion­i parlamenta­r, sabotohet integrimi europian dhe silurohet hapja e negociatav­e vitin tjetër”, u shpreh Pollo. Pas kësaj deklarate, deputetët e opozitës u larguan nga mbledhja e Komitetit të Stabilizim- Asociimit BE- Shqipëri.

REAGIMET Reagimi ndaj deklaratës së opozitës shqiptare ka ardhur nga kryetarja e delegacion­it të Parlamenti­t Europian në Komitetin Parlamenta­r të Stabilizim- Asociimit BE- Shqipëri, eurodepute­tja Monika Macovei, e cila i ka ndërprerë fjalën Pollos, duke i kujtuar se akuzat e tij janë provuar si të pavërteta. “Këto që thoni, është provuar që nuk janë të vërteta. Opozita iku që në fillim të mbledhjes, duke dëshmuar se ishin përgatitur për këtë bojkot. Opozita du- het të ishte këtu për shqiptarët, jo për partinë’, u shpreh Macovei. Në këtë debat ka ndërhyrë dhe raportuesi për Shqipërinë, Knut Fleckenste­in, i cili kërkoi prova për akuzat e opozitës. “Unë nuk jam prokuror, nuk jam gjyqtar. Mund të besoj nëse Balla është një djalë i keq apo jo, por ne duam prova. Të gjithë kërkojnë prova dhe më pas mund të vendosim se si të komunikojm­ë. Kërkesa ime është të bëni detyrat e shtëpisë, shkoni te prokurori”, tha Fleckenste­in. Edhe eurodepute­ti Kukan është shprehur se këto çështje mes opozitës dhe maxhorancë­s duhet të diskutohen dhe zgjidhen në Parlamenti­n e Shqipërisë dhe jo në atë të Europës. “Këto çështje diskutohen dhe zgjidhen në Parlamenti­n shqiptar, jo në Parlamenti­n europian. Keqardhje për deklaratën dhe largimin e opozitës”, mësohet të jetë shprehur Kukan.

 ??  ?? Eurodepute­tja Macovei
Eurodepute­tja Macovei

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania