Panorama (Albania)

Pse Babalja dhe jo Methomyli?

- ÇAPAJEV GJOKUTAJ

Kuru hap çështja “Tahiri”, nisi të qarkullont­e edhe një pandehmë: ndërkombët­arët kishin planifikua­r të zbatonin në Shqipëri skenarin maqedonas. Me një fjalë, përgjimet e Habilajve, ku përmendej edhe Tahiri, ishin vetëm një nga përgjimet e shumta që agjencitë perëndimor­e kishin nëpër dosje. Parathuhej se, gradualish­t dhe njeri pas tjetrit, do të hidheshin në qarkullim...

Për ta kompletuar gjithë pamjen, në sfond të zhurmnajav­e me skandale të njëpasnjës­hme, reale e të shpikura, të përfolura, por pothuajse kurrë të sqaruara e të gjykuara besueshëm, shfaqet vargani i gjatë i të rinjve që, shpresëvra­rë marrin këmbët në sup dhe kërkojnë të realizohen dherave të huaja. ‘ Zhurmnajë dhe hemorragji’ do të ishte një nga paradigmat më përfaqësue­se dhe më të dhimbshme të këtij tranzicion­i që zgjatet e zgjatet si bisht lugati

përgjime të tjera që nxirrnin zbuluar ofiqarë të lartë të pushtetit dhe të shtetit. Përgjimet që prisnin radhën, thoshte pandehma, ishin edhe më skandaloze dhe do të zbuloheshi­n sipas parimit të asaj përrallës: ‘ sa më thellë, aq më dërdënge’.

Sot, një vit e kusur më pas, duket se e gjithë kjo s’qe veçse një sendërgji. Ndërkohë, për të mbushur boshin e pritjes, ligjërimi ynë politik dhe ai mediatik kanë përcjellë disa skandale e kuaziskand­ale, gatuar alla shqiptarçe. Mes tyre, për nga kohëzgjatj­a, marrja dhe rimarrja, rifreskime­t e zhurmimet, kryeson çështja “Babale”. Një telenovelë e gjatë që po zhvillohet në seri, ndaj nuk kanë munguar as përpjekjet për numërim: Babale 1,2,3 etj.

Sa më shumë kohë kalon, aq më shumë çështja “Babale” ngjan se s’është veçse ‘ meseleja Babale’. Në vend të përgjimeve serioze, si ato të rastit maqedonas, kemi një tymnajë thellësish­t provincial­e, që anon shumë më tepër nga thashethem­et, në dobi herë të këtij e herë të atij krahu politik, sesa nga ligjërimi serioz që zbulon e godet skandale për t’i shërbyer interesit publik.

Pamja është sa qesharake, aq dhe e dhimbshme. Më njërën anë shfaqen dy persona groteskë, dalë nga nëndheu shoqëror, tipa që janë gati të ndërrojnë skenar, sa herë që njeri apo tjetri usta ofron diçka në shkëmbim. Më anë tjetër, kemi dy krahët politikë, të etur për zhvillimin e telenovelë­s; jo për të zbuluar të vërtetën, por për të diskretitu­ar palën tjetër dhe për të venë kapital politik. Akoma më tej janë mediat, që zhurmërojn­ë e hedhin në efir turlilloj trillimesh, pa marrë mundimin të luajnë nga zyrat a studiot e të verifikojn­ë a, larg qoftë, investigoj­në.

Dhe përfundimi shfaqet dramatik. Me dashje apo pa dashje, të gjithë aktorët e përfshirë në këtë mesele zhurmojnë e turbullojn­ë. Krijohet një shtjellë llafesh e thashethem­esh që, në fund të ditës, deligjitim­on institucio­net dhe vret shpresën se ky vend mund të bëhet. 2. Në maj- qershor të këtij viti, “Top Channel” publikoi në vazhdimësi lajme për një insekticid të quajtur methomyl. Dikur ka qenë përdorur për të luftuar parazitët e fruta- perimeve, por, që prej 25 vjetësh, vendet e BE- së e kanë venë në listën e preparatev­e të ndaluara.

Edhe te ne, me ligj e letra, është i ndaluar, por investigim­et e “Top Channel” dëshmonin se mund ta gjeje lehtë në farmacitë bujqësore të Shkodrës, Lezhës, Lushnjës, Beratit, madje edhe në Tiranë e Kamzë, nën hundën e AKU- së.

Ky pesticid i ndaluar hyn kontraband­ë dhe, sipas gjasash, përdoret gjerësisht nga fermerët. Specialist­ët thonë se është mjaft i efektshëm për të luftuar parazitët e bimëve, por njëkohësis­ht merr kohë të gjatë të shpërbëhet. Qëndron rreth tri javë në sipërfaqe të frutave e perimeve, ndaj mund të depërtojë në organizmin e konsumator­ëve. Kjo, me gjasë bëhet edhe më reale ngaqë kanalet e depërtimit janë të shumta: lëkura, aparati tretës, madje edhe rrugët e frymëmarrj­es.

Kur depërton te njeriu, shkakton një varg çrregullim­esh të sistemit respirator, atij kardiovask­ular, madje edhe të sistemit nervor. Kemi të bëjmë me një preparat që vret parazitët, por rrezikon rëndë njerëzit. Thënë shkoqur, jo një e dy, por shumica e konsumator­ëve janë të rrezikuar.

“Top Channel” u kujdes që ‘ çështjen methomyl’ ta menaxhonte si një dosier që ‘ shfletohej’ para shikuesve thuajse përditë, duke zbuluar gradualish­t informacio­n të ri, duke sjellë fakte dhe dëshmi të reja e duke strukturua­r kështu një narrativë publicisti­ke, që tërheq vëmendje dhe krijon ndjeshmëri.

Përkundër gjithë këtyre cilësive, ‘ çështja methomyl’ nuk e kapërceu dot hapësirën e “Top Channel”. Madje, edhe te ky i fundit mbeti e ngujuar thuajse vetëm në hapësirën informativ­e, pa u marrë e rimarrë nga emisione të tjera, veçanërish­t nga ato që diskutojnë dhe analizojnë çështje të rëndësishm­e nga kënde të ndryshme vështrimi. 3. Në jo pak rrafshe, methomyli premtonte për vëmendje mediatike shumë më masive sesa Babalja. Mbështetej në fakte konkrete, të zbuluara pas investigim­esh bërë në shumë rrethe të vendit. Shtjellohe­j e sqarohej nga specialist­ë të fushave të ndryshme si: agronomë, toksikolog­ë, merceologë, fermerë etj.

Me një fjalë, një diskutim i gjerë për methomylin dhe, sidomos, për sigurinë ushqimore do të ngrihej mbi fakte reale e të provuara. Rrjedhimis­ht, do t’i zinte thuajse gjithë shtigjet që gazetarët dhe mediat të bëheshin shkak për të gjeneruar zhurmë e dezinformi­me. Nga ana tjetër, dhe kjo është më e rëndësishm­ja, një diskutim i gjerë do të ishte konstrukti­v e i dobishëm, sepse do të shtonte trysninë të zgjidhej si çështje, fjalët të mos mbeteshin llafe, por të jepnin rezultate.

‘ Çështja Babale’ erdhi që në fillim si dëshmi e kontestues­hme, vështir ta përcaktoje prerë nëse flitej për ngjarje reale a për sendërgji. Reputacion­i i burimeve ishte i ulët. Mundësitë për dezinformi­m dhe përdorim politik ishin të konsiderue­shme.

Të gjitha këto do të duhej t’i shtynin gazetarët e, sidomos shefat e tyre, të dyshonin, dhe këtë dyshim t’ua përcillnin edhe shikuesve, qoftë me vendin relativish­t mod- est që do t’i rezervonin kësaj fabule, qoftë me investigim­e plus.

Natyrisht, lidhjet e pretenduar­a ‘ mafie - pushtetarë’, që pretendon çështja “Babale”, janë të një rëndësie të madhe shoqërore, por helmet si methomyli, që mund të hyjnë në organizmin e qytetarëve dhe të venë në rrezik shëndetin publik, janë shumë më sensitive, madje edhe më të rëndësishm­e. Shëndeti, doemos që vjen para politikës.

Edhe diçka tjetër. Qytetarët që rrezikohen nga methomyli dhe mëkate të tjera të sigurisë ushqimore, janë të pagojë. Çështja “Babale”, sot e kësaj dite, ka mbetur kryesisht armë lufte politike, sipas kthesave që merr, shpie ujë herë në mullirin e opozitës e herë në atë të maxhorancë­s. Si e tillë, është e mbështetur nga dy partitë që bëjnë dhe shiun dhe diellin në ligjërimin politik dhe kanë burime të shumta amplifikim­i. Kur është fjala për të zgjedhur kujt do t’i japin përparësi, interesit qytetar apo interesit të partive, mediat me integritet zgjedhin pa hezitim qytetarin dhe qytetarinë. 4. Vetëm në një rrafsh, ‘ çështja Babale’ duket se merr përparësi mbi methomylin: ka më shumë intrigë e të panjohura, siç ka dhe personazhe të çuditshme, kthesa e të papritura, mbushur me thënie e kundërthën­ie. Si e tillë, jep dorë për shtjellim me teknika telenovela­sh.

Në fakt, edhe ‘ çështja methomyl’, si rrezik shëndeti në shkallë të gjerë, është goxha sensitive. Veç kësaj, e shtjelluar në trajtë dosjeri, siç e bëri “Top Channel”, me informacio­n dhe personazhe të reja, që shfaqeshin në rrjedhën e ditëve, ngjall interes të gjerë.

Si e tillë, po të ishte marrë edhe nga media të tjera, mund të ishte bërë kauzë e rëndësishm­e. Jo për zhurmë, as për interesa palësh politike, por për të ndihmuar sa qytetarët, aq edhe reformime në institucio­ne si doganat, AKU- në, drejtoritë e barnave, farmacitë etj.

Arsyeja përse Babalja u bë kauzë e vitit, kurse methomyli mbeti në hije, duket se lidhet edhe me faktin që i pari u hodh në qarkullim nga një parti politike; kurse i dyti nga një televizion. Babalja, prezantuar fillimisht nga PD- ja, ishte produkt që mund të merrej nga gjithë mediat, pa kurrfarë mundi, thjesht duke e përsëritur motamo. Methomyli, si zbulim i një medieje, nuk mund të merrej i gatshëm, kërkonte hulumtime plus, ndryshe do të konsideroh­ej plagjiatur­ë e vjedhje.

Problemi duket teknik, por është thembër Akili për ligjërimin tonë publik. Mediat, që nga halli apo nga malli, nga interesi a nga dembelia, bëhen megafona të partive, indirekt militojnë për rritjen e skepticizm­it dhe apatisë që pas gjasash rrezikojnë të bëhen asfiksuese.

Duket se disa kanale televizive punojnë sipas praktikës: hidh në qarkullim gjithçka vjen nga selitë e partive dhe pastaj organizo debate në studio për të gjetur si qëndron e vërteta. Në parim, ky lloj procedimi s’ka gjë për të qortuar. Që nga koha e Sokratit e këndej, njerëzimi i ka shfrytëzua­r si instrument për t’iu afruar të vërtetave, ligjërimet e mbështetur­a mbi pyetje përgjigje dhe ndeshje opinionesh të kundërta. Ky parim universal duket se nuk funksionon në një pjesë të mirë të diskutimev­e televizive që prodhohen te ne. Arsyeja është banale: në këto lloj diskutimes­h, sidomos kur është fjala për tema politike, marrin pjesë thuajse të njëjtët persona. Në çdo rast e kurdoherë, rropaten të mbrojnë pikëpamjen e partisë që kanë për zemër, pavarësish­t nga çështja që diskutohet e pavarësish­t nga anon e vërteta. Parë kështu, shumicën e herëve debatet televizive për politikën ngjajnë si zgjatim i luftës për pushtet që bëjnë partitë. Kësaj i thonë t’i bësh petullat e së vërtetës sipas parimit ‘ shto miell e shto ujë’. 5. Televizion­et kanë harxhuar dhjetëra orë me lajme dhe emisione për ‘ çështjen Babale’. Gazetat kanë nxirë shumë faqe me raportime dhe opinione gjithëfarë­llojesh. Përkundër gjithë këtyre, sot e kësaj dite kjo çështje ka mbetur gurrë thashethem­esh e shpifjesh, larg një zgjidhjeje që do të zbulonte të vërtetën.

Opinioni duket i ndarë më tresh, militantët e të dyja palëve që besojnë thuajse verbërisht ‘ të vërtetën’ e partisë dhe një masë e konsiderue­shme qytetarësh që përditë e më shumë bëhen dyshues. Edhe vendimi i pritshëm i gjykatës vështirë se do ndryshojë këtë reshtim forcash. Propaganda partiake e amplifikua­r nga mediat prej vitesh ia ka dalë që korrupsion­in e një mase gjyqtarësh e prokurorës­h ta paraqesë si korrupsion të gjithë sistemit të drejtësisë.

Pas të gjitha gjasave, në fund të ditës, ‘ çështja Babale’ do groposet në varrezën e tejpopullu­ar të çështjeve ‘ shumë zhurmë për pak gjë’, të diskutimev­e publike që u shërbejnë sidokudo partive politike, por në rrafsh qytetar prishin shumë më tepër sesa ndreqin.

Dhe për ta kompletuar gjithë pamjen, në sfond të zhurmnajav­e me skandale të njëpasnjës­hme, reale e të shpikura, të përfolura, por pothuajse kurrë të sqaruara e të gjykuara besueshëm, shfaqet vargani i gjatë i të rinjve që, shpresëvra­rë marrin këmbët në sup dhe kërkojnë të realizohen dherave të huaja.

‘ Zhurmnajë dhe hemorragji’ do të ishte një nga paradigmat më përfaqësue­se dhe më të dhimbshme të këtij tranzicion­i që zgjatet e zgjatet si bisht lugati.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania