Panorama (Albania)

Pollo sqaron eurodepute­tët: Tallje me dinjitetin, që Balla të drejtonte mbledhjen

-

Kryetari i Komisionit të Integrimit në Kuvend, Genc Pollo, shpjegoi përmes një reagimi, arsyet e qëndrimit të opozitës në mbledhjen e Komisionit të Përbashkët të Stabilizim- Asociimit. Sipas deputetit të PD- së, është tallje me dinjitetin e njeriut dhe dinjitetin e ligjit që të diskutojmë për luftën kundër krimit, ndërkohë që mbledhjen e kryeson Taulant Balla. Pollo u është përgjigjur edhe deklaratav­e të eurodepute­tëve që kërkuan që problemet mes maxhorancë­s dhe opozitës të zgjidhen në Tiranë. “Bien dakord edhe shumë eurodepute­të të informuar, pavarësish­t se ata ruajnë aparencat dhe thonë me të drejtë se kjo çështje duhej zgjidhur në Tiranë. Por, Rama e Ruçi nuk deshën të pranojnë një zgjidhje të thjeshtë, që ua propozuam para një jave. Të emëronin një socialist normal ( ka ende të tillë) në krye të delegacion­it parlamenta­r. Pse nuk e bënë, e dinë ata. Ndonjë deputet thotë se kjo çështje sqarohet në Gjykatë. E drejtë edhe kjo. Aty do të sqarohet në një ditë jo të largët. Por, hë për hë, Prokuroria e gjykatat janë me probleme e nuk para merren me skandalet e qeverisë. Pastaj, politika është për të vepruar shpejt kur ka bazë e jo me vite. Dhe Balla i ka pranuar një pjesë të fajësimeve”, sqaroi Pollo. Për deputetin demokrat, eurodepute­tët nuk kanë mekanizëm procedural për ta larguar Ballën, por për një orë mbledhjeje të përbashkët zënë hundën me dorë. Kreu i Komisionit të Integrimit në Kuvend beson se Parlamenti Europian nuk mund të zgjidhë problemet që ka Shqipëria, pasi, në të vërtetë, Taulant Balla është një problem që i takon rilindjes.

 ??  ?? Genc Pollo
Genc Pollo

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania