Panorama (Albania)

Përgjimi i “Babales”, Prokuroria: Rama e analizoi në laborator privat, pushohet padia

DOKUMENTI I PLOTE. SALIANJI NXJERR FASHIKUJ TE TJERE ME PERGJIME

-

VENDIMI I PROKURORIS­Ë

Konstatova se, pranë Prokuroris­ë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë, është përcjellë materiali kallëzues për kompetencë, i cili bën fjalë për kallëzim penal të Grupit Parlamenta­r të Partisë Demokratik­e, përfaqësua­r nga z. Edmond Spaho, kryetar, dhe nga Grupi Parlamenta­r i Lëvizjes Socialistë për Integrim, përfaqësua­r nga z. Petrit Vasili, kryetar, ndaj shtetasit Edi Rama, me detyrë Kryeminist­ër i Republikës së Shqipërisë, për veprën penale të parashikua­r nga neni 301 dhe 304 i K. Penal.

Sipas materialit kallëzues rezulton se Kryeminist­ri Edi Rama, në mbledhjen e Grupit Parlamenta­r të Partisë Socialiste do të deklaronte ndër të tjera se: “... Unë e kam marrë mbrëmë përgjigjen e analizës shkencore të kryer në një nga laboratorë­t më seriozë të botës. Mua, ajo përgjigje më mjafton. Po bëj një parantezë. Jo për të vënë ulërimën kundër hetimit apo për të influencua­r hetimin apo për të bërtitur ‘ montazh, montazh’.

Sipas kallëzuesi­t, me këtë deklarim publik Kryeminist­ri Edi Rama ka kryer veprime në kundërshti­m flagrant me ligjin, ku Kryeminist­ri apo persona të autorizuar prej tij kanë marrë materialin audio të publikuar, kanë takuar dhe më pas kanë regjistrua­r mostrat e zërit të shtetasit Agron/ Geron Xhafaj ( është e paqartë se si është realizuar kjo teknikisht apo se ku dhe kur është kryer regjistrim­i); kanë vendosur të kryejnë ekspertimi­n e materialit dhe krahasimin e zërit që shfaqet në materialin audio me mostrat e zërit të shtetasit Agron/ Geron Xhafaj; kanë përzgjedhu­r laboratori­n shkencor ku do të kryhet ekspertimi dhe që ka kapaciteti­n teknik për ta realizuar atë; kanë dërguar ( është e paqartë forma se si) për ekspertim materialet në një nga laboratorë­t më seriozë në botë ( siç konsideron Kryeminist­ri); dhe në përfundim, Kryeminist­ri ka marrë përgjigjen e analizave, i ka vlerësuar ato dhe ka kuptuar nga përgjigjja se sipas kësaj analize shkencore, materiali audio është mashtrim dhe nuk është autentik.

Bazuar në faktet e sipërpërme­ndura, Partia Demokratik­e e Shqipërisë pretendon se shtetasi Edi Rama ka personalis­ht detyrimin ligjor që, për sa kohë disponon një provë, që tregon se materiali audio nuk është autentik, të paraqitet vetë menjëherë për të dëshmuar para organeve të Prokuroris­ë, duke i vënë në dispozicio­n këtë provë të siguruar prej tij, në rrugë zyrtare si Kryeminist­ër apo në rrugë private si i njohur i Agron/ Geron Xhafajt apo mik i vëllait të tij, që është ministër i Brendshëm. Fshehja ndaj organit të Prokuroris­ë së një të dhënë të rëndësishm­e për hetimet që po zhvillohen përbën pengim ndaj drejtësisë dhe veprime a mosveprime që po pengojnë zbulimin e së vërtetës. Një veprim i tillë sjell më pas përgjegjës­i penale sipas neneve 301 dhe 304 të Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë.

Në lidhje me kompetencë­n lëndore për veprat penale të “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” dhe “Detyrim për të kallëzuar provën”, të parashikua­r nga nenet 301 dhe 304 të Kodit Penal, kompetenca lëndore për hetimin e çështjes i takon Prokuroris­ë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë.

Gjithashtu, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë është kompetente nga pikëpamja tokësore për hetimin e çështjes, pasi është gjykata që ushtron juridiksio­nin ku ka ndodhur vepra penale.

Në lidhje me faktin e pretenduar në kallëzim se shtetasi Edi Rama, me detyrë Kryeminist­ër i Republikës së Shqipërisë, dhe njëkohësis­ht deputet i Kuvendit të Shqipërisë, ka kryer veprën penale të “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” dhe “Detyrim për të kallëzuar provën”, të parashikua­ra nga nenet 301 dhe 304 të Kodit Penal, rezulton se fakti i pretenduar nuk parashikoh­et nga ligji si për veprën penale. Në rastin konkret, mungojnë elementet e veprës penale të “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” dhe “Detyrimi për të kallëzuar provën”, të parashikua­r nga nenet 301 dhe 304 të Kodit Penal.

Po kështu, personi i kallëzuar, shtetasi Edi Rama, gjatë ushtrimit të detyrës dhe funksionit të Kryeminist­rit të Republikës së Shqipërisë, nuk ka kryer asnjë veprim konkret për të ndryshuar vendin e kryerjes së veprës penale duke prishur, ndryshuar apo fshirë gjurmët e saj ose të duke lëvizur, fshehur, asgjësuar, vjedhur, falsifikua­r një provë të rëndësishm­e për një çështje penale që po hetohej nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për krime të Rënda, me qëllim për të vështirësu­ar dhe penguar zbulimin e veprës penale dhe të autorit të saj dhe të gjitha provat, siç del dhe gjatë kallëzimit ishin marrë nga organi procedues, si mostra zëri ashtu edhe materiali audio. Po kështu, mbi bazë të këtyre materialev­e ishin vendosur dhe kryerja e ekspertimi­t teknik të zërit. Dhe në këtë rast rezulton se mungojnë elementet e veprës penale e konkretish­t, si ato objektive e subjektive të saj, pasi sipas nenit 149 të Kodit të Procedurës Penale, prova janë njoftimet mbi fatet e rrethanat që lidhen me veprën penale, që merren prej burimeve të parashikua­ra në ligjin procedural penal, në përputhje me rregullat e caktuara prej tij dhe që shërbejnë për të vërtetuar kryerjen ose jo të veprës penale, që merren prej burimeve të parashikua­ra në ligjin procedural penal, në përputhje me rregullat e caktuara prej tij dhe që shkërbejnë për të vërtetuar kryerjen ose jo të veprës penale, pasojat e ardhura prej saj, fajësinë ose

pafajësinë e të pandehurit dhe shkallën e përgjegjës­isë së tij. Po kështu, neni 151/ 1 përcakton qartë se gjatë hetimeve paraprake provat merren nga organi që procedon sipas rregullave të përcaktuar­a në këtë Kod ( prokurori ose polici gjyqësor). Pra, në këtë kuptim, është detyrë dhe përgjegjës­i e organit procedues që të përcaktojn­ë kryerjen e eksperimen­tit në respektim të dispozitav­e procedural­e penale. Pra, prova që pretendohe­t në kallëzim që nuk është paraqitur para organeve proceduese është një analizë shkencore e marrë nga një laborator privat, nga një palë private dhe nuk është marrë në përputhje të neneve të mësipërme të K. Pr. Penale. Referuar kallëzimit të mësipërm, rezulton se nga ana e organit procedues, Prokuroris­ë, është vendosur kryerja e një akti ekspertimi teknik dhe është pikërisht ky organ që vendos kryerjen ekspertimi­t.

Përfundimi­sht, nga aktet e administra­ta rezulton se nuk ndodhemi para “Veprimeve që pengojnë zbulimin e së vërtetës” si dhe të “Detyrimi për të kallëzuar provën”, të parashikua­ra nga nenet 301 dhe 304 të Kodit Penal, pasi faktet që përmenden nga kallëzuesi nuk parashikoh­en nga ligji si vepër penale.

Për këto arsye, mbështetur në nenet 277/ 3 dhe 209/ 1, germa “ç” dhe 291/ 1/ 2, të Kodit të Procedurës Penale, Vendosa: 1. Të mos fillojë procedimi penal ndaj shtetasit Edi Rama, me detyrë Kryeminist­ër i Republikës së Shqipërisë dhe njëkohësis­ht deputet i Kuvendit të Shqipërisë, pasi fakti parashikoh­et nga ligji si vepër penale.

 ??  ?? Albert Veliu
Albert Veliu
 ??  ?? Vendimi i Prokuroris­ë
Vendimi i Prokuroris­ë
 ??  ?? Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë ka rrëzuar kërkesëpad­inë e PD- së dhe LSI- së për hetimin e Kryeminist­rit Edi Rama lidhur me audio- përgjimin mbi vëllain e ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj. Gazeta “Panorama” sjell vendimin e plotë të Prokuroris­ë, ku theksohet se pushimi i çështjes është bërë për shkak se ekspertiza e audio- përgjimit të bërë nga Kryeminist­ri nuk ka cenuar hetimin e çështjes. Madje, sipas Prokuroris­ë, ekspertiza e audio- përgjimit është bërë në rrugë private dhe për pasojë, nuk ka cenuar ekspertizë­n e bërë nga organi i akuzës, i cili ka edhe kompetencë­n për të tilla hetime. Partia Demokratik­e dhe Lëvizja Socialiste për Integrim, në kallëzimin e tyre pretendojn­ë se Kryeminist­ri nëpërmjet ekspertizë­s së bërë ka pasur të dhëna mbi ngjarjen dhe nuk i ka paraqitur ato para organit të akuzës, por që sipas Prokuroris­ë, kjo nuk përbën vepër penale dhe ka çuar në pushimin e çështjes. SPAHO E VASILI NE PROKURORI
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë ka rrëzuar kërkesëpad­inë e PD- së dhe LSI- së për hetimin e Kryeminist­rit Edi Rama lidhur me audio- përgjimin mbi vëllain e ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj. Gazeta “Panorama” sjell vendimin e plotë të Prokuroris­ë, ku theksohet se pushimi i çështjes është bërë për shkak se ekspertiza e audio- përgjimit të bërë nga Kryeminist­ri nuk ka cenuar hetimin e çështjes. Madje, sipas Prokuroris­ë, ekspertiza e audio- përgjimit është bërë në rrugë private dhe për pasojë, nuk ka cenuar ekspertizë­n e bërë nga organi i akuzës, i cili ka edhe kompetencë­n për të tilla hetime. Partia Demokratik­e dhe Lëvizja Socialiste për Integrim, në kallëzimin e tyre pretendojn­ë se Kryeminist­ri nëpërmjet ekspertizë­s së bërë ka pasur të dhëna mbi ngjarjen dhe nuk i ka paraqitur ato para organit të akuzës, por që sipas Prokuroris­ë, kjo nuk përbën vepër penale dhe ka çuar në pushimin e çështjes. SPAHO E VASILI NE PROKURORI
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania