Panorama (Albania)

“Më ofruan 150 mijë USD që të ndryshoja versionin”

Veliu: Njeriu i një deputeti erdhi me shefin e Krimeve të Laçit

-

Partinë Socialiste. Kam lidhje me partine çame. Unë jam çam. A ju ka premtuar para PD për përgjimin? As nuk kam fare lidhje me këto lloj gjërash dhe as nuk i njoh. A jeni takuar me eksponentë apo deputetë të Partisë Demokratik­e?

Unë jam takuar atë natë që kam dhënë intervistë me sekretarin e tij andej matanë.

Më përpara, jeni takuar me eksponentë të PD, ndërkohë që përgatites­hit për përgjimin?

Vetëm një herë kanë ardhur aty te kafeneja 2, 3 veta. Unë nuk e di se çfarë kanë qenë, se nuk i njoh as me emra se nuk merrem me politikë. Te cila kafene? Te kafeneja e PD. Se aty u bazova që çova materialin. Si je njohur me Salianjin, në çfarë rrethanash je njohur me deputetin?

Unë me Salianjin nuk kam fare lidhje. Këto janë të gjitha gënjeshtra. Unë vetëm sa i kam dorëzuar diçka Olldashit, Olldashi atë natë më ka prezantuar me Salianjin që dhashë intervistë­n, kaq kam unë, nuk kam gjë me Salianjin.

Pra, të ka prezantuar Olldashi me Salianjin. Ti e ke takuar Salianjin apo jo?

Po, atë ditë që mora intervistë­n. Edhe një herë ishim ulur për kafe, që iu thashë ishin tre deputetë. Më pas apo më përpara? Më përpara se të jepja intervistë­n, të thashë në kafene që ishin tre deputetë. Të mos i ngatërrojm­ë gjërat. Çfarë bisedash ke bërë me Salianjin? Asnjë lloj gjëje, të thashë. Kam këtë lloj gjëje që kam bërë dhe dua të jap edhe intervistë­n për garancinë e jetës sime, se nuk i dihet. Doli ajo në audio- përgjim, jepej ajo në televizion. Ajo që një tablo që më pengonte mua jetën, si më ndodhi në Kukës.

Pra, e ke takuar një here në kafe, pastaj në PD. Pastaj të kujtohej kjo gjë?

Që dhashë intervistë­n, të thashë. Dhashë intervistë­n dhe ika. Nuk kam lidhje me asnjë të PD dhe as nuk i njoh. Dhe Salianjin nuk e njoha, çfarë e kam parë në televizion tani.

Salianji thotë e kam takuar vetëm te holli, nuk kam pirë ndonjëherë kafe me të.

Më dha dorën, nuk thashë se kemi pirë kafe. Te kafeneja e PD, nuk thashë që pimë kafe. Ishin 3 deputetë që më dhanë dorën, deputetët a qytetarë nuk e di çfarë ishin. A ju ka premtuar Salianji 200 mijë euro për materialin? As që bëhet llaf, të gjitha janë gënjeshtra moj motër. Të gjitha janë gënjeshtra, janë shpifje të gjitha. Kujt i ke kërkuar ndihmë? Zyrtarit të PD, rojës poshtë. Çfarë iu tha? Kështu, kështu janë gjërat. Dua një njeri që të më garantojë jetën time dhe t'u jap edhe unë provat e mira. Dhe bile nuk janë publikuar të gjitha videot nga SHIK- u, do i marrësh vesh edhe ato.

Kush ishte personi i parë që kontaktuat përpara se ta bënit përgjimin? Ka qenë një djalë i vogël. Pra, Olldashin ta ka prezantuar ky djali i Partisë Demokratik­e duke të thënë që është i…

SHIK- ut. Jo, ai më tha që jam i SHIK- ut, nuk më tha ky i Partisë Demokratik­e, ai më tha që jam i SHIK- ut.

Do ma thuash emrin e deputetit që të ka ofruar që të tërhiqesh?

E di Prokuroria. Nëse janë tamam shtet që e nxjerrin të vërtetën, e nxjerrin. Edhe ky që ka ardhur këtu ta thashë. Janë zinxhir gjërat. Ke frikë për vete, për familjen tënde? Unë kam frikë familjen time, për veten time as nuk ma ndjen. Sikur sot të vijnë të më marrin të më fusin plumbin në kokë, as nuk trembem fare. I kaluam 50 vjeç, por të paktën do jemi faqebardhë, ajo që është e bardhë është e bardhë. Me Alizotin.. Dhe më ofruan edhe 150 mijë dollarë në Tiranë. Për? Te një lokal, te 11- katëshi. E di x, që na hiqet si i ndershëm, flet në televizion. Të thoja që është është false kjo.

Ju kanë ofruar 150 mijë euro për të thënë që është false audio- përgjimi, që gënjeva? Po. Kush është 11- katëshi në Tiranë? Është një lokal i hotelit, i deputetit të... Të mos flas. Hotelit të kujt partie? Të këtij që më ndjek mua këmba- këmbës, që i ndjek njerëzit këmba- këmbës ai, gjer në varr. Ishte deputeti që jua ofroi këtë gjë, vetë? Kishte sjellë një njeri aty, me shefin e Krimeve të Laçit.

 ??  ?? Fredi Alizoti
Fredi Alizoti

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania