Panorama (Albania)

Nga ndryshimet në Qeveri te bixhozi dhe shpifja, Rama: Të gjithë në gjyq, përveç Fatos Lubonjës

KRYEMINIST­RI SQARON PAKETEN ANTISHPIFJ­E DHE LIGJIN E RI PER LOJERAT E FATIT: I HEQIM MILIARDA KRIMIT TE ORGANIZUAR

- TIRANE

FATOS LUBONJA ( MAJTAS) RAMA DJE NE EMISIONIN “DRITARE” NE “NEWS 24”

Kryeminist­ri Edi Rama u shpreh dje i vendosur për të avancuar në projektet e tij për të mbyllur të gjitha lojërat e fatit dhe për të çuar në gjykatë cilindo që shpif ndaj qeverisë apo institucio­neve publike.

I ftuar në emisionin “Dritare” të Rudina Xhungës, përballë gazetarëve Andi Tela, drejtor i "News24"; Robert Rakipllari, kryeredakt­or i "Panorama"; Erl Murati, drejtor i "Gazeta Shqiptare", Kryeminist­ri tha se do mbyllen të gjitha dhe do të lejohen vetëm në zonat turistike dhe në hotele me 5 yje. Në mënyrë të përsëritur dhe me tone të larta, kreu i qeverisë i cilësoi shpifje të gjitha akuzat që janë bërë publike nga opozita muajt e fundit, si për implikimin e deputetëve socialistë në afera biznesi dhe me drejtësinë, ashtu dhe për mënyrën se si po qeveris ai vendin.

Keni deklaruar edhe më parë për mbylljen e lojërave të fatit. Këtë herë, mundeni t'i mbyllni të gjitha?

Kjo ka qenë një përpjekje e nisur më parë, e cila u materializ­ua në një tentativë në Parlament për kazinotë elektronik­e. Në atë kohë nuk u diskutua për bastet, por kazinotë elektronik­e. Atë kohë dështoi. Nuk u fut menjëherë, por sot e ka. Ka pasur disa interpreti­me për këtë, jo do ikin nga qendra do shkojnë në periferi. Do mbyllen të gjitha dhe do ketë të tilla vetëm në zona turistike dhe në hotele me 5 yje. Do ikin nga kudo. Është një mortje që është kudo. Në 2016 nuk kishim maxhorancë. Gjatë mandatit të parë nuk patëm maxhorancë, kjo është një industri me influencë shumë të madhe. Unë e di se edhe ju si në të gjithë botën jeni. Hedh shumë para, lobon mbi deputetët dhe mbi mediat, por edhe me shpifjet, ku është vëllai etj. U shty pasi nuk patëm dot vota. Kam pasur debate të brendshme për këtë.

Po monopolizo­hen dhe nuk po mbyllen?

Ne do punojmë për regjimin e ri të basteve online. Ne kemi ngritur një grup pune dhe në 31 dhjetor do mbyllen të gjitha, duke përfshirë edhe këtë monopolin online. Do kemi një garë të hapur për këtë treg. Kam parë shumë përpjekje se do intestifik­ohen. Po i heqim miliarda krimit të organizuar. Një pjesë janë kompani ku fshihet një segment i krimit të organizuar. Më shumë se 95% e atyre që luajnë, nuk do luajnë më pas mbylljes. Tek online është një gjë, e cila nuk mund ta bëjë kushdo. Por, duhet kartë identiteti, kartë bankare, por fondet vijnë nga bankat. Taksimi i lojtarit fitues është i taksueshëm. Më shumë se 95 për qind e atyre që kanë luajtur, tashmë nuk do të kenë kohë për të luajtur. Më 1 janar do të mbyllen të gjitha.

Thonë që e ka Olsi Rama, Vangjush Dako, Olsi Rama dalin emrat e "Bastarena".

E gjitha kjo sforco për të thënë se e ka vëllai, çuditërish­t nuk e ka Taulanti, është një përpjekje për t'i hedhur baltë. "Facebook"- u është kazani më i madh që ekziston. Nëse do të ketë një hapje për online do të ketë një fazë të dytë. Më 31 janar mbyllen të tëra. Mbyllen kazinotë, mbyllen bastet, mbyllet online që është këtu. Po punojmë që të mbyllim dhe online që janë jashtë që të mos kenë akses këtu.

Autobusët urbanë në qytetin e Durrësit kanë vendosur reklama të basteve dhe prandaj është i lidhur Vangjush Dako me interesin e lojërave të fatit...

Autobusët janë linja private dhe nuk pyesin bashkinë se çfarë reklame të bëjnë. Pra, ti duhet të bësh investigim­in pas asaj që ke parë. Mos flisni me hamendje.

Është ofenduese për qyte- tarin që reklamat të bllokojnë autobusët

Unë jam babai i një djali 4vjeçar dhe një 30 vjeç. Unë nuk i kam borxh askujt që djali im të rritet në terrorin e shpifjes. Unë jam babai i një djali 4 vjeç… Nuk e harroj atë momentin kur djali im ishte futur poshtë krevatit se kishte dëgjuar se ai nuk ishte djali im. Nuk shpifin gazetarët në botë. Thotë njëri këtu vëllai jot kështu e del ky tjetri. Këtu nuk diskutohet fare për ngjarjet që u interesojn­ë njerëzve.

Në asnjë vend të BE- së nuk dënohesh për shpifjen..

Nëse ju do kishit bërë këtë që keni bërë, do ishit në burg tani. 25 vende të BE- së e dënojnë me burg shpifjen. Kroacia e hoqi dhe pas anëtarësim­it e vuri prapë. Me këto që bëni ju, do ishit në burg sot. Nuk po them për të gjithë ju se nuk jeni njësoj. Unë nuk kam parë gazeta dhe portale në Francë e Itali që të bëjnë ironi dhe të hedhin shigjeta me Kryeminist­rin. Por këto që bëni ju është e paimagjinu­eshme. Një shpifës nuk meriton një supë në burg. Gazetarët shpifës dhe shpifësit duhet të tundin lekët.

Policia në vitin 2013 nuk kishte deklarata dhe njoftime, vetëm gjatë këtyre viteve kemi sasi të mëdha kapjeje të drogës?

Kjo është një idiotësi. Nuk mund të jetë Shqipëria në vendet e para, sepse kokaina është më e shtrenjta. E para kjo. E dyta: ne kemi futur të gjithë oficerët e shkollave për të ndihmuar prindërit, nxënësit, ata janë të formuar në shkollën e policisë, por kanë njohuri edhe në aspektin sociologji­k. Tjetër është opinion, keni lirinë të keni një opinion negativ për qeverinë, për të shkuar deri te fyerja. Mund ta merrni guximin t'i thoni Kryeminist­rit palaço. Po i nxini jetën këtij mileti, po e bombardoni : krimi, krimi, droga, droga. Shqipëria ka pasur probleme dhe ka, por ju nuk doni fakte. Ne e hapëm luftën ndaj kanabisit, ju ishit pajtuar me Lazaratin 5 vite më parë. Ai dilte në televizion si vend ekzotik. As s'i hyri gjë në këmbë drejtuesit të qeverisë.

A do të ketë ndryshime në qeveri, sepse keni thënë se do kishim analizë në shtator, por dhe lëvizje të ministrave? Ju bëtë akuza ndaj një drejtori policie dhe nuk e hiqni, përse?

Te problemati­kat e qeverisjes, unë jam kritiku më i madh i qeverisjes.

Përse nuk bëni ndryshime, kur nuk jeni i kënaqur?

Unë jam vetë kritik edhe me punën time, se çfarë bëra sot dhe çdo ditë. Qeveria është një skuadër njerëzish, është proces dhe nuk është vetëm emra ministrash apo lëvizje ministrash.

Jeni i kënaqur nga bilanci i punës së Fatmir Xhafajt?

Pakënaqësi­në më të madhe e kam nga vetja.

Djali i deputetit Rraja nuk u arrestua vetëm pse ishte djali i deputetit. Unë e përçmoj se është babai i një djali që ka dhunuar një grua.

Ai burri është i zgjedhuri i atij komuniteti për disa mandate rresht. Është një person që e njeh ai komunitet atje. Ai burri që ju flisni, i cili sot është pranë shtratit të gruas që po vdes në spital, nuk është marrë fare me djalin. Ju kujtoni se ne jemi të gjithë derra të kënaqur. Djali i tij është në burg. Ky është standardi i kësaj qeverie. Kemi pasur deputetë e ministra që iu fiknin cigaret në ballë kamerierev­e.

Në mars të këtij viti keni deklaruar se, ose do të mbarojë rruga Tiranë- Elbasan, ose mbaron Damiani?

Deri në fund të këtij viti është që duhet mbaruar, deri në fund të vitit do të shkosh në krahun tjetër, ose s'do të jetë më Damiani.

Çfarë simbolizon ylli në kollare? Ditë e veçantë sot, ka gjë lidhje?

Kur të dish autorin e kravatës, të çon për shpifje dhe në vendin e autorit të kravatës ti ikën në burg...

Pse pikërisht sot, kravata me yll? Ore, jeni në vete?! Për këto gjëra ne gazetarët do shkojmë në burg?

Shijet nuk diskutohen. Dhe kur pyet për kuptimin e një shenje, bën pyetjen që bënte realizmi socialist, lidhja e formës me përmbajtje­n. Kjo është thjesht kënaqësi. Ti të më thuash mua që sot është dita... Çfarë date është sot?!

Është 110- vjetori i lindjes së merhumit...

Ju kujtoni merhumin, unë kujtoj Ismail Qemalin. Por nëse i japim shpjegime të gjithave, do t'u ikte misteri shenjave. Ju keni lindur shumë më vonë se mua. Por ju nuk e dini fare historinë e shokut Enver, por për këtë yll, yllin e zi në sfond të kuq, hyje në burg në kohën e shokut Enver. Por ju nuk e dini këtë.

( Emisioni i Xhungës 20 vjet më parë) Lubonja ju ka akuzuar në emisionin tim para 20 vjetësh?

Kanë kaluar 20 vjet, ku i ka biznesmenë­t që më paguanin mua biletat e udhëtimeve ky shpifës?! Fatos Lubonja është nga shpifësit më të mëdhenj, por ka një gjë që e shpëton nga gjithë beteja ime antishpifj­e, se ka qenë i dënuar politik dhe ia fal të gjitha. Kurrë nuk më ka prerë mua biletë ndonjë njeri. Kurrë nuk kam pranuar unë që të më presë njeri biletë.

Lubonja është aset dhe pasuri kombëtare..

Lubonja është aseti juaj mediatik.

Ne do punojmë për regjimin e ri të basteve online. Ne kemi ngritur një grup pune dhe më 31 dhjetor do mbyllen të gjitha, duke përfshirë edhe këtë monopolin online. Do kemi një garë të hapur për këtë treg. Kam parë shumë përpjekje se do intestifik­ohen. Po i heqim miliarda krimit të organizuar Ai burri që ju flisni, i cili sot është pranë shtratit të gruas që po vdes në spital, nuk është marrë fare me djalin. Ju kujtoni se ne jemi të gjithë derra të kënaqur. Djali i tij është në burg. Ky është standardi i kësaj qeverie. Kemi pasur deputetë e ministra që iu fiknin cigaret në ballë kamerierev­e

 ??  ??
 ??  ?? Edi Rama në emisionin “Dritare” në “News24”
Edi Rama në emisionin “Dritare” në “News24”

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania