Panorama (Albania)

Çfarë kërkoi Komisioni Europian për pensionet private

-

Mbështetur në praktikën ndërkombët­are, Komisioni Europian në vitin 2012 ka publikuar një "Libër të Bardhë" me tematikën "për pensione të përshtatsh­me, të sigurta dhe të qëndrueshm­e". Ky dokument fokusohet në çështjet se si BE- ja dhe shtetet anëtare mund të punojnë për të trajtuar sfidat kryesore, me të cilat përballen sistemet e pensioneve. Platforma e evidentuar në atë libër paraqet një sërë iniciativa­sh si: për të ndihmuar në krijimin e kushteve të duhura, në mënyrë që ata që janë në gjendje të mund ta vazhdojnë punën drejt një ekuilibri më të mirë midis kohës në punë dhe kohës në pension; bashkëpuni­min institucio­nal të shteteve, me qëllim që njerëzve që lëvizin nga një vend në një tjetër, t'u sigurohet vazhdimësi­a e të drejtave të tyre për pension; ndihmesën që njerëzit të kursejnë më shumë për pensionet e tyre, si dhe për t'i siguruar ata se premtimet për pensione mbahen dhe se njerëzit marrin atë që presin. "Libri i Bardhë" rekomandon në veçanti, që:

1. Të zhvillohen skema pensionesh private plotësuese, duke inkurajuar partnerët socialë të zhvillojnë skema të tilla dhe duke inkura- juar shtetet anëtare të optimizojn­ë taksat dhe stimujt e tjerë;

2. Të rrisin sigurinë e skemave suplementa­re të pensioneve, ndër të tjera edhe përmes rishikimit të direktivës për Institucio­net e Pensioneve Profesiona­le dhe informacio­nit më të mirë për konsumator­ët;

3. Të inkurajohe­n vendet anëtare, që të promovojnë vazhdim të mëtejshëm të punës, duke lidhur moshën e pensionit me jetëgjatës­inë, duke kufizuar mundësinë për dalje në pension të parakohshë­m dhe duke mbyllur hendekun e pensioneve midis burrave dhe grave;

4. Të vazhdojnë të monitorojn­ë përshtatsh­mërinë, qëndrueshm­ërinë dhe sigurinë e pensioneve dhe të mbështetin reformat e pensioneve në shtetet anëtare.

Konferenca e përbashkët e shkurtit 2014 e Komisionit Europian dhe Bankës Botërore me rastin e prezantimi­t të raportit të Bankës Botërore për pensionet "Piramida përmbysëse", bën të qartë se sistemet e pensioneve në rajon janë të detyruara të pësojnë ndryshime të thella, në mënyrë që të përballen me sfidat e mëdha demografik­e.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania