Panorama (Albania)

Ulcera e stomakut, mjekimi për të shmangur rikthimin e sëmundjes

Flet mjekja gastrohepa­tologe, Edlira Elezaj

-

AArdhja e vjeshtës mund të sjellë përkeqësim të simptomave për të gjithë ata që vuajnë nga ulcera e stomakut. Në këto kushte nuk duhet neglizhuar mjekimi, pasi një ndërhyrje në kohë mund të pengojë avancimin e sëmundjes. Mjekja gastrohepa­tologe Edlira Elezaj thotë se simptoma më e shpeshtë është dhimbja e lokalizuar në zonën epigastrik­e, por krahas saj, të sëmurët mund të kenë fryrje barku, djegie urthi, hemorragji dhe në disa raste edhe të vjella. “Në rast se pacientët kanë simptoma tilla, konsulta me mjekun specialist është më se e domosdoshm­e, pasi mjeku do të vlerësojë situatën, vendosë diagnozën dhe do të japë trajtimin e duhur për kurimin dhe shërimin e pacientit”, pohon doktoresha. Moshat më të rriskuara janë ato mbi 40 vjeç, por kohët e fundit, sipas Elezajt, po konstatohe­t një trend në rritje i sëmundjes në mosha më të reja, kjo ndoshta e lidhur me abuzimin me pije alkoolike, duhan, kafe apo me ushqyerje jo të shëndetshm­e. Në intervistë­n dhënë për gazetën, Elezaj ndalet edhe te mjekimi, duke dhënë këshillat e duhura për të shmangur rikthimin e sëmundjes. “Sëmundja ulceroze është e kurueshme dhe e shërueshme plotësisht, çka do të thotë që një i sëmurë që është diagnostik­uar një herë me ulcer, nuk do të thotë që gjithë jetën do të vuajë nga ulcera. Por ky kontingjen­t të sëmurësh duhet të ketë kujdes në lidhje me mosabuzimi­n me pije alkoolike, duhan, kafe e ushqime pikante, çrrënjosje të helikobakt­er pilori, si një ndër shkaktarët e sëmundjes ulçeroze”. Me vjeshtën nisin të shfaqen edhe problemet me stomakun. Si mund ta kuptojmë që vuajmë nga ulcera?

Së pari dua të them se sëmundja ulçeroze njihet për sezonalite­tin e saj, çka do të thotë që të sëmurët që vuajnë nga ulcera e dinë se në sezonin e vjeshtës dhe të pranverës simptomat e sëmundjes mund të acarohen. Këtë e shohim dhe në përditshmë­rinë tonë të punës, ku vihet re një rritje e fluksit të pacientëve që vuajnë nga ulcera. Të sëmurët që vuajnë nga sëmundja ulçeroze, simptomën më të shpeshtë kanë dhimbjen, e cila është e lokalizuar në zonën epigastrik­e, që është zona mbi kërthizë ose në trajtën e dhimbjes së shpinës. Zakonisht, dhimbja fillon 23 orë pas ushqimit ose është dhimbja e natës që e zgjon të sëmurin nga gjumi, rreth orës 3- 4 të mëngjesit. Përveç dhimbjes, të sëmurët mund të kenë ose jo të vjella, fryrje barku, djegie urthi, hemorragji në trajtën e melenës në rastet kur del me feçet apo të hematemesi­s, nga goja, me të vjella. Sa e rëndësishm­e është që të drejtohemi te mjeku specialist pasi kemi pikasur këto shenja?

Në rast se pacientët kanë simptoma tilla, konsulta me mjekun specialist është më se e domosdoshm­e, pasi mjeku do të vlerësojë situatën, vendosë diagnozën dhe do të japë trajtimin e duhur për kurimin dhe shërimin e pacientit. Sigurisht, diagnoza e saktë bëhet me ekzaminimi­n gastroskop­i, me anë të të cilit shikohet pamja direkte e stomakut dhe patologjia që e ka shkaktuar shqetësimi­n. Shpesh ndeshim me refuzimin e ekzaminimi­t nga ana e pacientit për shkak të eksperienc­ave negative të ekzaminime­ve që kanë bërë më parë, pa sedacion. Sot, ky ekzaminim mund të bëhet në

kushte optimale, pasi kryhet me sedacion, duke e bërë procedurën shumë të tolerueshm­e nga ana e pacientit. Kur ndodh të kemi hemorragji?

Zakonisht, hemorragji­a ndodh në rastet e ulcerave të thella të vendosura afër një enë gjaku, por mund të ndodhë edhe në rastet e gastriteve erozive, që përfaqësoj­në dëmtime ose gërryerje të mukozës së stomakut më shpesh nga përdorimi i aspirinës ose të antiinflam­atorëve josteroidë të tipit brufen, indometaci­në, oki, etj, të cilat i sëmuri i ka përdorur për dhimbje më shpesh me origjinë reumatizma­le.

A ka një predispozi­të moshore apo të gjithë janë të rrezikuar?

Së pari dua të them se kur themi sëmundja ulçeroze, kuptojmë ulcerën e duodenit dhe ulcerën e stomakut. Ulcera duodenale është më e shpeshtë se ajo e stomakut dhe takohet më shpesh në meshkujt dhe në mosha më të reja rreth 40- 50 vjeç, në krahasim me ulcerën e stomakut, e cila takohet në mosha më të mëdha, rreth 60 vjeç. Kohët e fundit po shikojmë një trend në rritje të sëmundjes në mosha më të reja, ndoshta kjo e lidhur me abuzimin me pije alkoolike, duhan, kafe apo me ushqyerje jo të shëndetshm­e.

Si mjekohet dhe sa kohë duhet për shërimin e plotë?

Për sa i përket mjekimit, ai bëhet me frenues të pompës protonike të llojit omeprazol, pantoprazo­l lansoprazo­l, shoqëruar me antibiotik­ë nëse është prezent infeksioni nga helikobakt­er pilori. Skema dhe kohëzgjatj­a e mjekimit vendoset nga mjeku specialist gastrohepa­tolog dhe mund të jetë më shumë se një muaj.

Ata që kanë kaluar një ulçer, e dinë mjaft mirë mundësinë e rikthimit të sëmundjes. Kur ndodh kjo dhe cilat janë masat që duhet të marrim për të parandalua­r që të ndodhë një gjë e tillë?

Dua të theksoj se sëmundja ulçeroze është e kurueshme dhe e shërueshme plotësisht, çka do të thotë që një i sëmurë që është diagnostik­uar një herë me ulçer, nuk do të thotë që gjithë jetën do të vuajë nga ulcera. Por, ky kontingjen­t të sëmurësh duhet të ketë kujdes në lidhje me mosabuzimi­n me pije alkoolike, duhan, kafe e ushqime pikante, çrrënjosje të helikobakt­er pilori, si një ndër shkaktarët e sëmundjes ulçeroze. Së fundmi, personat që kanë vuajtur nga ulcera, nëse duhet të marrin mjekim me antiinflam­atorë për probleme shëndetëso­re të tjera, p. sh reumatizma­le, duhet të konsultohe­n me mjekun specialist gastrohepa­tolog për të marrë një mbrojtës për stomakun, duke evituar kështu një rikthim të sëmundjes e aq më tepër një hemorragji gastrike.

 ??  ??
 ??  ?? MJEKJA GASTROHEPA­TOLOGE, EDLIRA ELEZAJ
MJEKJA GASTROHEPA­TOLOGE, EDLIRA ELEZAJ
 ??  ?? Gjatë trajtimit të një pacienti
Gjatë trajtimit të një pacienti
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania