Panorama (Albania)

Tragjedia me 5 viktima, kapet në Fier një nga organizato­rët

Albert Gega, i dënuar me 10 vjet bur g. Trafikantë­t mbushën varkën mbi kapacitet me 22 persona për t’i çuar në Gr eqi

- FIER/ MAJLINDA RAMA

Policia e Fierit ka ndaluar dje një prej organizato­rëve të tragjedisë së Butrintit, ku 10 vite më parë humbën jetën 5 persona.

I arrestuari është shtetasi Albert Gega, i cili, sipas Policisë, rezultonte i dënuar me 10 vite burgim për veprën penale “Ndihma për kalimin e paligjshëm të kufijve”. Gega, banues në fshatin Kurjan, u ndalua gjatë një kontrolli rutinë që ka ndërmarrë Policia për kapjen e personave në kërkim. “Në tetor të vitit 2008, në Liqenin e Butrintit, shtetasi Albert Gega, në bashkëpuni­m me pesë shtetas të tjerë, ka ndihmuar për të kaluar në mënyrë të paligjshme 22 persona, ku 5 prej të cilëve u mbytën në liqen. Gjykata e Sarandës e ka dënuar këtë shtetas me 10 vjet burg për veprën penale ‘ Ndihma për kalimin e paligjshëm të kufijve’, parashikua­r nga neni 298 i Kodit Penal”, thuhej në njoftimin e dhënë dje nga Policia e Fierit. Sapo është bërë ndalimi i tij, është njoftuar Policia e Sarandës për të vijuar me procedurat e mëtejshme. Sipas Policisë, Gega nuk ka bërë rezistencë gjatë ndalimit nga ajo, ndërkohë që nuk konfirmohe­t nëse ai ka jetuar në Shqipëri gjatë këtyre 10 viteve që ka qenë në kërkim.

FAMILJARET Mes 22 personave që tentuan kalimin e kufirit në tetor të vitit 2008, ishte edhe 18vjeçari Festim Hoxha nga fshati Vidhisht i Fierit, i cili u mbyt në Liqenin e Butrintit. Babai i tij, Kadri Hoxha, mes lotëve shprehet se i biri ishte në KEMP, por ishte nisur për të kaluar kufirin, duke menduar për një jetë më të mirë. “E kishin marrë për ta ndihmuar, për ta çuar tek e motra. Djalin e morën për ta çuar në Greqi, nuk ishim ne ata që e nisëm. Një djalë kisha, gjithë jetën për të punova”, shprehet mes lotësh 78- vjeçari. Edhe nëna e tij, mes dhimbjes për humbjen e djalit të saj të vetëm, shprehet se asokohe këmbëngulë­n që djali të mos nisej, sikur ta kishin parandier tragjedinë që do të ndodhte.

NGJARJA Tragjedia e Butrintit shkaktoi pesë viktima, mes tyre edhe foshnjën 3 muajshe, Klara. Sipas prokurorëv­e, viktimat ishin mashtruar nga sekserët e trafikut të qenieve njerëzore, kundrejt përfitimit të një shpërblimi të majmë, që shkonte deri në 1200 euro. Liqeni i Butrintit kalohej me varkat e peshkimit me ngarkesë sa dyfishi i kapaciteti­t të tyre, duke rrezikuar kështu jetën e qytetarëve që kërkonin të kalonin në mënyrë klandestin­e në Greqi. Varka prej druri, që shkaktoi tragjedinë, kishte nisur udhëtimin e vdekjes me 22 persona, të cilët, sapo kishin përshkuar afro një kilometër sipërfaqe ujore, u përmbytën te prita e peshkimit në Vivar. Trafikantë­t ishin përpjekur t’i shmangeshi­n Policisë Kufitare, duke shkaktuar kështu një tragjedi të rëndë me vdekjen e 5 personave, që ishin nisur drejt Greqisë. Nga hetimet u zbuluan autorët e rrjetit të trafikut me shtrirje të gjerë, si nga Fieri, Berati dhe Tirana. Njëri prej organizato­rëve, Albert Gega, u largua asokohe në drejtim të paditur.

 ??  ?? Policia duke kërkuar trupat, ditën e tragjedisë
Policia duke kërkuar trupat, ditën e tragjedisë
 ??  ?? Kadri Hoxha, babai i 18- vjeçarit, Festim Hoxha
Kadri Hoxha, babai i 18- vjeçarit, Festim Hoxha
 ??  ?? Festim Hoxha, njëri nga viktimat
Festim Hoxha, njëri nga viktimat

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania