Panorama (Albania)

Prokuroria vendos zgjatjen me tre muaj të hetimeve për ish- ministrin Tahiri

Zgjatja e hetimeve, Prokuroria: Kemi persona të tjerë nën hetim dhe presim verifikime të mëtejshme pasurore

-

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka vendosur këtë të hënë që të zgjasë hetimet edhe me tre muaj për ishministr­in e Brendshëm, Saimir Tahiri.

Ky i fundit është nën hetim që prej vitit të shkuar për lidhjet e tij me aktiviteti­n e paligjshëm të Moisi Habilajt. Zgjatja e hetimeve për dosjen "Tahiri" vjen për të tretën herë, teksa kujtojmë se regjistrim­i i procedimit mban datën 17 tetor 2017. Në këtë mënyrë, hetimet për ish- ministrin e Brendshëm zgjaten edhe me tre muaj. Prokuroria e Krimeve të Rënda, në vendimin e saj, të siguruar edhe nga "Panorama", rendit edhe arsyet e zgjatjes së këtij afati. Sipas vendimit, Prokuroria kërkon kohë që të verifikojë disa fakte të administru­ara nga një letërporos­i e ardhur nga Mali i Zi, si edhe ka nevojë për më shumë kohë për hetimet pasurore. "Meqenëse afati hetimor mbaron më datën 17.10.2018, është e nevojshme zgjatja e afatit hetimor për tre muaj për të realizuar dhe disa veprime të tjera hetimore si: Administri­mi i përgjigjes së një kërkese për ndihmë juridike dërguar në Republikën e Italisë, kryerja e disa verifikime­ve të tjera mbi një letërporos­i të administru­ar nga Republika e Malit të Zi dhe kryerja e verifikime­ve pasurore", shkruhet në vendim. Aktualisht, ish- ministri i Brendshëm gjendet i lirë, pa asnjë masë sigurie, pasi Gjykata e Apelit për Krime të Rënda, më 28 maj të këtij viti, shfuqizoi vendimin e Shkallës së Parë, për vendosjen në "arrest shtëpie" të ish- ministrit. Për këtë, Prokuroria e Krimeve të Rënda ka bërë rekurs në Gjykatën e Lartë.

VENDIMI Në vendimin për zgjatjen e afateve të hetimit, Prokuroria e Krimeve të Rënda shkruan se ajo po zhvillon ende hetime për Tahirin dhe bashkëpunë­torë të mundshëm të tij. "Në lidhje me këtë çështje janë nën hetim edhe subjekte të tjera të dyshuara si bashkëpunë­torë të personit nën hetim, Saimir Tahiri. Në lidhje me këto fakte penale dhe subjekte të tjera të dyshuara si të përfshira, Moisi Habilaj, Florian Habilaj dhe persona të tjerë nga Prokuroria për Krime të Rënda, është zhvilluar hetimi në rang të procedimev­e penale nr. 134, të vitit 2016 dhe 164 të vitit 2017", shkruhet në dosje. Gjithashtu, Prokuroria pret që të marrë përgjigje nga Italia për disa letërporos­i të tjera, si edhe të verifikojë përgjigjet nga Mali i Zi, për lëvizjet e Tahirit në vitin 2014 dhe 2015. Prokuroria konsideron edhe si provë të fortë gjetjen e 863 mijë eurove në mjetin e biznesmeni­t Orest Sota, së bashku me dy patentat detare të Tahirit. Sipas Prokuroris­ë, ka dyshime se paratë e gjetura në mjetin e Sotës janë të Tahirit. Prokuroria e mbështet këtë dyshim me faktin se Sota dhe Tahiri kanë disa udhëtime së bashku jashtë vendit, që provon se kanë pasur miqësi dhe lidhje të ngushtë. Bëhet fjalë për udhëtime në Malin e Zi dhe në Itali.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania