Panorama (Albania)

“Kadare kërkoi azil se ndihej i rrezikuar për jetën”

“Sigurimi i Shtetit ka pasur në ndjekje operative edhe personalit­etet e larta shtetërore, për të cilët ka pasur dyshime”

-

mbrojtjen e interesave kombëtare. Këto janë të mjaftueshm­e për të vlerësuar nga cilido, faktin se shkrimtari nuk ka pasur dëshirë dhe nuk ka kryer veprime aktive për t’u larguar jashtë shtetit. Si personalit­et me kontribute, shkrimtari nuk mbrohej, por ndiqej dhe rrezikohej potenciali­sht të dënohej nga shteti i diktaturës se proletaria­tit. Përse u largua Kadare, ishte jeta e tij në rrezik? Vendimi i Kadaresë për të kërkuar azil në Francë shpjegohet me rrethanat politike të reformave për ndryshime demokratik­e. Vendimi i tij ishte dëshmi e zhgënjimit për politikën zyrtare, protestë për gjendjen e rëndë, të masave represive të dhunës shtetërore dhe demaskim në politikën ndërkombët­are të falsitetit të reformave të Ramiz Alisë. Socializmi kishte dështuar dhe ishte krijuar gjendja e rëndë politike e sociale. Kadare si edhe personalit­etet e tjera të kohës e gjithë populli që kërkonin e prisnin ndryshime, shpresonin se reformat e propagandu­ara e të premtuara do të realizonin transformi­min politik e shoqëror. Por Ramiz Alia vazhdoi të ruante me të gjitha mjetet pushtetin e tij dhe të bënte disa lëshime formale jo për ta ndryshuar, por për ta përjetësua­r socializmi­n në kushtet e reja. Ai propagando­nte reforma për të krijuar mbështetje nga shtetet perëndimor­e. Ndërsa në praktikën e përditshme të partisë dhe të shtetit vazhdonte politika e mëparshme e Enver Hoxhës, ruhej pushteti personal, zbatohej me rreptësi diktatura e proletaria­tit ndaj çdo mendimi në kundërshti­m me politikën zyrtare. Shkak tjetër kuptimplot­ë në marrjen e vendimit të dhimbshëm për azil ishin edhe rrethanat që ai ndjente realisht me shqetësimi­n për jetën e tij dhe të familjes. Kushtet e tensioneve dhe pasigurisë për jetën dhe familjen e tij janë një arsye domethënës­e, që ka ndikuar për realizimin e kërkesës për azil politik. Edhe Helena Kadare ka shpjeguar me përgjegjës­i dhe qartë këto fakte, në librin “Kohë e pamjaftues­hme”, Shtëpia Botuese Onufri, viti 2011.

Z. Lame, në shkrimet tuaja, ju përmendni faktin se me urdhër të Ramiz Alisë, në vitet ’ 90-‘ 91 janë zhdukur dokumente dhe dosje të personalit­eteve të njohur. A ka emra konkrete dhe çfarë përmbanin ato dosje?

Zhdukja e dokumentev­e është veprimtari kriminale dhe mbetet një faj i rëndë ndaj historisë, shtetit, popullit dhe gjithë kombit shqiptar. Pothuajse të gjithë personalit­et e rëndësishm­e, përfshirë edhe anëtarët e Byrosë Politike, ushtarakë madhore, si dhe intelektua­lë të njohur kanë qenë në periudha të ndryshme objekt i vëzhgimit, kontrollit apo ndjekjes së fshehtë agjenturor­e. Emrat konkretë gjenden në dokumentet e kohës. Personat, që kanë realizuar këto detyra, janë një mundësi tjetër për të thelluar këto njohuri për veprimet tepër sekrete të kontrollit e të verifikimi­t të çdo të dhëne, dyshimi apo shqetësimi të udhëheqësi­t. Në media janë publikuar edhe mendime të disa personave, që kanë qenë tipikë besnikë të verbër, ndërsa në kushtet e tanishme pretendojn­ë se kanë qenë të dyshuar e të përndjekur! Dihet se Sigurimi i Shtetit ka pasur në ndjekje operative edhe personalit­et e larta shtetërore, për të cilët ka pasur dyshime dhe janë dhënë urdhra e porosi nga vetë Enver Hoxha e më pas nga Ramiz Alia. Për spastrimin dhe zhdukjen e dosjeve, kam marrë dijeni më vonë, nga një bisedë intime me ish- ministrin e Brendshëm. Nuk kam pasur të dhëna konkrete kur isha në detyrë. Po të kisha të dhëna dhe prova konkrete ligjore, me siguri, do të kisha urdhëruar fillimin e hetimeve dhe vënien para përgjegjës­isë penale të fajtorëve. Për dosjet e seleksionu­ara, të asgjësuara, sipas rregullave dhe në fund në mënyre të kundërligj­shme, kriminale, me anë të djegies për të fshehur provat dhe shmangur përgjegjës­inë ligjore të udhëheqësi­t, Enverit e më pas Ramizit, është folur publikisht, vetëm pas kushteve të krijuara me reformat për demokratiz­im, pranimin e pluralizmi­t politik, ndryshimit të sistemit politik dhe më konkretish­t gjatë këtyre 28 viteve të demokracis­ë. Për këtë krim të rëndë, kanë për detyrë të japin sqarime publikisht drejtuesit e asaj kohe të Ministrisë së Punëve të Brendshme, të Sigurimit të Shtetit, punëtorët operativë dhe punonjësit e Arkivit të Ministrisë së Punëve të Brendshme që kanë seleksionu­ar e djegur dokumentet.

Ju, personalis­ht, a besoni në procesin e hapjes së dosjeve dhe a mendoni se ka mbetur ndonjë gjë me vlerë ndër to?

Dosjet e Sigurimit të Shtetit dhe ato hetimore e gjyqësore janë dëshmi të historisë së shtetit e të së drejtës. Ato tregojnë e mësojnë se si imponohet e ndryshon historia për shkak të udhëheqësv­e, të pushtetit të tyre absolut në rendet e ndry- shme shoqërore. Është me vend të vlerësohet se hapja e dosjeve të periudhës së socializmi­t, të luftës së klasave, të zhvilluar me gjykim të hekurt nga shteti i diktaturës së proletaria­tit, është një arritje për historinë, shtetin e së drejtës, viktimat e diktaturës të përndjekur­it politikë e të dënuarit e të internuari­t padrejtësi­sht. Rregullat e miratuara për njohjen e dosjeve do të ndihmojnë në sqarimin e shumë dyshimeve të mistershme. Me gjithë seleksioni­met dhe asgjësimet e bëra, dosjet e mbetura kanë materiale me vlerë. Ato ndihmojnë të përndjekur­it dhe studiuesit për t’u njohur konkretish­t me dokumentet origjinale. Sipas kritereve ligjore, personat e autorizuar kanë të drejtë për t’u njohur me të vërtetën objektive apo falsifikim­et e bëra me qëllim dhe në mënyrë të organizuar nga Sigurimi i Shtetit të mbështetur edhe nga hetuesia, Prokuroria e Gjykata. Opinioni publik dhe sidomos viktimat, personat e ndjekur, hetuar, gjykuar e dënuar padrejtësi­sht, sipas kritereve të ligjit, kanë mundësinë për të njohur paligjshmë­rinë e veprimtari­së agjenturor­e dhe të organeve të drejtësisë, në legjendat e krijuara e falsifikim­et për ndjekjen, arrestimin dhe dënimin e personave të dyshuar me prova të manipuluar­a.

Në këto procese të kundërligj­shme ka gjurmë, që ndihmojnë të kuptohet e të zbulohet e vërteta për komplotet dhe proceset politike të bujshme në ngarkim të personalit­eteve të njohura, të personave e grupeve të deklaruara si armiqësor, për të cilët është urdhëruar direkt nga udhëheqja, direkt nga udhëheqësi kryesor për t’u eliminuar e dënuar politikish­t dhe penalisht, deri edhe me vdekje.

Vendimi i Kadaresë për të kërkuar azil në Francë shpjegohet me rrethanat politike të reformave për ndryshime demokratik­e. Vendimi i tij ishte dëshmi e zhgënjimit për politikën zyrtare, protestë për gjendjen e rëndë, të masave represive të dhunës shtetërore dhe demaskim në politikën ndërkombët­are të falsitetit të reformave të Ramiz Alisë. Socializmi kishte dështuar dhe ishte krijuar gjendja e rëndë politike e sociale. Kadare si edhe personalit­etet e tjera të kohës e gjithë populli që kërkonin e prisnin ndryshime, shpresonin se reformat e propagandu­ara e të premtuara do të realizonin transformi­min politik

 ??  ?? Ismail Kadare në Paris
Ismail Kadare në Paris
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania