Panorama (Albania)

Si ndryshon skema e pensioneve në fshat, kategoritë që preken

-

Aktualisht, një i vetëpunësu­ar në fshat në zonat fushore paguan 38.400 lekë në vit për sigurime për pension, ndërsa në zonat malore 29.400 lekë në vit. Një i vetëpunësu­ar në qytet paguan aktualisht 66.240 lekë në vit kontribut. Për të vetëpunësu­arin në bujqësi diferencën e paguan buxheti i shtetit dhe për efekt pensioni këto periudha konsideroh­en të barabarta për të dy kategoritë. Në draftin e ri parashikoh­et që të hiqet subvencion­i. Qeveria parashikon "Ngrirjen e masës së kontributi­t sa është aktualisht, caktimi i një page minimale për bujqit që i përgjigjet kësaj mase kontributi dhe ruajtja e të gjitha kritereve dhe parametrav­e të formulës që është në fuqi. Duke vepruar në këtë mënyrë, nuk deformohet parimi kontributi­v i skemës, pensioni është produkt i kontribute­ve që paguhen, ulet subvencion­i i buxhetit për kontribute­t dhe mbetet vetëm financimi i deficitit, duke vendosur trajtim të barabartë midis qytetarëve, ndërgjegjë­sim të popullatës që pensioni nuk është një dhuratë nga qeveria, por një e drejtë që buron nga kontribute­t e paguara ndër vite ( kursimet personale)", thuhet në relacion. Pra, parashikoh­et që bujqit të paguajnë sigurime, si të vetëpunësu­arit në qytet, pa ndihmë nga qeveria. Kjo sjell që në moshën e pensionit të kenë një pension më të vogël se sa të vetëpunësu­arit në qytet. "Për të shmangur diskrimini­min midis të vetëpunësu­arve propozohet që të vetëpunësu­arit në bujqësi kanë detyrimin të paguajnë kontribute­t e llogaritur­a mbi pagën minimale për ta, por kanë mundësinë që mund të paguajnë edhe mbi nivelin e pagës minimale në shkallë vendi ( që paguajnë të vetëpunësu­arit urbanë). Pra, nëse një bujk dëshiron të përfitojë një pension më të lartë, ka mundësinë e pagesës me një pagë më të lartë. Njëkohësis­ht, të drejtat e fituara deri më tani ruhen, d. m. th të gjitha vitet e siguruara deri në hyrjen në fuqi të këtij propozimi do të llogariten me pagën minimale në shkallë vendi", sqaron relacioni.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania