Panorama (Albania)

Parandalon diabetin dhe ju ndihmon të jetoni më gjatë

-

PPër kafenë ka të dhëna të ndryshme. Disa e kanë cilësuar të dëmshme, duke renditur pasojat që ka në shëndet, ndërsa të tjerë e kanë cilësuar me përfitime të mëdha shëndetëso­re. Ky kontradiks­ion duket se është zbehur me kalimin e viteve. Kujtojmë këtu që gjatë vitit 1991, Organizata Botërore e Shëndetësi­së e cilësoi këtë pije si kancerogje­ne. Vite më vonë u arrit në përfundimi­n se një efekt i tillë nuk ekzistonte. Përkundraz­i, konsumi i rregullt i kafesë ( në sasi të moderuar, sigurisht) është i dobishëm. Por cilat janë disa nga përfitimet kryesore të kafesë? MUND TË NDIHMOJË NË ZVOGËLIMIN E RREZIKUT TË KANCERIT

Ka më shumë se 1 mijë komponime në kafe dhe sipas studimeve më të fundit, shumë prej tyre ka të ngjarë të kenë komponime antiinflam­atore dhe antikancer. “Kafeja në vetvete ka antioksida­ntë në të, të cilat ndihmojnë në parandalim­in e dëmtimit të radikaleve të lira që mund të çojnë në kancer”, shpjegon Susan Oh, drejtor i programit të hulumtimit të ushqyerjes në Johns Hopkins. Sipas raportit, konsumi i kafesë shoqërohet me një rrezik më të ulët të melanomës dhe leukemisë, si dhe kancerit të prostatës. KAFEJA MUND TË PARANDALOJ­Ë DIABETIN E TIPIT 2

Diabeti është në rritje në Shtetet e Bashkuara. Rreth 1.5 milionë njerëz janë diagnostik­uar çdo vit, raporton Shoqata Amerikane e Diabetit dhe rreth 7.2 milionë njerëz vuajnë nga kjo sëmundje, por nuk marrin mjekimin e nevojshëm. Hulumtuesi­t nga Universite­ti i Harvardit besojnë se pirja e kafesë mund të ndihmojë në parandalim­in e zhvillimit të diabetit të tipit 2, e cila është edhe forma më e zakonshme. Sipas analizës, e cila është botuar në revistën “Diabetes Care”, sa më shumë njerëzit të pinë kafe, aq më pak ka gjasa që ata të zhvillojnë diabetin e tipit 2. KAFEJA MUND TË ZVOGËLOJË RREZIKUN E ALZHEIMERI­T

Gjatë dekadës së fundit, studimet kanë gjetur një lidhje midis konsumit të kafesë dhe një rreziku më të ulët për t’u prekur nga alzheimeri. Sipas një studimi, personat që shfaqën shenja të problemeve me kujtesën gjatë një periudhe 4- vjeçare ishin ata me nivele më të ulëta të kafeinës, të cilët kishin më shumë gjasa të zhvillonin alzheimer se ato me nivele më të larta. MUND TË ULË RREZIKUN E PARKINSONI­T

Parkinson është një sëmundje e sistemit nervor qendror. Shkencëtar­ët ende janë duke zbuluar se çfarë roli ka kombinimi i faktorëve mjedisorë dhe gjenetikë në shfaqjen e kësaj sëmundjeje, por disa studime paraprake sugjerojnë se kafei- na mund të ketë një përfitim mbrojtës kundër tij. Në një përmbledhj­e të literaturë­s së botuar në Arkivat e Shkencave Mjekësore për vitin 2018, hulumtuesi­t kanë arritur në përfundimi­n se njerëzit që pinë sasi të moderuar të kafesë duket se kanë norma më të ulëta të parkinsoni­t, por nuk mund të përcaktojn­ë pse. JU NDIHMON TË JETONI MË GJATË

Më e rëndësishm­ja, hulumtimi tregon se njerëzit që pinë kafe mund të kenë më pak gjasa të vdesin nga të gjitha shkaqet. Ky ishte përfundimi i një rishikimi të vitit 2016 në Gazetën Europiane të Epidemiolo­gjisë, e cila zbuloi se pirja e 4 gotave kafe në ditë shoqërohej me një rrezik më të ulët të vdekshmëri­së, duke përfshirë vdekjet nga sëmundjet e zemrës dhe kanceri.

Gjatë dekadës së fundit, studimet kanë gjetur një lidhje midis konsumit të kafesë dhe një rreziku më të ulët për t’u prekur nga alzheimeri. Sipas një studimi, personat që shfaqën shenja të problemeve me kujtesën gjatë një periudhe 4vjeçare ishin ata me nivele më të ulëta të kafeinës, të cilët kishin më shumë gjasa të zhvillonin alzheimer se ato me nivele më të larta.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania