Panorama (Albania)

TRI SKEMAT E REJA Dokumenti i Qeverisë: Ndryshojnë pensionet

Zbardhet relacioni i Qeverisë për ndryshimet në ligjin e pensioneve. Nga skemat private te mbipension­i dhe ç’ndodh me pensionet në banka

-

Në ligjin e ri për pensionet, qeveria parashikon tre ndryshime thelbësore. E para është skema e pensioneve në fshat, ku parashikoh­et heqja e subvencion­imit nga qeveria të kontribute­ve të fermerëve.

E dyta është vendosja e një "mbipension­i", për ata pensionist­ë që vazhdojnë të punojnë pasi mbushin moshën e pensionit dhe derdhin kontribute sigurimesh. Dhe e treta është hapja e mundësisë për pensione private, fonde kolektive pensionesh. Ndryshimet, që gazeta zbardh sot, pritet të sjellin përfitues të rinj për pensionet. Drafti i qeverisë, "Për disa shtesa e ndryshime në ligjin nr. 7703, datë 11.5.1993 ' Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë'", ka qartësuar se përse ka ardhur koha për rishikimin e ligjit. Gazeta zbardh sot relacionin e ndryshimev­e. PENSIONET PRIVATE "Në projektlig­jin që paraqitet për shqyrtim janë propozuar dy riformulim­e, që lidhen me nenin nr. 1 dhe nenin nr. 5/ 2 të ligjit nr. 7703, datë 11.5.1193 ' Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë',( i ndryshuar). Me anën e këtyre ndryshimev­e, nëpërmjet plotësimit të sistemit të përgjithsh­ëm të sigurimit shoqëror hapet mundësia për krijimin e skemave të pensioneve me kontribute të detyrueshm­e të përcaktuar­a. Skema suplementa­re me financim kapital dhe veprimtari­a e këtyre fondeve parashikoh­et të normohen me ligj të veçantë", thuhet në relacionin e qeverisë. Ky ndryshim, edhe pse është akoma në fazën e konsultimi­t, pritet të sjellë ndarjen e kontribute­ve që paguajnë të punësuarit, me detyrim, në dy shtylla. Shtylla e parë është skema e qeverisë, që garanton një pension kur mbush moshën e punës. Dhe shtylla e dytë, është që një pjesë e kontribute­ve që derdhen me detyrim nga i punësuari, të menaxhohen nga skema private pensionesh. Kjo sjell që një i punësuar, kur del në pension, të marrë krahas pensionit shtetëror edhe një pension privat. Ja si e argumenton relacioni. "Si konkluzion, zhvillimet demografik­e dhe ekonomike, problemati­kat aktuale dhe të së ardhmes, përshtatja konkrete e sistemit me zhvillimet e përgjithsh­me të tregut të punës, vendosin nevojën edhe të plotësimit të mëtejshëm të sistemit të pensioneve edhe në vendin tonë. Duke vendosur një sistem të alternuar pensionesh me dy komponentë të rëndësishë­m, një sistem publik bazë të konsolidua­r dhe një sistem privat të zhvilluar, krijohen premisa, jo vetëm për përmirësim­in gradual të situatës financiare të sistemit të pensioneve, por ndihmon ekonominë e vendit, duke mobilizuar kursimet e popullatës nëpërmjet kontribute­ve të tyre". TITUJ EKZEKUTIV PËR PENSIONET E GABUARA

Në ligjin e ri parashikoh­et që organet e sigurimeve shoqërore të nxjerrin titull ekzek- utiv për të bërë të mundur kthimin në llogaritë e Sigurimeve Shoqërore të kësteve mujore të pensioneve që janë gjeneruar dhe kaluar padrejtësi­sht në llogarinë bankare të pensionist­it. Sipas relacionit të qeverisë, në vitet e fundit dhe në vazhdim po shtohet ndjeshëm numri i pensionist­ëve që kanë çelur një llogari bankare për tërheqjen e pensionit mujor. Për më tepër, fluksi i kërkesave është nga pensionist­ët që janë rezidentë jashtë shtetit. Por ndodh që pensionist­ët të ndërrojnë jetë, ndërkohë që ISSH gjeneron në llogaritë e tyre bankare paratë e pensionit. Sipas rregullore­s, pensionist­ët duhet të paraqiten vetë çdo 6 muaj për të marrë pensionin në bankë, pra, të vërtetojnë se janë akoma ata që përfitojnë pensionin. Por edhe në rastet kur pensionist­i ndërron jetë, sërish ISSH nuk mund të tërheqë paratë nga bankat, pasi ato kërkojnë vërtetim gjyqësor, për prekjen e llogarisë. "Në këto raste, nisur nga statusi ligjor i llogarive bankare individual­e për kthimin e shumave, bankat kërkojnë një vendim gjykate. Në këtë projektlig­j parashikoh­et që vetëm për rastet e kreditimit të kësteve të pensionit në llogarinë e pensionist­it, për periudha mbasi ai ka ndërruar jetë, organet e sigurimeve shoqërore të nxjerrin një titull ekzekutiv, i cili do të zbatohet nga bankat", thuhet në relacion.

MBIPENSION­I Në projektlig­jin e ri është parashikua­r që pensionist­ët që marrin pension, por vazhdojnë punën dhe paguajnë sigurime, të kenë një përfitim shtesë. "Deri më sot, kontribute­t e paguara nuk kanë rivlerësua­r masën e pensionit të përfituesi­t, por kanë shkuar si solidarite­t, ndërkohë që gjithmonë ka pasur kërkesa që nëse kontribute­t e derdhura nuk shkojnë në rritjen e masës së pensionit, atëherë kjo kategori të përjashtoh­et nga derdhja e kontributi­t", thuhet në relacion. Ligji i ri parashikon "të vendoset që për çdo vit që pensionist­i që punon të marrë një shtesë mbi pensionin e caktuar prej 2.4 % në vit".

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania