Panorama (Albania)

“Anëtar i bandës së Berishës”, Sali Lusha kërkon 2 milionë lekë nga Balla

Kërkesëpad­ia, pasi e quajti anëtar të bandës së Sali Berishës

- Taulant Balla

Sali Lushaj, ish- truproja i Sali Berishës, ka paditur dje në Gjykatën e Tiranës kreun e Grupit Parlamenta­r të PS- së, Taulant Balla, për shkaktim dëmi.

Lushaj bashkë me mikun e tij, Avdyl Gjomakaj, depozituan kërkesëpad­inë në Gjykatë, ku kërkojnë 2 milionë lekë të rinj dëmshpërbl­im nga Balla, si dhe përgënjesh­trimin nga ana e tij të deklaratav­e të bëra publike. Ata u referohen deklarimev­e që deputeti socialist ka bërë rreth një javë më parë gjatë emisionit "Opinion", ku i ka etiketuar si anëtarë të bandës së Sali Berishës. Gjatë emisionit po diskutohej për çështjen e krimit në Shqipëri, por specifikis­ht për rastin e "Babales", për të cilin ka ndërhyrë në linjë telefonike deputeti socialist. Për këtë rast, më parë ishin publikuar në disa portale fotografi të Sali Lushajt me Albert Veliun dhe Fredi Alizotin, për të cilat Lushaj pati edhe një reagim publik në profilin e tij të "Facebook".

PADIA Sali Lushaj dhe Avdyl Gjomakaj, të dy nga Tropoja dhe banues në Tiranë, depozituan dje në Gjykatën e Tiranës një padi kundër Taulant Ballës, kryetar i Grupit Parlamenta­r të Partisë Socialiste. Objekti i kërkesëpad­isë është: Detyrimi i palës së paditur, në këtë rast deputeti Balla, për t'u shpërblyer dëmin jashtëkont­raktor, Lushajt e Gjomakajt, shkaktuar si rrjedhojë e thënieve dhe deklaratav­e të pavërteta. Deklarata të bëra publikisht nga pala e paditur, në emisionin "Opinion", të datës 11 tetor 2018, përpara gazetarit Blendi Fevziu, në "Tv Klan", në masën 2 milionë lekë të rinj. Detyrimi i palës së paditur për të publikuar një përgënjesh­trim të përshtatsh­ëm në faqen e parë të dy gazetave kombëtare, me qëllim sqarimin e natyrës abuzive dhe të pavërtetë të deklarimev­e të adresuara pa- ditësve. Ngarkimin e shpenzimev­e gjyqësore palës së paditur. Bazat ligjore ku mbështetet kërkesë- padia e Sali Lushajt dhe Avdyl Gjomakajt janë: nenet 31, 32, 48 e 154 të Kodit të Procedurës Civile, nenet 3, 15/ 1, 17, 42 të Kushtetutë­s etj.

KERKESA Në kërkesën e tyre, Sali Lushaj dhe Avdyl Gjomakaj shpjegojnë se janë familjarë, njerëz, që respektojn­ë ligjet dhe normat e së drejtës dhe gëzojnë respektin e komuniteti­t ku jetojnë. "Më datë 11 tetor 2018, pala e paditur, Taulant Balla, gjatë një prononcimi në emisionin ' Opinion', në mënyrë të qëllimshme, ka bërë deklarata dhe pohime që me pavërtetës­inë e tyre kanë cenuar rëndë imazhin, moralin dhe prestigjin tonë, duke na shkaktuar një dëm të rëndë. Ne do t'i paraqesim Gjykatës, në cilësinë e provës, CD- të përkatëse, në të cilat është e plotë fjala e palës së paditur gjatë ndërhyrjes telefonike në emisionin e përmendur më lart. Megjithatë, në mënyrë të përmbledhu­r, i bëj me dije Gjykatës se diku nga minuta e parë, pala e paditur na ka etiketuar anëtarë të bankës së Sali Berishës. Theksojmë se nuk jemi anëtarë të asnjë bande dhe pjesë e asnjë strukture, që cenon rendin dhe sigurinë publike. Përkundraz­i, jemi njerëz me përgjegjës­i qytetare, që kemi dhënë gjak nga familja jonë, dëshmorë në mbrojtje të integritet­it të këtij vendi", shprehen në kërkesën drejtuar Gjykatës së Tiranës, Sali Lushaj dhe Avdyl Gjomakaj.

 ??  ??
 ??  ?? Sali Lushaj dhe Avdyl Gjomakaj
Sali Lushaj dhe Avdyl Gjomakaj
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania