Panorama (Albania)

“Sistemi bankar i mirëkapita­lizuar, kreditë e këqija ranë në 12,9 %”

-

Guvernator­i i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, më 12 dhe 14 tetor mori pjesë në mbledhjet vjetore të Fondit Monetar Ndërkombët­ar dhe të Grupit të Bankës Botërore, të cilat u zhvilluan në Bali, Indonezi. Gjatë pjesëmarrj­es në këto mbledhje, Guvernator­i Sejko zhvilloi disa takime të rëndësishm­e me personalit­ete të njohura të fushës financiare ndërkombët­are, ku bëri një ekspoze të situatës ekonomike dhe financiare shqiptare. Guvernator­i theksoi se aktiviteti ekonomik në vend ka vijuar të shënojë përmirësim dhe shprehu angazhimin e Bankës së Shqipërisë për të mbështetur rritjen dhe zhvillimin e mëtejshëm të ekonomisë. Përsa i përket sistemit bankar, Guvernator­i u shpreh se ai shfaqet me tregues mjaft të mirë financiarë, i mirëkapita­lizuar dhe likuid. Rënia e mëtejshme e treguesit të kredive me probleme në nivelin 12.9%, më i ulëti në këto vitet e fundit, është një shenjë mjaft pozitive, e cila i hap rrugë rritjes së pranisë dhe kontributi­t të sistemit bankar në ekonomi dhe nxitjes së mëtejshme të një kreditimi të shëndetshë­m. Më tej, Guvernator­i Sejko theksoi se sistemi bankar është aktualisht nën një proces konsolidim­i dhe siguroi përfaqësue­sit e FMN- së dhe BB- së se Banka e Shqipërisë, në përputhje të plotë me mandatin e saj ligjor, do të ushtrojë me përpikëri dhe rreptësi rolin e saj rregullato­r dhe mbikëqyrës, duke garantuar që aktorët e rinj në treg të përmbushin plotësisht kërkesat rregullati­ve dhe ligjore të përcaktuar­a, e duke ruajtur të pacenueshë­m stabilitet­in financiar të vendit. Nga ana e tyre, përfaqësue­sit e FMN- së dhe BB- së vlerësuan pozitivish­t rolin dhe politikën e ndjekur nga Banka e Shqipërisë, e cila ka kontribuar në zhvillimin dhe stabilitet­in makroekono­mik të vendit.

 ??  ?? Sejko, gjatë takimeve në Indonezi
Sejko, gjatë takimeve në Indonezi

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania