Panorama (Albania)

Mema: Pakt me Halilin, ja si e gjeta Tiranën

"Lojtarët të rënduar psikologji­kisht, në Vlorë për rezultat pozitiv"

-

Tirana është klub i madh dhe unë kam dalë nga ky. Me thënë të drejtën e prita pak me skepticizë­m për shkak se situata që po kalonte nuk ishte fort e mirë. Në fakt, është shumë kalendar i vështirë, pasi do të luajmë 3 ndeshje në transfertë. Megjithatë, i gjithë grupi bashkë do ta lërë pas këtë situatë”

Koha për të punuar, por edhe për të thënë opinionet dhe fjalët e para si trajner i Tiranës. Ardian Mema ka dalë dje përpara mediave në kompleksin "Skënder Halili" me një veshje serioze, po aq sa edhe fjalët e tij dhe shpjegimin që i bën situatës në skuadër. Mema shprehet se e ka gjetur skuadrën të rënduar psikologji­kisht dhe se është koha për të ndërruar atmosferën dhe situatën e për objektivat të flitet në një moment të dytë. "Me presidenti­n kam një pakt, që për çdo lojtar, i cili do të vijë, do të vendos unë", flet me bindje trajneri i ri i Tiranës, që komenton edhe përballjen me Flamurtari­n dhe Ilir Dajën. Dëshira? Për një bardheblu është e ditur: "' Tirona' kampion"!

Pas situatës së krijuar, si e pritët ftesën për të marrë drejtimin dhe si vendosët, duke qenë se është përgjegjës­i jo e vogël?

Tirana është klub i madh dhe unë kam dalë nga ky. Me thënë të drejtën e prita pak me skepticizë­m për shkak se situata që po kalonte nuk ishte fort e mirë. Në fakt, është shumë kalendar i vështirë, pasi do të luajmë 3 ndeshje në transfertë. Megjithatë, i gjithë grupi bashkë do ta lërë pas këtë situatë.

Çfarë mund të ndryshoni te Tirana?

M'u deshën vetëm 10 minuta për të kuptuar anën psikologji­ke të lojtarëve. Që të premten që u ktheva nga Vlora erdha direkt në stërvitje. Lojtarët janë në një gjendje jo të mirë psikologji­ke dhe na mbetet për detyrë të punojmë në këtë drejtim. Kam folur gjatë me sportistët këto 2 ditë dhe më kanë mjaftuar për të konstatuar të gjithë problemati­kën çfarë ka nga brenda.

Çfarë u keni shprehur lojtarëve?

Ju kam thënë që këtë problem nuk e kaloj dot vetëm, por as ju të vetëm jo. Të gjithë së bashku mund ta kalojmë. Duhet të fus frymën e grupit për t'iu rikthyer rezultatev­e të mira. Shpresoj që ekipi të jetë në një atmosferë më të mirë se periudha që po kalon. Kjo nuk bëhet as me deklarata për shtyp dhe as me fjalë ndaj sportistëv­e. Duhet të ulim kokën dhe të punojmë të gjithë së bashku për të arritur rezultatet që janë të pritshme nga opinioni publik, nga tifozët e Tiranës që janë njerëz shumë sensibël dhe duan të shohin ekipin në 4- shen e parë. Kjo arrihet vetëm duke ulur kokën dhe duke punuar të gjithë së bashku.

Ju jeni pjesë e dinastisë Mema, stafit bardheblu. Si ju duket kjo Tiranë me kaq shumë lojtarë të huaj në përbërje? E ndiejnë ata fanellën si ju?

Unë jam i përgjegjsh­ëm për çfarë po më pyesni, sepse kam qenë pjesë e këtij klubi dhe e di shumë mirë sesi funksionon. Kam lidhje shpirtëror­e të themi. Këtë ide do të transmetoj te lojtarët. Këto janë ide shumë të mira, që grupi të ketë një lloj veprimi ose motivimi. Lojtarët duhet të dinë të paktën historinë e klubit të Tiranës, sesi ka qenë dhe sesi duhet të vazhdojë që të jetë. Do mundohemi të fusim frymë të mirë në ekip, sepse kjo është shumë e rëndësishm­e. Koha është e pamjaftues­hme, unë thjesht do të shfrytëzoj rastin për të futur frymën në ekip që të arrihet kjo që po më pyesni.

Ikët nga Flamurtari dhe përballeni në debutim, ç'do të thotë kjo?

Ato i falënderoj shumë, sepse më pritën mirë. U ndamë mirë dhe më lejuan të vij te Tirana. Flamurtari është një ekip i mirë, sepse ka trajner Ilir Dajën. Unë kam punuar gjatë me të dhe është trajneri më i mirë në Shqipëri. Një trajner që di si t'i përgatitë mirë ndeshjet. Unë e njoh gjendjen shumë mirë nga brenda atje dhe do e përgatis ekipin për ndeshjen e radhës.

Në përballjen me Dajën, është ai apo ju më i avantazhua­r në "duelin" e njohjes së rivalit?

Unë them se është Daja, edhe nga tabela e klasifikim­it. Përpos kësaj, Daja ka kohë që punon bashkë me mua me atë ekip. Megjithatë, ne do të mun- dohemi që ta përgatisim ndeshjen. Nuk shkojmë të dorëzuar në Vlorë, por ne do të shkojmë për të marrë një rezultat pozitiv.

Situata e dëmtimeve, si është gjendja e Blazhevski­t?

Dëmtimet kanë bërë të veten dhe nuk kam ardhur në një moment të mirë. Blazhevski është i fundit që na u dëmtua në ndeshjen ndaj U- 19. Fola me mjekët dhe mendoj se nuk ka asgjë serioze.

Sa i kënaqur jeni me kontingjen­tin e lojtarëve që keni gjetur?

Ka dy gjëra këtu. Kur një trajner është në kohën e merkatos, bën zgjedhjet e veta, në bazë të filozofisë së lojës bën edhe ndërhyrjet. Por, në kushtet që jemi tani, do të përshtatem unë me lojtarët. Jam para faktit të tillë. Ndoshta, për lojtarët që gjej, disa mund të më pëlqejnë dhe disa mund të kenë probleme në filozofinë time. Por, e padiskutue­shme është që do të përshtatem unë me lojtarët.

Sa e vështirë është që të gjeni ekuilibrat në momentin e duhur?

Koha është e pamjaftues­hme, sepse unë dy ditë kam këtu. Do mundohem që lojtarëve t'u shpreh filozofinë time të punës dhe të përgatitje­s së ndeshjes. Duhet pak kohë të implemento­jnë atë që dua unë. Do kemi ngarkesë këtë javë. Do kemi analiza me video dhe stërvitje dy herë. Të mërkurën do kemi një analizë me video, më pas do mblidhemi të gjithë bashkë për një kafe. Kjo, sepse dua t'i mbaj të gjithë bashkë dhe të qëndrojmë afër për të kuptuar dhe bashkëbise­duar njëri- tjetrin.

A e ka Tirana kontingjen­tin për të arritur objektivat që janë vënë, pra, arritja e kupave të Europës?

Për momentin, unë nuk dua të flas për objektiva. Arsyeja është e thjeshtë fare: Ne duhet të dalim nga kjo gjendje dhe pastaj, në një moment të dytë, do ta mendoj edhe këtë që po më thoni.

Presidenti Halili tha që tani do vendosë ai për gjithçka. Po nëse bëni merkato në janar, kush do të vendosë për lojtarët, ai apo ju?

Unë kam një akord me presidenti­n. Për lojtarët që do thirren, do vendos unë. Kjo është e padiskutue­shme!

Nëse Zoti do t'iu plotësonte sot një dëshirë profesiona­le. Cila do të ishte dëshira që Ard Mema kërkon?

' Tirona' kampion! ( qesh...)

 ??  ?? Trajneri Ardian Mema dhe Presidenti i Tiranës, Refik Halili
Trajneri Ardian Mema dhe Presidenti i Tiranës, Refik Halili

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania