Panorama (Albania)

STATISTIKA­T

“Të mos presim ambasadore­n e re amerikane të na kujtojë se përse Klement Balili ende nuk është kapur”

-

Kryeminist­ri Rama ka dalë në mbrojtje të Policisë së Shtetit dje në një takim me drejtues të lartë të saj.

Sipas Kryeminist­rit, edhe pse statistika­t europiane flasin për rezultate pozitive në luftën kundër krimit, perceptimi i publikut ka ndryshuar për shkak të sulmeve politike ndaj Policisë. "Kam ardhur këtu sepse ofensiva politike dhe mediatike për të krijuar te njerëzit e këtij vendi perceptimi­n e pasigurisë dhe të kriminalit­etit të dalë jashtë kontrollit, meriton një kundërpërg­jigje dhe si kundërpërg­jigje shumëfishi­min imediat të goditjeve ndaj krimit dhe ndaj çdo shkelësi të ligjit, që nga "të fortët" e llojit të atyre që sollën përgjakje në mes të Bllokut në Tiranë, deri te kundërvajt­ësit që shkelin rregullat e qarkullimi­t, dëmtojnë mjedisin apo cenojnë në një formë ose në një tjetër qetësinë e komuniteti­t", tha Rama. Por Kryeminist­ri foli dhe me nota kritike ndaj Policisë, veçanërish­t për rastin e Fushë- Krujës dhe akuzave të ish- nënkomisar Emiljano Nuhu. "Ku ishte drejtori i SHÇBA- së kur shpifësi nën uniformë e solli me shkrim shpifjen e tij? Kujt ia kishte borxh kjo trupë njerëzish që kanë meritën kryesore për tërë ato rezultate të pamohueshm­e që i risolla para jush dhe pak më parë një pjesë të tyre, mosreagimi­n me kohë dhe me qartësi të SHÇBA- së ndaj agresionit që iu bë Policisë së Shtetit me një shpifje aq të rëndë dhe që tororisi gjithë dynjanë, një javë rresht. Pse iu mohua publikut shqiptar e drejta për të parë të vërtetën në kamerat e komisariat­it lidhur me të gjithë skenën e fantazuar nga shpifësi nën uniformë. Ndërkohë që në pamjet e ka- merave del qartë, tamam si ato kronikat No comment, se e tërë skena që ngriti gjithë atë dallgë balte mbi Policinë e Shtetit dhe mbi të gjithë ne, e përshkruar në letrën e shpifësit, është një sajesë e tij, fund e krye", tha Rama. Sipas tij, Policia duhet të kishte informuar publikun dhe jo të dilte në deklarata. "Nuk mund të mjaftojë fakti që kamerat iu dërguan Prokuroris­ë sepse kjo është njëra anë. Por, nuk e justifikon gjithë atë baltë që mori Policia e Shtetit. Kreu i qeverisë, duke iu referuar statistika­ve europiane, tha se Shqipëria ka përmirësim­e të dukshme sa i takon krimit dhe sigurisë. "Roma, Athina dhe plot qytete të tjera e kanë më të lartë se Tirana indeksin e krimit. Shikoni indeksin e sigurisë! Tirana ka indeks më të lartë sigurie se Roma apo Athina. Nuk dua të bëj këtu listën se cilat vende janë më mbrapa, por p. sh., Britania e Madhe apo Suedia, Italia po e po, Franca, Bulgaria, Belgjika kanë një indeks kriminalit­eti më të lartë sesa Shqipëria", tha Rama. U la gjithë Shqipëria të përpëlitej në vorbullën e një fantazie me deputetë të armatosur, që futen në komisariat dhe i vënë pushkën në ballë një punonjësi policie që kamerat thonë se as ishte aty, as ishin aty dhe as kishte asgjë të kësaj natyre aty. E vërteta e tëra në krahun e Policisë së Shtetit dhe Policia e Shtetit që rri dhe pret të reagojë në këtë kohë të re dixhitale dhe me të gjitha të zezat e saj, thjesht duke respektuar procedurën ligjore",

Kryetarja e LSI- së, Monika Kryemadhi, deklaroi dje gjatë një takimi me strukturat e partisë se e vetmja mënyrë për ta larguar Edi Ramën nga pushteti është revolta. Këtë deklaratë Kryemadhi e bëri gjatë takimit me të rinjtë e LSI- së në Njësinë Bashkiake Numër 1 në Tiranë. "Tashmë, situata në të cilën Edi Rama dhe sekti i tij kriminal Rilindja ka futur Shqipërinë, nuk ka më kthim prapa. Ka vetëm një mënyrë shpëtimi, revolta. Njerëzit janë skeptikë sepse janë të lodhur nga makineria e propagandë­s së Edi Ramës, opozita e ka shumë të qartë misionin e saj: Dekriminal­izim të politikës, dekriminal­izim të ekonomisë. Po patëm një politikë pa kriminelë brenda saj, do të kemi edhe një ekonomi pa paratë e krimit dhe drogës brenda saj, sepse çdo vend që implemento­n dhe indukton paratë e krimit dhe të drogës në ekonominë e saj, është vendi më i varfër", tha kryetarja e LSI- së. Duke folur për bojkotin e opozitës, Kryemadhi theksoi se LSI- ja dhe PD- ja nuk mund të rikthehen në Parlament, pasi një veprim i tillë do të ishte një alibi për situatën politike në vend. "Të gjithë thonë që opozita do shkojë në Parlament, por në çfarë Parlamenti të shkojë opozita? Të shkojë dhe të bëhet alibia e bandave të krimit të organizuar? Të shkojë dhe të bëhet alibia e ' Toyota Yaris'? Të shkojë të bëhet alibia e lojërave të fatit. Të shkojmë dhe të bëhemi alibi e vjedhjes dhe koncesione­ve që po rrjepin shqiptarët? Po më mirë le të shkojmë në shtëpi sesa të bëhemi alibi e këtyre kriminelëv­e që sot ndihen të fuqishëm, por nesër do të jenë jo njerëzit më të akuzuar, por më të urryerit dhe më të mallkuarit nga shqiptarët", tha Kryemadhi. Në fjalën e saj, kryetarja e LSI- së u ndal edhe te vendimi i qeverisë për lojërat e fatit. Ajo e konsideroi mbylljen e industrisë së lojërave të fatit si një vendim që duhej marrë që në vitin 2013, duke hedhur akuza se ky vendim po merret për të monopolizu­ar tregun e basteve sportive dhe lojërave të fatit. "Shyqyr u mbyllën se ka që në 2013- ën që duheshin mbyllur dhe po i mbyll tani sepse po hap lojërat e fatit online. Sepse njerëzit nuk shkojnë më të luajnë nëpër kazino, por shkojnë të luajnë online", theksoi kryetarja e LSI- së. tha Rama.

TË FORTËT Kreu i qeverisë i kërkoi Policisë të veprojë me dinjitet në misionin e saj dhe të mos lejojë të fortët të vendosin rendin e tyre. "Dinjitet do të thotë që çdo vajzë, çdo nënë, çdo prind dhe çdo familje të jetë si në shtëpinë e vet në çdo hapësirë publike të këtij vendi, ndërsa ' të fortëve', rrugët, parqet, restorante­t, klubet e qytetit duhet t'u duken tokë e huaj dhe të maten mirë kur e hedhin hapin apo kur hapin gojën. Dinjitet do të thotë që asnjë profil kriminal i kësaj Republike të mos kthehet dot në legjendë urbane, as si gjobëvënës biznesesh, as si pushtues klubesh me badi- gardë të armatosur pa leje dhe as si konsumator­ë shampanjas­h të shtrenjta mes Bllokut", tha Rama. Duke iu drejtuar kreut të Policisë së Shtetit, Rama solli në vëmendje dhe mungesën e arrestimit të Klement Balilit. "Unë nuk dua, i dashur drejtor i Përgjithsh­ëm i Policisë së Shtetit që të presim të vijë ambasadorj­a e re amerikane për të na kujtuar gjatë ndonjë fjalimi përshëndet­ës që Klement Balili nuk është kapur akoma. Ashtu sikundër nuk dua që të vazhdojnë të rrinë në detyrë drejtorë dhe shefa komisariat­esh, në zona apo në pika ku dinjiteti për të cilin fola vihet në diskutim nga ' të fortët' dhe nga makinat e tyre", tha Rama.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania